BOTA

VOA: Si të veproni në rast të një aksidenti ajror dhe si ta kapërceni traumën pas tij?

n.f Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 16:17

VOA: Si të veproni në rast të një aksidenti ajror dhe si ta

SHBA- Rrëzimi i një avioni të linjës ‘Delta Airline’s në aeroportin ‘Pearson’ të Torontos ishte aksidenti i katërt i madh ajror në Amerikën e Veriut, gjatë tre javëve të fundit.  Për fat të mirë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi mbijetuan.  Tani psikologët dhe ekspertët e sigurisë së linjave ajrore po shpjegojnë se si të shmanget trauma afatgjatë për personat që kanë qenë në bord.

Hetuesit do të vlerësojnë kushtet e motit, mundësinë e një gabimi njerëzor apo të ndonjë mosfunksionim në avion, ndërsa përpiqen të përcaktojnë arsyet se përse aeroplani i linjës Delta Air Lines shpërtheu në flakë dhe u kthye përmbys, ndërsa tentonte uljen në Toronto, thanë të martën ekspertët e aviacionit.

Dëshmitarët dhe pamje të regjistruara nga vendngjarja, të hënën pasdite, tregojnë se ulja e avionit ishte aq e fortë sa krahu i djathtë i tij u shkëput. Për mrekulli, të 80 personat në fluturimin që ishte nisur nga Mineapolisi, i shtetit amerikan të Minesotës për në Toronto, të Kanadasë, mbijetuan.

Profesor Robert Bor nga Qendra për Psikologjinë e Aviacionit thotë se njerëzit mund t’i kapërcejnë më shpejt këto ngjarje traumatike nëse kanë njohuri mbi rregullat e sigurisë dhe nëse e kuptojnë se si duhet të veprojnë në një rast të tillë.

“Është tepër e natyrshme të humbasim vëmendjen kur na tregohen rregullat e sigurisë përpara një fluturimi ajror. Por nëse e lëmë mënjanë gazetën, heqim kufjet e telefonit nga veshi dhe i kujtojmë vetes për herën e 100-të apo 500-të, varësisht sa herë udhëtojmë, se duhet të numërojnë sa radhë larg është dalja e emergjencës, që nuk duhet të marrim asnjë gjë me vete në rast të një aksidenti, jashtëzakonisht e rendësishme mes shumë të tjerash, shanset që të mbijetojmë janë më të larta dhe po ashtu edhe nga pikëpamja psikologjike do jemi më mirë”, thotë zoti Bor.

Stephanie Brown, drejtoreshë e Sigurisë së Aviacionit në Universitetin ‘Purdue’ në West Lafayette, në Indiana, bie dakord.

"Informacioni që marrim kur jemi në avion, para fluturimit, është jetik për çdo reagim emergjent. Kjo do të thotë që po dëgjojmë, po mësojmë se kur është koha për të dalë nga avioni dhe se nuk po marrim sendet personale, sepse është humbje kohe dhe kjo vonon evakuimin", shprehet ajo.

Sipas zonjës Brown, ato që mund të duken si hollësi të panevojshme, mund të ndihmojnë në mbijetesën tonë në rast të një aksidenti.

"Duhen të vendosim rripat e sigurimit, duhet të sigurohemi që karrigia është plotësisht drejtë, sepse kjo do mundësojë më shumë hapësirë për të dalë​ nëse është e nevojshme. Qëllimi ynë ideal është evakuuimi brenda 90 sekondash ose më pak", thotë ajo.

Rrëzimi i avionit të linjës Delta Airlines në aeroportin Pearson të Torontos ishte aksidenti i katërt i madh ajror në Amerikën e Veriut gjatë tre javëve të fundit. Një avion pasagjerësh dhe një helikopter i ushtrisë amerikane u përplasën pranë Aeroportit Kombëtar Reagan në Uashington, më 29 janar, me pasojë vdekjen e 67 personave.

Një avion ambulancë u rrëzua në Filadelfia më 31 janar. Të gjashtë personat në bord dhe një tjetër në tokë, vdiqën. Më 6 shkurt, 10 persona u vranë në një aksident ajror në Alaskë. Sipas zotit Bor, studimet tregojnë se pasi i mbijetojnë traumave të tilla, ajo që kërkojnë më së shumti njerëzit, është mbështetja praktike, që mund t’ i ndihmojë në lehtësimin e stresit.

“Duan mbështetje praktike. Si mund ta gjejnë valixhen? Ku gjendet pasaporta e tyre? Si mund të shkojnë në shtëpi? Siguria, ushqimi, ku do ta kalojnë natë, të gjithë këto elementë janë shumë më të rëndësishme sesa vëmendja ndaj aspektit psikologjik, në atë moment”, thotë zoti Bor.

Ai thotë se vendi ku ndodh aksidenti mund të ketë gjithashtu një ndikim të madh tek bilanci i të mbijetuarve. Avioni i linjës Delta u rrëzua në aeroport ku shërbimet e urgjencës u përgjigjën me shpejtësi.

“Varet ku ndodh akisdenti, nëse regjistrohet pranë një aeroporti, sigurisht që ekipet e shpëtimit arrijnë menjëherë, por nëse ndodh larg, ose në det, shanset për shpëtim ndryshojnë, variojnë në mënyrë të konsiderueshme. Një tjetër element me rëndësi, besojeni ose jo, është afëtsia për të parë, pra dukshmëria. Errësira dhe zjarri ndikojnë kabinën dhe ndikojnë aftësinë tonë për të pare se çfarë po ndodh në kabinë, ose për të parë se ku është dalja e emergjencës, nëse supozojmë se i mbijetojmë aksidentit”, thotë ai.

Profesor Robert Bor nga Qendra për Psikologjinë e Aviacionit, thotë se nëse përjetojmë një aksident ajror dhe një nga pasagjerët që ka qenë është pranë nesh, ose një anëtar ekupazhi, humbet jetën, atëherë kjo do të ndikojë në nivelin e traumës psiklogjike, stresit dhe gjendjes sonë emocionale, pas aksidentit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë