Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

INDI- Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar pohoi se vendi i tij është i hapur për kthimin e shtetasve indianë që po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara pa dokumente. Këto komente erdhën pas takimit që ai pati me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio në Uashington, gjatë të cilit njëra prej çështjeve që u diskutuan ishte imigrimi i jashtëligjshëm.
Duke theksuar se Nju Delhi ka kundërshtuar ashpër imigrimin e jashtëligjshëm, ai u tha gazetarëve se “gjithmonë kemi patur qëndrimin që nëse ndonjë shtetas i yni, që qëndron këtu në mënyrë joligjore, nëse jemi të bindur që bëhet fjala për një shtetas tonin, gjithmonë kemi qenë të hapur për kthimin e tyre të rregullt në Indi”. Ai tha se ky është qëndrimi që India mban me secili shtet.
Ministri Jaishankar foli gjatë një konference për shtyp në Uashington të mërkurën, një ditë pas takimit me Sekretarin Rubio.
Presidenti Donald Trump në fillim të mandatit të tij, nënshkroi urdhra ekzekutivë që synojnë të godasin imigrimin e jashtëligjshëm dhe dëbimin e atyre që qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të jashtëligjshme.
Shtetasit indianë përbënin grupin e tretë më të madh të imigrantëve të pa leje në Shtetet e Bashkuara në vitin 2022, duke u radhitur menjëherë pas Meksikës dhe El Salvadorit, sipas Qendrës për Hulumtime ‘Pew’. Besohet që numri i tyre arrin shifrën prej 725,000.
Analistët e konsiderojnë qasjen pro-aktive të Indisë për të lehtësuar kthimin e imigrantëve të jashtëligjshëm indianë që gjenden në Shtetet e Bashkuara si një veprim për t’i dhënë përgjigje njërit prej shqetësimeve kryesore të administratës së Presidentit Trump, ndërkohë që Nju Delhi përgatitet për përballje me çështje shumë më të ndërlikuara, përfshirë çështjen e tregtisë dhe tarifave.
“Krahas një mori çështjesh, ku ka dallime ndërmjet Indisë dhe Shteteve të Bashkuara, kjo është një fushë ku India mund të dëshmojë në mënyrë transparente se po ndërmerr diçka, duke i krijuar vetes mundësi më të mëdha për të manovruar në fusha të tjëra”, thotë Harsh Pant, nënpresidenti i Fondacionit për Vëzhgim dhe Hulumtim në Nju Delhi. “Në fushat tjera, siç janë ekonomia dhe tregëtia, është shumë vështirë të bëhen gjërat që administrate e re e zotit Trump mund të kërkojë prej Indisë, si dhe do të duhej kohë për t’i realizuar ato”.
Ministri Jaishankar tha se Nju Delhi aktualisht po verifikon identitetin e atyre që përmbushin kushtet për dëbim dhe se numrat e saktë të imigrantëve të jashtëligjshëm nuk dihen.
Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar rreth 18,000 imigrantë indianë pa dokumente për t’i kthyer prapa dhe për të cilët India do të fillojë procesin e kthimit, sipas njoftimeve të bëra në fillim të javës nga agjencia e lajmeve Bloomberg, e cila citon burime me njohuri mbi këtë çështje.
Dëbimet e shtetasve indianë që nuk kanë dokumente përkatëse nga Shtetet e Bashkuara ishin në proces e sipër – një grup i shtetasve indianë u riatdhesuan nga Shtetet e Bashkuara në muajin tetor, për shembull.
Ministri Jaishankar gjithashtu shprehu përkrahjen për kanalet ligjore të imigrimit.
“Si qeveri, natyrisht që jemi mbështetës të mëdhenj të lëvizjes së ligjshme, ngaqë besojmë në tregun global të punës. Duam që të talentuarit nga India dhe aftësitë që ata kanë, të kenë mundësitë maksimale në nivel botëror”, deklaroi ai.
Programi i vizave H-1B, përmes të cilit punonjësit e huaj me aftësi të larta vijnë në Shtetet e Bashkuara, janë bërë temë debati në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit, me disa që kritikojnë ashpër programin se po ndikon negativisht tek punonjësit amerikanë. Përkrahësit e programit thonë se punonjësit e talentuar u sjellin përfitime kompanive dhe punëdhënësve amerikanë. Indianët, shumica e të cilëve janë profesionistë që punojnë në industrinë e teknologjisë, janë ndër përfituesit më të mëdhenj të vizave H-1B.
Analisti Pant thotë se India ka “përparësi më të madhe” kur bëhet fjalë për vizat H-1B. “Sa i përket kësaj çështjeje, India po merr përkrahje gjithashtu nga kompanitë në Shtetet e Bashkuara. Andaj politikisht, kjo është çështje më e sigurtë për Indinë, ngaqë ekziston një bazë përkrahjeje e brendshme”, tha ai.
Miliarderi Elon Musk është në mesin e atyre që kanë shprehur përkrahje të fuqishme për programin. Presidenti Trump, i cili në të kaluarën e ka kritikuar programin, muajin e kaluar u shpreh në favor të tij./VOA
NIGARA- Temperaturat e ulta kanë kthyer ujëvarën e Nigarës në një spektakël të vërtetë. Ujëvara ka ngri...
Foto ilustruese SHBA- Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 mi...
Foto ilustruese SHBA- Një burrë i fshehur në një apartament qëlloi dhe plagosi shtatë oficerë policie në ...
Foto ilustruese SHBA- Grupet humanitare, organizatat joqeveritare, sipërmarrësit, fermerët dhe qeveritë në të gjithë bot...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke folur në një lidhje online në Forumin Ekonomik Bot...
IZRAEL- Këngëtarja Yuval Raphael e cila i shpëtoi sulmit të 7 tetorit do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizi...
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump duke folur virtualisht në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, e nisi fjalimin e tij të par&eu...
SHBA- Presidenti Donald Trump kritikoi të enjten politikat e paraardhësit të tij Jor Biden. Duke folur virtualisht në Forumin Ekonomik Bot...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti sot fjalimin e tij të parë para liderëve botërorë në Forumin Botëror të...
Foto ilustruese KROACI- Kroacia i ka dërguar një notë proteste diplomatike Serbisë pasi Beogradi arrestoi dhe deportoi pes&eu...