BOTA

VOA: Kryengritësit morën Damaskun duke i dhënë fund sundimit të hekurt 50-vjeçar të familjes Assad

M.B. Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 13:20

VOA: Kryengritësit morën Damaskun duke i dhënë fund sundimit

SIRIA- Qeveria e Presidentit sirian Bashar al Assad ra të dielën përballë një sulmi të rrufeshëm të kryengritësve që morën kontrollin mbi Damaskun, ku turmat dolën në rrugë për të kremtuar fundin e 50 viteve të sundimit të hekurt të familjes Assad. Televizioni shtetëror sirian transmetoi një video deklaratë të një grupi burrash duke thënë se presidenti Bashar al Assad është rrëzuar dhe të gjithë të burgosurit ishin liruar.

Burri që lexoi deklaratën tha se grupi i opozitës, i njohur si “Dhoma e Operacioneve për Pushtimin e Damaskut”, u bëri thirrje të gjithë luftëtarëve kryengritës dhe qytetarëve që të ruajnë institucionet e "shtetit të lirë sirian". Deklarata u publikua disa orë pasi shefi i një grupi vëzhgues të luftës së opozitës siriane tha se Assadi ishte larguar nga vendi duke ikur përpara kryengritësve që thanë se kishin hyrë në Damask pas një përparimi jashtëzakonisht të shpejtë në të gjithë vendin.

Shumë prej banorëve të kryeqytetit po u dukej e pabesueshme shpejtësia me të cilën Assadi humbi kontrollin e tij në vend pas gati 14 viteve të luftës civile që la pas vetes qindra mijëra të vrarë dhe zhvendosi gjysmën e popullsisë së vendit prej 23 milionësh. Kryeministri sirian Mohammed Ghazi Jalali tha në një video deklaratë se qeveria është e gatshme t'i "shtrijë dorën" opozitës dhe t'ia kalojë funksionet e saj një qeverie kalimtare.

Ai më vonë i tha rrjetit televiziv saudit Al-Arabiyya se nuk e di se ku janë Assadi dhe ministri i mbrojtjes. Ai tha se humbi komunikimin me Assadin të shtunën vonë. Rami Abdurrahman i Vëzhguesve Sirian për të Drejtat e Njeriut tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se Assadi fluturoi të dielën nga Damasku.

Assadi është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë një sulm me armë kimike në vitin 2013 në periferi të kryeqytetit. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Irani, i cili kishte qenë mbështetësi më i vendosur i Assadit. Ambasada iraniane në Damask u grabit pasi me sa duket ishte braktisur. Pamjet treguan xhama të thyer dhe dokumente të shpërndara në hyrje të saj.

Forcat opozitare nuk kishin hyrë në Damask që nga viti 2018, kur trupat siriane rimorën zonat në periferi të kryeqytetit pas një rrethimi shumëvjeçar. Një natë më parë, forcat opozitare morën qytetin qendror të Homsit, i treti më i madhi i Sirisë, pasi forcat qeveritare e braktisën atë. Qyteti ndodhet në një kryqëzim të rëndësishëm midis Damaskut dhe provincave bregdetare të Sirisë, Latakia dhe Tartus, baza e mbështetjes së udhëheqësit sirian dhe një baze strategjike detare ruse.

Rebelët kishin pushtuar tashmë qytetet Aleppo dhe Hama, si dhe pjesë të mëdha të jugut, në një ofensivë të shpejtë që filloi më 27 nëntor. Përparimet në javën e kaluar ishin më të mëdhatë në vitet e fundit nga grupet opozitare, të udhëhequra nga një grup që e ka origjinën në Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara. Në përpjekjet e tyre për të rrëzuar qeverinë e Assadit, kryengritësit, të udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, kanë hasur në rezistencë të paktë nga ushtria siriane./ VOA

siri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë