BOTA

VOA: Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruajnë marrëveshje partneriteti, ndërsa thellohet rivaliteti i tyre me Perëndimin

n.f Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 14:19
VOA: Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruajnë marrëveshje
Takimi

KORE E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nënshkruan një marrëveshje partneriteti gjatë një takimi në Phenian, në një përpjekje për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe ushtarak, si dhe për të çimentuar një front të bashkuar kundër Uashingtonit. Marrëveshja përfshin një zotim për ndihmë të ndërsjellë, nëse ndonjëri nga këto dy vende sulmohet.

Vizita e parë e Putinit në Korenë e Veriut në 24 vjet ndodh mes shqetësimeve në rritje për një marrëveshje armësh, që do të siguronte furnizimin e Moskës nga Phenani me municione të nevojshme për luftën e Rusisë në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe transferimeve të teknologjisë. Ekspertët thonë se kjo do të rriste kërcënimin nga programi i armëve bërthamore dhe ai i raketave me rreze të gjatë veprimit të Koresë së Veriut.

Nuk ishte e qartë se çfarë lloj ndihme parasheh marrëveshja, e përshkruar si një "partneritet strategjik gjithëpërfshirës".

Duke folur pas një ceremonie nënshkrimi, udhëheqësi koreano-verior Kim Jon Un e quajti marrëveshjen "traktatin më të fortë ndonjëherë" të nënshkruar midis vendeve që i vendos marrëdhëniet e tyre në nivelin e një aleance dhe do të lehtësojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke përfshirë politikën, ekonominë, kulturën dhe ushtrinë.

Presidenti Putin tha se çështjet e sigurisë dhe ndërkombëtare përshkuan një pjesë të madhe të bisedimeve. Mediat shtetërore ruse e cituan atë të ketë thënë se Rusia nuk do të përjashtonte zhvillimin e bashkëpunimit ushtarako-teknik me Korenë e Veriut sipas marrëveshjes.

Presidenti Putin u prit mbrëmjen e së martës nga Kim Jon Un, i cili i shtrëngoi duart, e përqafoi dy herë dhe udhëtoi me të nga aeroporti në një autokolonë të madhe që rrotullohej nëpër rrugët e ndriçuara të kryeqytetit, ndërsa ndërtesat ishin zbukuruar me flamuj gjigantë rusë dhe portretet e Putinit.

Pasi kaloi pjesën tjetër të natës në një shtëpi shtetërore për mysafirët, presidenti Putin mori pjesë në një ceremoni luksoze mirëseardhjeje në sheshin kryesor të qytetit, ku ai dhe Kim Jong Un përshëndetën një roje nderi dhe kaluan nëpër një tapet të kuq. Udhëheqësi koreano verior më pas prezantoi anëtarët kryesorë të udhëheqjes së tij duke përfshirë ministrin e Jashtëm Choe Son Hui; ndihmësin e lartë dhe sekretarin e partisë në pushtet Jo Yong Won; dhe motrën e fuqishme të tij, Kim Yo Jong.

Duke folur në fillim të bisedimeve, presidenti rus falënderoi udhëheqësin e Koresë së Veriut për mbështetjen ndaj luftës së tij në Ukrainë, pjesë e asaj që ai tha se ishte një "luftë kundër politikave hegjemoniste imperialiste të SHBA-së dhe satelitëve të saj, kundër Federatës Ruse".

Ai tha se të dy planifikonin të nënshkruanin një "dokument të ri themelor (që) do të përbëjë themelin lidhjeve tona afatgjatë”, duke theksuar lidhjet e dikurshme kur ushtria sovjetike që luftonte ushtrinë japoneze në Gadishullin Korean, në periudhën e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe mbështetjen e Moskës për Phenianin gjatë Luftës së Koresë.

Udhëheqësi Kim tha se "miqësia e zjarrtë" e Moskës dhe Phenianit është tani edhe më e ngushtë se në kohën sovjetike dhe premtoi "mbështetje dhe solidaritet të plotë për qeverinë, ushtrinë dhe popullin rus në përmbushjen e operacionit ushtarak të posacëm në Ukrainë për të mbrojtur sovranitetin, interesat e sigurisë dhe tërësinë tokësore”.

Ai ka përdorur gjuhë të ngjashme në të kaluarën, duke thënë vazhdimisht se Koreja e Veriut mbështet atë që ai e përshkruan si një veprim të drejtë për të mbrojtur interesat e Rusisë dhe duke fajësuar për krizën "politikën hegjemoniste" të Perëndimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Koreja e Veriut është nën sanksione të rënda të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për programin e saj të armëve bërthamore, ndërsa Rusia gjithashtu përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj perëndimorë, për agresionin e saj në Ukrainë.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut akuzojnë Veriun se i ka ofruar Rusisë artileri, raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për përdorim në Ukrainë, ndoshta në këmbim të teknologjive ushtarake dhe ndihmës. Si Pheniani ashtu edhe Moska mohojnë akuzat për dërgimin e armëve të Koresë së Veriut, me të cilat do të shkeleshin sanksionet e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që Rusia i kishte miratuar më parë.

Së bashku me Kinën, Rusia ka siguruar mbulesë politike për përpjekjet e vazhdueshme të Kim Jong Unit për të avancuar arsenalin e tij bërthamor, duke bllokuar vazhdimisht përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të vendosur sanksione të reja të OKB-së ndaj Koresë së Veriut për shkak të provave të tij me raketa.

Në muajin mars, një veto ruse në Kombet e Bashkuara i dha fund monitorimit të sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut për programin e saj bërthamor, duke nxitur akuzat perëndimore se Moska po kërkon të shmangë mbikëqyrjen ndërsa blen armë nga Pheniani për përdorim në Ukrainë.

Pas takimit, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti rus Putin hynë në një dhomë të stolisur me flamujt e tyre kombëtarë dhe dy tavolina identike me ngjyre të bardhë dhe të artë, ku nënshkruan atë që ata e përshkruan si një marrëveshje partneriteti gjithëpërfshirës. Të pranishmit duartrokitën ndërsa ata shkëmbyen dokumentet e tyre të nënshkruara.

Këshilltari i presidentit Putini për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov u tha gazetarëve në Phenian se të dy udhëheqësit shkëmbyen dhurata pas bisedimeve.

Mediat ruse thanë më herët se Kim Jong Un do të organizojë një pritje dhe presidenti Putin pritet të niset të mërkurën në mbrëmje për në Vietnam.

Në Uashington, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, tha se vizita e presidentit Putini në Korenë e Veriut ilustron atë se si Rusia përpiqet, “në dëshpërim, të zhvillojë dhe forcojë marrëdhëniet me vendet që mund t'i ofrojnë asaj atë që i nevojitet për të vazhduar agresionin e saj në Ukrainë”.

Koreja e Veriut gjithashtu mund të kërkojë të rrisë eksportet e fuqisë punëtore në Rusi dhe veprimtari të tjera të paligjshme për të fituar valutë të huaj në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas një raporti të fundit nga Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, një institut kërkimor i drejtuar nga agjencia kryesore e spiunazhit të Koresë së Jugut. Me gjasë do të ketë bisedime për zgjerimin e bashkëpunimit në bujqësi, peshkim dhe miniera dhe promovimin e mëtejshëm të turizmit rus në Korenë e Veriut, thuhet në raportin e këtij instituti.

Tensionet në Gadishullin Korean janë në pikën e tyre më të lartë në vite, me ritmin e provave të Kim Jong Unit dhe stërvitjeve të kombinuara ushtarake që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Koretë janë përfshirë gjithashtu në një luftë psikologjike të stilit të Luftës së Ftohtë me Korenë e Veriut duke hedhur tonelata plehrash në Jug me balona, dhe Jugun duke transmetuar propagandë kundër Koresë së Veriut nga altoparlantët e saj.

Marre nga VOA

rusia kore e veriut putin kim jong un

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë