BOTA

VOA: Kina dhe Serbia zotohen për “miqësi të çeliktë”

n.f Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 12:35
VOA: Kina dhe Serbia zotohen për “miqësi të
Foto ilustruese

SERBI- Rojat ushtarake u rreshtuan të mërkurën në Beograd për të pritur presidentin kinez Xi Jinping, i cili arriti të martën në mbrëmje në Serbi, për të diskutuar investimet prej disa miliardë eurosh në vendin ballkanik, i cili synon integrimet evropiane por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Pekinin.

Avionët e prodhimit rus Mig-29 shoqëruan avionin e presidentit kinez derisa po arrinte në Beograd të martën.

“Ne po shkruajmë historinë sot”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç para një turme të mbledhur para pallatit presidencial serb të mërkurën.

Të dy udhëheqësit mburren me një “partneritet të hekurt” midis vendeve të tyre. Së bashku me Hungarinë, e cila është ndalesa e radhës e presidentit Xi, Serbia është mbështetësja më e fortë në Evropë e projektit të madh infrastrukturor të Kinës të njohur si "Breza dhe Rrugë", nëpër pjesë të Azisë dhe Evropës.

Presidenti Xi tha se ishte i prekur nga pritja e ngrohtë dhe shfaqi besimin se vizita e tij do të "hapë një kapitull të ri" në marrëdhëniet midis dy vendeve.

"Serbia është bërë partneri i parë strategjik i Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore", tha presidenti Xi, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 2016 për një partneritet strategjik midis dy vendeve.

Presidenti Vuçiç tha se Serbia e konsideron ishullin e Tajvanit, që Pekini e sheh si një provincë e shkëputur, si pjesë të Kinës, ashtu siç Kina e konsideron Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, si pjesë të Serbisë.

Vëzhguesit thonë se vizitat në Serbi dhe Hungari, janë pjesë e përpjekjeve të presidenti Xi për t’u afruar me dy vende evropiane që janë pro Rusisë dhe përfituese të mëdha të investimeve kineze.

Gjatë vizitës së presidentit Xi në Francë, presidenti Emmanuel Macron dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kërkuan udhëheqësit kinez të sigurojë tregti më të balancuar me Evropën dhe të përdorë ndikimin e tij në Rusi për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por pa rezultat, sipas analistëve.

Vizita e presidentit Xi ndodh në përvjetorin e bombardimit të ambasadës kineze në Beograd nga NATO-ja e cila po kryente një fushate kundër forcave serbe për ta detyruar ish udhëheqësin serb Slobodan Milosheviç t'i japë fund shtypjes së shqiptarëve në Kosovë.

Bombardimi, i cili vrau tre gazetarë dhe plagosi 20 shtetas kinezë, shkaktoi zemërim në Kinë dhe një kërkim falje nga presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton.

"Populli kinez e vlerëson paqen, por kurrë nuk do të lejojë që një tragjedi historike të përsëritet", tha të martën presidenti Xi në një artikull autorial në të përditshmen Politika të Beogradit.

Vitin e kaluar, presidenti Vuçiç nënshkroi një marrëveshje mbi tregtinë e lirë me presidentin Xi, e cila duhet të hyjë në fuqi në muajin korrik, duke hapur dyert e tregut të madh kinez për kompanitë serbe.

“Marrëveshja për tregti të lirë do të sjellë siguri për fermerët tanë”, tha presidenti Vuçiç gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Kina zotëron miniera dhe fabrika në të gjithë Serbinë dhe ka dhënë miliarda hua për rrugë, ura dhe objekte të reja, duke u bërë partneri kryesor i Serbisë në zhvillimin e infrastrukturës shumë të nevojshme.

Sipas agjencisë serbe të investimeve, në vitin 2023 Kina ishte partneri i dytë më i madh tregtar i Serbisë pas Bashkimit Evropian, me një shkëmbim tregtar prej 6.1 miliardë dollarësh dhe ndër pesë investitorët kryesorë të saj.

Marrë nga VOA

kina serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë