
UKRAINË- Ukraina mori përgjegjësinë për vrasjen të martën e një gjenerali të lartë rus, në një rrugë të Moskës. Atentati u bë përmes shpërthimit të telekomanduar të një bombe të vendosur brenda një motori të vogël (skuter) të parkuar pranë godinës ku banonte drejtuesi i lartë ushtarak.
Gjeneral-lejtnanti Igor Kirillov, drejtuesi i forcave bërthamore, biologjike dhe kimike, u vra ndërsa po nisej për në zyrë. Nga shpërthimi u vra edhe ndihmësi i tij.
Disa vende, ndër to Britania dhe Kanadaja, e kishin përfshirë gjeneralin rus 54-vjeçar në listën e sanksioneve, për shkak të veprimtarisë së tij gjatë luftës gati trevjeçare në Ukrainë. Të hënën, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU), çeli një hetim penal ndaj tij, duke e akuzuar se ka urdhëruar përdorimin e armëve të ndaluara kimike.
Një zyrtar i SBU-së, që foli me kusht ruajtjen e anonimitetit, tha se agjencia e tij është përgjegjëse për atentatin. Zyrtari ukrainas e cilësoi gjeneralin rus Kirillov si “një kriminel lufte dhe një objektiv krejtësisht legjitim”.
SBU-ja thotë se ka regjistruar mbi 4,800 raste kur Rusia ka përdorur armë kimike në fushën e betejës, që nga fillimi i sulmit frontal në Ukrainë në shkurt 2022. Në maj, Departamenti amerikan i Shtetit tha se kishte regjistruar përdorimin ndaj forcave ukrainase të kloropicrinës (e njohur ndryshe si nitrokloroform), një gaz helmues që është përdorur fillimisht në Luftën e Parë Botërore.
Rusia mohon të ketë përdorur armë kimike në Ukrainë dhe madje ka akuzuar Kievin se ka përdorur agjentë toksikë në luftime.
Gjenerali Kirillov ishte në këtë detyrë që nga viti 2017 dhe radhitej ndër zyrtarët më të lartë që akuzonin Kievin. Ai pati organizuar seanca të shumta informimi, gjatë të cilave akuzonte ushtrinë ukrainase për përdorimin e agjentëve toksikë dhe për planet për të bërë sulme me substanca radioaktive – pretendime që Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i hedhin poshtë si propagandë.
Njoftimet e lajmeve në Rusi thanë se bomba që u përdor të martën ishte aktivizuar në distancë. Pamjet nga skena tregonin dritare të thyera dhe mure të dëmtuara.
Zyrtari i SBU-së tregoi video që tha se ishte nga shpërthimi. Në video shfaqen dy burra duke dalë nga një godinë, pak përpara se të ndodhë shpërthimi.
Agjencia më e lartë hetimore e Rusisë tha se po heton vrasjen e gjeneralit Kirillov si një rast terrorizmi dhe zyrtarët në Moskë u zotuan ta ndëshkojnë Ukrainën.
Dmitry Medvedev, zëvendës kryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, që drejtohet nga Presidenti Vladimir Putin, e përshkroi sulmin si një përpjekje nga Kievi për të shpërqëndruar vëmendjen e publikut nga dështimet ushtarake dhe u zotua se “drejtuesit e lartë politikë dhe ushtarakë (ukrainas) do të përballen me ndëshkimin e pashmangshëm”.
Gjatë vitit të fundit, Rusia, pavarësisht humbjeve të mëdha, ka fituar territor në Ukrainën lindore, megjithëse Ukraina mori territore të Rusisë në rajonin Kursk, gjatë një operacioni në muajin gusht.
Që kur Rusia filloi sulmin ushtarak, disa vrasje të profilit të lartë mendohet se janë realizuar nga Ukraina./VOA
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
17 Dhjetor18:43
Kryeministri polak: Do të bëjmë gjithçka për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
POLONI- kryeministri polak Donald Tusk sot pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se Polonia do të bëjë gjith&...
E.D
BOTA
17 Dhjetor18:30
E dhimbshme në Gaza, sulmi izraelit vret tetë persona nga e njëjta familje
GAZA- Një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës i ka lënë të vdekur të paktën tetë njerëz nga familja e nj&e...
E.D
BOTA
17 Dhjetor18:07
"Zelenskyy nuk e ftova në ceremoninë e inaugurimit"/ Trump: Nëse ai do të donte të vinte, unë do të doja ta kisha aty
SHBA- Presidenti i ardhshëm Donald Trump tha se nuk e ka ftuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në ceremoninë e inaugurimit...
ZH.LL
BOTA
17 Dhjetor17:11
Autobiografia "Shpresa"/ Papa Françesku: Isha objektiv i një komploti për vrasje gjatë vizitës në Irak në vitin 2021
Papa Francesku
ITALIA- Papa Françesku ka zbuluar se ai ishte shënjestër e një tentative për sulm vetëvrasës gjatë...
ZH.LL
BOTA
17 Dhjetor16:57
Meta gjobitet me 251 milionë euro nga Brukseli për shkeljen e të dhënave në vitin 2018! Kompania do të apelojë vendimin
Meta
BRUKSEL- Mbikëqyrësit e privatësisë së Bashkimit Evropian goditën pronarin e Facebook, Meta, me gjoba prej 251 milion&eu...
E.D
BOTA
17 Dhjetor16:42
Polica gjen 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro brenda dy arkivoleve në Hollandë
HOLLANDË- Policia hollandeze ka gjetur 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro të fshehura brenda dy arkivoleve. Gjithashtu sekuestri...
ZH.LL
BOTA
17 Dhjetor15:40
Biden lejoi Ukrainën të lëshonte raketa amerikane në territorin rus, Trump kritikon vendimin: Nuk duhet të ishte lejuar
Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar vendimin e fundit të Presidentit Joe Biden për të lejuar forcat ...
E.D
BOTA
17 Dhjetor15:35
VIDEO/ Stuhia rrëzon pemën e Krishtlindjes në Rio de Zhaneiro, humb jetën një person, dy të tjerë përfundojnë në spital
BRAZIL- Pamje të tmerrshme janë publikuar në rrjete sociale, ku tregojnë momentin kur një pemë gjigante në Rio de Zhan...
BOTA
17 Dhjetor15:23
Agjencitë e sigurisë për dronët misteriozë: Asgjë jonormale
SHBA- Në një deklaratë të përbashkët sot, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Federale e Hetimeve, Administrata ...