Sot përcillet për në banesën e fundit, Laurent Krasniqi. Ish-banori i Big Brother pësoi aksident
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara ministrave të PS-së dhe anëtarët e grupit parlamentar u justifikua p&eum...
Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga dy shpërthime me lëndë plasëse. Shpërthimi i parë...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një ate...
Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Mësohet se ...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit....
SHBA - Shifrat e fundit tregojnë se ka rënë numri i emigrantëve që kalojnë kufirin në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros, kalimet e paligjshme zakonisht shtohen në pranverë, por zyrtarët thonë se gjatë muajit prill ato ranë me më shumë se 6% në krahasim me muajin marsin. Një grup emigrantësh kalojnë pranë gardhit të çelikut që shënon kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Ata kanë ecur mbi 14 kilometra në Shtetet e Bashkuara për të arritur në këtë kamp, në fshatin Sasabe të Arizonës. Këtu, ata presin t'i dorëzohen oficerëve të patrullës kufitare amerikane. Shumica thonë se do të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara .
“Pasi gjërat në vendin tim në Afrikë nuk po shkojnë mirë, vendosa të vij këtu”, thotë Achraf Duro-Nile nga Togo.
Emigrantët e përshkruajnë udhëtimin e tyre për në Shtetet e Bashkuara si të rrezikshëm.
“Kisha frikë për sigurinë time pasi u desh të kalonim një pyll të madh në Panama. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm”, thotë më tej ai.
Zyrtarët amerikanë publikuan shifrat e reja që tregojnë se kalimet e paligjshme të kufirit nga Meksika ranë me më shumë se 6% në prill, një gjë e pazakontë kjo për stinën e pranverës.
Agjencia federale amerikane ‘Doganat dhe Mbrojtja Kufitare’ thotë se ka regjistruar rreth 129,000 emigrantë përgjatë kufirit jugperëndimor. Në muajin mars u regjistruan mbi 137,000 emigrantë dhe në dhjetor rreth 250,000 emigrantë.
Qeveria amerikane thotë se rënia vjen si rezultat i rritjes së përpjekjeve nga Meksika për të ndaluar kalimet e paligjshme. Emigrantët, megjithatë vazhdojnë të vijnë nga vende të ndryshme të botës.
“Ka shumë njerëz që vijnë nga Afrika Perëndimore, përgjithësisht gjuhë dhe kultura që ne dhe migrantët e tjerë nuk i njohim. Kjo do të jetë gjithmonë pak sfiduese”, thotë John Modlin nga Patrulla Kufitare.
Zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare thonë pavarësisht rënies së numrit, situata është vështirësuar së fundmi pasi kontrabandistët po i nxisin emigrantët të kalojnë në zona më të izoluara, si kjo në qytetin Tucson (Tyson) në Arizona.
“Detyrohemi të shkojmë në këto zona që jo domosdoshmërisht kanë rrugë të asfaltuara. Ne megjithatë bëjmë përpjekje t’i arrijmë këto zona, të përcaktojmë nëse ndonjëri prej tyre ka nevojë për ndihmë dhe t’i largojmë prej andej”, thotë zoti Modlin.
Që nga maji i vitit 2023, zyrtarët amerikanë të emigracionit dëbuan më shumë se 720,000 individë. Shumica kishin kaluar kufirin jugperëndimor në mënyrë të jashtligjshme.
Në kampin në Sasabe, aktivistët e organizatave humanitare u ofrojnë migrantëve ushqim dhe ujë.
“Më parë shumica e migrantëve ishin nga Meksika dhe Amerika Qendrore. Ata ende vazhdojnë të vijnë, por tani ka shumë njerëz që vijnë nga Afrika. Ne kemi takuar njerëz edhe nga Bangladeshi dhe nga India. Kalimi i kufirit këtu të kujton Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, thotë Mark Sanders, punonjës i organizatës humanitare “Green Valley Sahuarita”. Rënia e kalimeve në kufi nuk ka ndikuar në kritikat e republikanëve për administratën e Presidentit Biden.
“Njerëzit do të vazhdojnë të vijnë nëse mendojnë se mund të hyjnë jashtligjshëm”, thotë Jodey Arrington, ligjvënës republikan. Zyrtarët amerikanë thonë se do të mbeten vigjilentë për të kuptuar ndryshimet e modeleve të migracionit./VOA
Lulzim Fejzullahu PODUJEVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dy të miturit për vrasjen e 18 vjeçarit...
TAIVAN- Një nënë e pesë fëmijëve nga Australia përballet me dënim me vdekje në Taivan pas raportimeve se &eu...
UKRAINA- Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ku...
Kamion me ndihma LINDJE E MESME- Ndihmat humanitare filluan të hyjnë në Gazë përmes portit të përkohshëm të nd...
pamje nga ngjarja BRITANI E MADHE- Ky është momenti tronditës ku një kalë i Gardës së Mbretit Charles kafshon nj&eu...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova MOSKË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jasht...
Foto ilustruese PEJË- Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i cili ishte shpallur në kërkim pasi është i dyshua...
Maria Zakharova RUSIA- Moska do të hakmerret ndaj caqeve të Britanisë së Madhe, nëse armët britanike përdoren nga Ukrain...
flamingo ANGLI- Një flamingo që u përshkrua si "e pafat në dashuri" ka bërë vezën e saj të parë në ...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar të enjten një marrëveshje për t’ia lëshuar me qira Dan...