BOTA

VOA: Udhëheqësit evropianë kundërshtojnë pohimet e Presidentit Trump se Ukraina nisi luftën me Rusinë

b.z Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 17:50
VOA: Udhëheqësit evropianë kundërshtojnë pohimet e
Foto ilustruese

SHBA - Jehona e kritikave të Presidentit Donald Trump ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy vazhdon ende. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, zoti Trump u mëshoi qëndrimeve të tij ndaj zotit Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktator pasi nuk ka mbajtur zgjedhje që nga koha kur nisi sulmi rus, në shkurt të vitit 2022. Në një përpjekje për të ulur tensionet me Shtetet e Bashkuara zoti Zelensky tha të enjten në mbrëmje se marrëdhëniet e forta mes dy vendeve i shërbejnë gjithë botës dhe se bisedimet me të dërguarin e Presidentit Trump "rikthyen shpresën" për një marrëveshjeje me Uashingtonin.

Qytetet ukrainase të Odesës dhe Kievit u tronditën nga sulmet ruse të enjten, zhvillime që vijnë teksa Evropa po reagon ndaj pohimeve të Presidentit amerikan Donald Trump se ishte Ukraina që nisi luftën me Rusinë dhe se Presidenti Volodymyr Zelensky është një "diktator" pasi nuk ka mbajtur zgjedhje.

"Tre vite më parë, një vend sulmoi në mënyrë të paligjshme një tjetër dhe që atëherë, ukrainasit kanë luftuar për lirinë e tyre", tha John Healey, Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

Disa aleatë të vjetër po vënë re një ndryshim në partneritetin amerikan në fushën e sigurisë.

“Evropa po kupton se nuk mund t'ia delegojë sigurinë e saj fuqive të tjera. Qeveria franceze qëndron në krah të Ukrainës ndërsa lufton për lirinë e saj, por edhe për sigurinë tonë evropiane”, tha Sophie Primas, zëdhënëse e qeverisë franceze.

Në Kongresin amerikan, qëndrimet e Presidentit Trump ndaj Ukrainës kanë nxitur kritika të forta nga demokratët.

“Kur Presidenti Trump kërkon zgjedhje përpara se të arrihet një lloj armëpushimi ose një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme (në Ukrainë), shkaktohen keqkuptime ose keqinterpretime se kush është agresori dhe kush është viktima. Presidenti rus Putin nuk është zgjedhur kurrë në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Senatori demokrat Chris Coons anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Disa ligjvënës republikanë kundërshtuan gjithashtu qëndrimet se ishte Ukraina ajo që e filloi luftën me Rusinë ndërkohë të tjerë i janë bashkuar Presidentit Trump në thirrjen për zgjedhje në Ukrainë.

“Presidenti ka të drejtë që nuk ka pasur zgjedhje për një kohë të gjatë, dhe ata në thelb janë në gjendje të jashtëzakonshme nën ligjin ushtarak. Kjo nuk është gjë e mirë. Nëse pretendojnë se mbrojnë demokracinë, ata duhet ta bëjnë këtë gjë në praktikë”, tha senatori republikan Josh Hawley.

Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, shkruante në rrjetin social X se: "nëse do të më kishit thënë vetëm tre muaj më parë se këto ishin fjalët e presidentit amerikan, do të kisha qeshur me të madhe".

Ndërkohë ekspertja Liana Fix tha për Zërin e Amerikës se kritikat e Presidentit Trump ndaj zotit Zelenskyy janë përsëritje e qartë e pretendimeve të rreme të Rusisë për Ukrainën.

“Ne duhet ta shohim këtë si një lëvizje të Donald Trump-it për të minuar legjitimitetin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy e në rastin më të keq Trump që po mbron qëndrimet e Rusisë”, tha zonja Fix, bashkëpunëtore në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Të enjten zoti Zelenskyy u takua në Kiev me të dërguarin amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, por një konferencë e planifikuar për shtyp e dy zyrtarëve të lartë u anulua, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara. Pas takimit Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se "marrëdhëniet e forta Ukrainë-SHBA janë në dobi të mbarë botës", në një përpjekje të qartë për të ulur tensionet me Uashingtonin.

Zoti Zelenskyy e cilësoi takimin me të dërguarin e Presidentit Trump, Keith Kellogg, produktiv. Sipas tij ishte biseduar mbi "situatën në fushëbetejë, kthimin e burgosurve të luftës dhe garancitë e sigurisë" për Ukrainën nëse lufta përfundon. Ai shtoi se bisedimet me zotin Kellogg "rikthejnë shpresën" në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje me Uashingtonin.

“Ne kemi nevojë për marrëveshje të fortë me Amerikën, marrëveshje që do të funksionojë vërtet. Interesat ekonomike dhe interesat e sigurisë duhet të shkojnë gjithmonë krah për krah. Detajet e marrëveshjes janë të rëndësishme. Sa më mirë të hartohen detajet, aq më i mirë është rezultati”, tha ai.

I dërguari amerikan për luftën në Ukrainë Keith Kellogg tha të premten se kishte zhvilluar bisedime "gjithëpërfshirëse e pozitive" me Presidentin Zelenskiy.

Në rrjetin social X zoti Kellogg shtonte se gjatë vizitës së tij në kryeqytetin ukrainas kishte biseduar sic tha ai edhe me "ekipin e talentuar të sigurisë kombëtare" të zotit Zelenskiy./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë