BOTA

VOA: Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretarit të Mbrojtjes

r.ll Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 15:49
VOA: Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e
pete hegseth

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri një zgjedhje kryesisht të papritur për personin që do duhet të drejtojë ushtrinë më të madhe në botë, duke emëruar prezantuesin e televizionit Fox News dhe veteranin e ushtrisë Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb na njeh me qëndrimet e tij mbi politikat në Departamentin e Mbrojtjes dhe sfidat me të cilat mund të përballet konfirmimi i tij nga Senati amerikan.

Pete Hegseth është një veteran lufte i dekoruar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, i cili shërbeu në Irak, Afganistan dhe Gjirin e Guantanamos.

Por ish-prezantuesi i emisionit "Fox and Friends", që transmetohet në fundjavë në rrjetin televiziv Fox, nuk ka përvojë të mëparshme në qeveri apo në drejtimin e një organizate të madhe.

“Kjo është një zgjedhje jashtëzakonisht e pazakontë. Kjo nuk është një detyrë për ata që nuk kanë përvojë. Pritshmëria ishte që ai që do të mbante këtë pozicion të kishte përvojë të konsiderueshme menaxheriale”, shprehet Kundër admiral Mark Montgomery nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Zoti Hegseth e ngriti profilin e tij duke sinjalizuar disa ndryshime në Departamentin e Mbrojtjes, duke kundërshtuar programet për diversitet dhe barazi gjinore në Pentagon, të cilat i ka konsideruar si tepër liberale. “Në radhët tona nuk ka njerëz të bardhë, të zinj, apo kafe. Të gjithë vishemi me uniformë dhe sakrifikojmë jetën për vendit. Forca jonë nuk është në diversitetin tonë, por në unitetin tonë dhe në dashurinë tonë për kombin, familjet dhe mbi të gjitha, njëri-tjetrin”, do të shprehej ai.

Ai ka sugjeruar gjithashtu largimin e grave nga vija e parë e frontit në luftë. “Nuk duhet të kemi gra në pozicione luftarake. Një gjë e tillë nuk na ka bërë më efektivë, nuk ka reduktuar humbjet e jetëve dhe e ka bërë luftën më të ndërlikuar ”, është shprehur ai.

Studiuesit e Korpusit të Marinës krahasuan njësitë luftarake që përbëheshin vetëm nga meshkuj me njësitë e integruara sipas gjinisë, në vitet 2014 dhe 2015. Ata zbuluan se njësitë që kishin vetëm meshkuj ishin më të shpejta dhe më të forta. Por grupet e integruara sipas gjinisë kishin aftësi më të mira për zgjidhjen e problemeve.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u përcolli këtë mesazh grave që tani shërbejnë në pozicione luftarake pasi kanë kryer të njëjtat detyra tejet të vështira si burrat.

"Gratë i shtojnë vlerë të konsiderueshme ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ne kemi nevojë për ju, ne kemi besim tek ju, jemi mirënjohës për shërbimin tuaj dhe ju i shtoni vlerë forcës luftarake më të mirë në botë”, u shpreh ai.

Zoti Trump e ka vlerësuar zotin Hegseth, i cili ka studiuar në universitetet Harvard dhe Princeton, duke e cilësuar “të fortë, të zgjuar dhe dikë që beson vërtet tek Amerika”.

Pas emërimit të zotit Hegseth, dolën përsëri në sipërfaqe njoftimet lidhur me akuzën ndaj tij për abuzim seksual në vitin 2017.

Zoti Hegseth e tha se në atë kohë e kishte paguar personin që e akuzonte për të shmangur që çështja të bëhej publike. Ai gjithashtu thotë se marrëdhënia ishte konsensuale.

“Çështja u hetua plotësisht dhe unë isha plotësisht i pastër dhe këtë çështje e mbyll këtu”, është shprehur ai.

Emërimi i tij kërkon konfimim nga shumica në Senat. Aktualisht republikanët kanë shumicën me tre vende më shumë, por analistët thonë se një gjë e tillë nuk garanton konfirmimin e tij për shkak të qëndrimit të tij kundër grave në pozicione luftarake, qëndrim që nga disa anëtarë të Kongresit shihet si i vjetëruar.

“Duke patur parasysh përbërjen e Senatit, për shembull senatorja Joni Ernst është vetë një veterane e ushtrisë në pozicion luftarak. Jam i sigurt se ajo do të ketë disa pyetje interesante për të në lidhje me mendimet e tij për grate në vijnë e parë të frontit. Pra në këndvështrimin tim, kjo do të jetë një çështje shumë sfiduese”, shprehet Kundër admiral Mark Montgomery nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Presidenti i zgjedhur Trump ka patur marrëdhënie të vështira me sekretarët e mbrojtjes gjatë mandatit të tij të parë presidencial. Njëri prej tyre, ish-sekretari i Mbrojtjes Mark Esper, e ka cilësuar zotin Trump si "të papërshtatshëm për detyrën".

Zyrtarët thonë se zoti Hegseth është besnik i bindur i Presidentit të zgjedhur Trump./VOA

pete hegseth

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë