Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

KINË- Kompania e re kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka ndërprerë përkohësisht shkarkimin e aplikacionit të saj në Korenë e Jugut, derisa të zgjidhë shqetësimet e privatësisë në bashkëpunim me autoritetet e këtij vendi. Eksperti i sigurisë kibernetike Joseph Steinberg reagon ndaj njoftimeve dhe shqetësimeve të veçanta për privatësinë e të dhënave personale të përdoruesve të aplikacionit DeepSeek.
DeepSeek është një aplikacion kinez i inteligjencës artificiale që shihet si rival i programit amerikan ChatGPT. Programi përdoret nga miliona përdorues në mbarë botën, por gjithnjë e më shumë qeveritë po shprehin shqetësime në lidhje me sigurinë e të dhënave personale të përdoruesve të këtij aplikacioni.
Komisioni i Koresë së Jugut për Mbrojtjen e Informacionit Personal tha se aplikacionet e kompanisë DeepSeek u hoqën nga tregu dixhital vendas të shtunën në mbrëmje dhe se kompania ra dakord të punonte me agjencinë për të forcuar mbrojtjen e privatësisë përpara se aplikacionet të rifuteshin në treg.
Një analizë e fundit nga firma Wiseapp Retail zbuloi se DeepSeek u përdor nga rreth 1.2 milionë përdorues në Korenë e Jugut gjatë javës së katërt të janarit, duke u bërë programi i dytë më i kërkuar i inteligjencës artificiale pas programit ChatGPT.
Eksperti i sigurisë kibernetike, Joseph Steinberg, thotë se rreziqet e përdorimit të programit DeepSeek mund të mos jenë të dukshme tani, por se e ardhmja është e pasigurt.
"Është vërtet shumë e vështirë të parashikosh se cilat janë rreziqet. Por një gjë është e sigurt, nëse keni një inteligjencë artificiale që prodhohet në Kinën komuniste, qoftë tani apo në të ardhmen, qeveria kineze mund të marrë informacion prej saj dhe ndoshta është shumë më tepër informacion sesa njerëzit mendojnë", thotë zoti Steinberg.
DeepSeek mori vëmendje mbarëbotërore muajin e kaluar kur pretendoi se e prodhoi aplikacionin e saj me kosto shumë më të vogël se kompanitë amerikane. Njoftimi trazoi tregjet financiare dhe nxiti debate mbi konkurrencën ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale.
Megjithëse kompanitë e teknologjisë amerikane si Meta, Google ose ChatGPT disponojnë gjithashtu vëllime të mëdha informacioni për përdoruesit e tyre, zoti Steinberg beson se kompanitë e teknologjisë perëndimore janë më të përgjegjshme dhe kanë më shumë pavarësi nga qeveria.
"Ka të bëjë me rregullat që zbatohen për të, nëse qeveritë mund ta marrin informacionin lehtësisht. Në Shtetet e Bashkuara duhet të merret urdhër gjykate dhe shumica e kompanive të teknologjisë i kundërshtojnë urdhrat nëse nuk shohin arsye të qëndrueshme. Në Kinë është shumë ndryshe, apo jo? Nëse Partia Komuniste Kineze i thotë një kompanie të prodhojë diçka, ata do ta prodhojnë", thotë zoti Steinberg.
Shumë agjenci dhe kompani qeveritare të Koresë së Jugut e kanë bllokuar programin DeepSeek nga rrjetet e tyre, ose ua kanë ndaluar punonjësve ta përdorin aplikacionin për punë, mes shqetësimeve se programi kinez po mblidhte shumë informacione konfidenciale.
Komisioni i Koresë së Jugut për privatësinë, i cili filloi muajin e kaluar shqyrtimin e shërbimeve të kompanisë kineze DeepSeek, zbuloi se kompanisë i mungonte transparenca në lidhje me transferimet e të dhënave nga palët e treta dhe mund të mblidhte informacione të tepërta personale.
Eksperti Steinberg thotë se inteligjenca artificiale mund të mbledhë informacion nga përdoruesit në mënyra shumë më të sofistikuara dhe që mund të analizohen dhe ruhen për një përdorim të paparashikueshëm në të ardhmen.
Agjencia e lajmeve Associated Press kontaktoi kompaninë kineze DeepSeek për një reagim, por nuk mori përgjigje./VOA
SERBI- Marina Stanisiç ishte e ftuar në TV Pink së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ku e reja u prezantua si studen...
BRAZIL- Prokurori i përgjithshëm i Brazilit njoftoi të martën ngritjen e akuzave zyrtare ndaj ish-Presidentit Jair Bolsonaro, për p&e...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktato...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë shpallur disa kartele droge, duke përfshirë Tren de Aragua dhe kartelin Sinaloa, si organizata terroriste global...
SHBA- Janë të shumtë personat e famshëm që, pavarësisht jetës magjepsëse që u ofronte Hollywood- i, vendosën...
VJENË- Autoritetet austriake besojnë se kanë parandaluar një sulm në stacionin hekurudhor perëndimor të Vjenës duke ar...
GJERMANI- Gjermania pritet të mbajë zgjedhjet të dielën, ndërsa shqetësimet kryesore të votuesve, janë emigracioni dhe...
UASHINGTON- Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë përmbyllën të martën takimet e tyre n&eu...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson “lart” bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtë...
SHBA- Zhvillimet në luftën në Ukrainë kanë qenë të shpejta javën e fundit, ku telefonata e Donald Trump me&n...