BOTA

VOA: Fushata për Shtëpinë e Bardhë dhe retorika e ashpër politike

n.f Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 18:26
VOA: Fushata për Shtëpinë e Bardhë dhe retorika e
Trump dhe Harris

SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon tubimin e parë në ambiente të jashtme që nga përpjekja e dytë për atentat të dielën e kaluar. Pa ofruar prova, zoti Trump fajësoi për incidentin retorikën e Presidentit Joe Biden dhe Nënpresidentes Kamala Harris.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate për presidente, Nënpresidentja Harris tha se ishte thellësisht e shqetësuar nga përpjekja për atentat, duke shtuar se e dënon dhunën politike.

Me të gjitha votat e ligjvënësve të pranishëm, republikanët dhe demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan ditë më parë një projektligj për të shtuar fondet për Shërbimin Sekret. Kohët e fundit, Shërbimi Sekret i pranoi dështimet për sigurimin e zotit Trump gjatë atentatit në Pensilvani, ku ai u godit në vesh nga një plumb.

Ligjvënësit e të dy partive kanë formuar një grup pune për hetimin e përpjekjeve për atentate ndaj zotit Trump dhe shtysën për këtë valë dhune politike. Republikani Mike Kelly drejton grupin e ligjvënësve që po zhvillon hetimet.

“Diçka po ndodh me amerikanët dhe kultura jonë është ndikuar shumë nga kjo. Të dy palët përdorin retorikë dhe pastaj thonë që nuk kishin atë lloj nënkuptimi. Por njerëzit i dëgjojnë këto thirrje dhe i nënkuptojnë ashtu si thuhen. Duhet patur kujdes se çfarë thuhet dhe si thuhet”, thotë ai.

Ligjvënësi demokrat, Jason Crow, është anëtar i grupit që po zhvillon hetimet.

“Ka një dallim të madh mes zhvillimit të debateve të ashpra elektorale, çka është e nevojshme, dënimit të dhunës politike dhe citimit se nuk ka vend në shoqërinë amerikane, pavarësisht nëse je republikan apo demokrat dhe që dikush të përdorë dhunën”, thotë zoti Crow.

Ndërkohë republikani Trump ka vazhduar të përhapë pretendimin e pabazë se imigrantët haitianë në Springfield të Ohajos konsumojnë macet dhe qentë e banorëve.

Pretendimet janë hedhur poshtë nga guvernatori dhe kryetari i bashkisë, të dy republikanë. Sidoqoftë, komuniteti është tronditur nga kërcënimet personale dhe me bombë.

Zëri i Amerikës bisedoi me një emigrant nga Haiti i quajtur Baptise.

"Publikimi në media i lajmeve të tilla na frikëson. Ne po kërkojmë një jetë më të mirë”, thotë ai.

“Një burrë më shau dhe nxori thikën’, tregon një tjetër emigrant haitian.

Pavarësisht thirrjeve të fundit për të zbutur retorikën, të dy kampet po vazhdojnë të godasin ashpër njëri-tjetrin.

“Nëse Kamala Harris rizgjidhet, ajo do të vrasë ëndrrën amerikane përgjithmonë. Ajo nuk është e aftë që të jetë presidente. Nuk dua të jem i pasjellshëm por ajo nuk është kompetente për të qenë presidente”, deklaroi kandidati republikan, Donald Trump.

“Kemi kandidatë republikanë për guvernator që janë krenarë që e cilësojnë veten si nazistë. Le të mos pretendojmë se ndryshimi mes atyre që janë në garë është i vogël”, tha kandidati demokrat për postin e nënpresidentit, Tim Walz, gjatë një tubimi në Pensilvani. Disa shtete kanë filluar tashmë votimin e hershëm për zgjedhjet e 5 nëntorit./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë