BOTA

VOA: Incidenti në Magdeburg rrezikon të thellojë ndarjet në Gjermani

n.f Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 17:00
VOA: Incidenti në Magdeburg rrezikon të thellojë ndarjet në
Gjermani

GJERMANI- Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të kuptuar motivin që e nxiti një psikiatër 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, të përplasë automjetin e tij me turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Gjatë incidentit u vranë pesë persona dhe u plagosën 200 të tjerë. I dyshuari në të kaluarën ka shprehur pikëpamje anti-islame dhe ka mbështetur partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD. Megjithatë AfD-ja, e njohur sidomos për qëndrimet kundër migracionit, ka paralajmëruar mbajtjen e një tubimi në Magdeburg duke bërë thirrje për deportimin e të huajve.

Drejtuesit e partisë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD) do të mbajnë një tubim në Magdeburg të hënën në mbrëmje pas incidentit të javës së kaluar. Pesë persona u vranë dhe 200 të tjerë u plagosën me 20 dhjetor, kur një person përplasi makinën e tij me turmën në tregun e Krishtlindjeve. I dyshuari, që u arrestua në vendin e ngjarjes, është me origjinë nga Arabia Saudite dhe më parë ka shprehur mbështetje për AfD-në.

Megjithatë, kryetarja e kësaj partie Alice Weidel shkroi në rrjetin social X se “diskutimi rreth ligjeve të reja të sigurisë nuk duhet të largojë vëmendjen nga fakti se incidenti në Magdeburg nuk do të ndodhte pa emigracionin e pakontrolluar. Shteti duhet të mbrojë qytetarët përmes një politike që vendos masa kufizuese ndaj migracionit dhe bën dëbime të vazhdueshme!” Disa qytetarë të Magdebrgut thonë se incidenti nuk duhet të shfrytëzohet për përfitime politike.

“AfD nuk ka çfarë kërkon këtu. Politika duhet të qëndrojë plotësisht jashtë kësaj, sepse kanë bërë shumë gabime. Pa të, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë”, thotë Sabrina Gille, banore e Magdeburgut.

“Secili e trajton këtë situatë në mënyrën e vet, disa janë të pikëlluar, të tjerët janë të zemëruar. Secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe kjo nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim politik. Por, e di që çdo parti politike disi e bën këtë”, thotë banori tjetër Andreas Bohs.

Banorët e qytetit po vazhdojnë të vendosin lule dhe ndezin qirinj pranë vendit ku ndodhi sulmi. Një shënim me dorë që u vendos pranë buqetave me lule thotë: “Të mos lejojmë pikëllimin dhe zemërimin të kthehet në urrejtje. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, jo me autorët e krimit, zjarrvënësit dhe politikanët që përfitojnë nga situata të tilla”.

Incidenti pritet të thellojë ndarjet në Gjermani para zgjedhjeve parlamentare të muajit shkurt. AfD-ja, e cila njihet për qëndrimet kundër të huajve, sipas sondazheve pritet të dal partia e dytë, pas Kristian Demokratëve (CDU).

“Asgjë nuk do të ndryshojë. E tillë është situata. Është për të ardhur keq që nuk marrin masa dhe të thonë, ai është kriminel, duhet të largohet, duhet të dëbohet. Ata nuk duhet të thonë 'le të shohim.' Jo. Të gjithë të largohen nga këtu. Ata që nuk kanë leje duhet të largohen nga vendi. Kaq e thjeshtë është”, thotë banori tjetër Mikro Eimes.

Gjermania ishte paralajmëruar nga Arabia Saudite për qëndrimet ekstreme të personit që dyshohet se përplasi makinën e tij me turmën në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Megjithatë, rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale në Gjermani janë ndër më të rreptat në Bashkimin Evropian. Kjo, sipas policisë federale, i ka penguar ata të përdorin mbikëqyrjen biometrike për të ndjekur të dyshuarin./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë