BOTA

VOA: Trump synon ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga disa vende myslimane

M.B. Përditësimi i fundit 5 Maj 2024, 18:02
VOA: Trump synon ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga disa vende
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për garën presidenciale, Donald Trump thotë se në rast se do të fitojë, do të rikthejë vendimin për t’u ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara shtetasve të disa vendeve me shumicë myslimane, që në ditën e parë që do të hyjnë në zyrë. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, urdhri për ndalimin e udhëtimit nxiti reagime gjatë mandatit të tij të parë dhe u shfuqizua nga Presidenti Joe Biden. Kur Trump garoi për president në 2016 ai u zotua të ndryshonte ligjin amerikan të emigracionit për të mos lejuar hyrjen në vend të terroristëve nga vendet islamike.

“Do t’i mbajmë larg vendit tonë terrorristët radikalë islamikë, 100 për qind. Nuk kemi zgjidhjet tjetër”, thoshte zoti Trump në nëntor të vitit 2016.

Pasi mori detyrën ai u ndaloi hyrjen në SHBA të shtetasve nga 7 vende me shumicë myslimane duke nxitur protesta dhe padi ligjore, përfshirë nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut , “Unioni për Liritë Civile Amerikane”(American Civil Liberties Union).

“Nëse ka kërcënime reale atëherë këto kërcënime duhet të hetohen në bazë individuale. Nuk mund të marrim të mirëqenë se një grup i caktuar qytetarësh ose i një besimi të caktuar fetar është më i rrezikshëm se një grup tjetër”, shprehet Lee Gelernt, nga Organizata “Unioni për Liritë Civile Amerikane”

Vendimi për ndalimin e udhëtimit shkoi deri në Gjykatën e Lartë, ku shumica konservatore e la atë në fuqi, çka u përshëndet nga zoti Trump përmes reagimeve on line si edhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Duhet të tregohemi të ashpër dhe të jemi të sigurt”, thoshte zoti Trump në 25 qershor të vitit 2018.

Në 2020, Joe Biden bëri fushatë kundër këtij vendimi të zotit Trump.

“Nuk keni pse pranoni një president që përhap urrejtje dhe përjashtim dhe shpik vendime për ndalim udhëtimi, ndalime për myslimanët”.

Ai e shfuqizoi vendimin pasi u bë President. Katë vjet më vonë, zoti Trump u tha mbështetësve në Viskonsin këtë javë se ngjarjet që po ndodhin në Lindjen e Mesme e kanë bindur se ka ardhur koha për një vendim tjetër për ndalim udhëtimi.

“Ne nuk kemi nevojë për xhihad në Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi nevojë që qytetet tona të shndërrohen në vatra terrorizmi. Në ditën e parë të presidencës sime do të rikthej ndalimin e udhëtimit, duke pezulluar hyrjen e refugjatëve dhe mbajtur larg vendit tonë terrorristët, siç kam bërë më parë”.

Në këtë fushatë, zoti Biden ka vlerësuar lart kontributin e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara duke u shprehur para një grupi donatorësh këtë javë se vendet e tjera kanë vuajtur pasi janë ksenofobe.

“Pse ka ngecur ekonomia e Kinës? Pse ka vështirësi Japonia? Rusia? India? Për shkak të ksenfofobisë. Ata nuk i duan emigrantët. Emigrantët na bëjnë më të fortë. Nuk është shaka. Nuk është ekzagjerim. Sepse kemi një dyndje punëtorësh që duan të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë”.

Emigrantët po na bëjnë më të fortë, tha zoti Biden, sepse “një dyndje punëtorësh që duan të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë”. Sipas një ankete të muajit prill të organizatës “Harvard CAPS-Harris” emigracioni dhe inflacioni janë ndër shqetësimet kryesore të votuesve amerikanë./ VOA

joe biden dhe donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë