BOTA

VOA: Vazhdojnë protestat pranë Kuvendit të Demokratëve në SHBA

I.A Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 16:22

VOA: Vazhdojnë protestat pranë Kuvendit të Demokratëve

SHBA- Protestuesit pro-palestinezë vazhduan demonstratat pranë Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago, të mërkurën. Ata i bëjnë thirrje kandidatëve demokratë për Shtëpinë e Bardhë Kamala Harris dhe Tim Walz që t'i japin fund ndihmave për Izraelin. Ata gjithashtu kërkuan angazhim të shtuar për të arritur një armëpushim në Gazë. Tubimi dhe marshimi i të mërkurës ishte kryesisht paqësor. Pjesë e këtyre demonstratave janë edhe një grup i vogël i delegatëve të partisë që kanë thënë se nuk do të votojnë kandidaten e partisë për president, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Demonstratat pro palestineze në Çikago organizohen nga Koalicioni për Drejtësi në Palestinë, një bashkim i grupeve aktiviste palestineze dhe arabe.

Tarek Khalil anëtar i bordit të Myslimanëve Amerikanë për Palestinën, tha se dallimi që ekziston tani në mes të kandidatëve për President, Nënpresidentes Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump, nuk mjafton.

“Partia Demokratike është në pushtet tani dhe ajo është partia që po mundëson dhe financon krimin që po ndodhë në Gazë. Mesazhi ynë për Partinë Demokratike është se nuk mund ta bëni këtë në emrin tonë, me taksat tona dhe me armët që prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Një embargo armësh duhet të vendoset ndaj regjimit izraelit”, tha zoti Khalil.

Në rajonin e Çikagos jeton një nga komunitetet më të mëdha palestineze në Shtetet e Bashkuara. Organizatorët thonë se ata protestojnë kundër luftës në Gazë.

“Demokratët mendojnë se mund të vijnë në rrugët tona dhe të mbajnë fjalimet e tyre, por ata nuk përfaqësojnë qytetarët e tyre. Populli amerikan bën thirrje për armëpushim, ndalimin e ndihmave për Izraelin pasi ato na përfshijnë në krimet që po kryhen”, thotë Amira Daoud, protestuese që punon si mësuese në Çikago.

Në Çikago protestojnë edhe disa delegatë të Partisë Demokrate që gjatë zgjedhjeve të brendshme partiake nuk kanë votuar për asnjë kandidat. Ata kanë refuzuar të votojnë edhe për kandidatën e re të demokratëve për President, Kamala Harris. Lëvizja, që tani njihet si grupi i delegatëve “të pavendosur” e kanë bojkotuar Kuvendin dhe janë zotuar për të mos votuar për zonjën Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit. Njëri prej tyre, Newman Abuissa tha se ai do të ndryshonte qëndrim për një arsye.

“Më vjen mirë që kandidatja jonë, Kamala Harris, bojkotoi fjalimin që e mbajti Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Kongres. Më vjen mirë që ajo mbajti një konferencë për shtypin dhe foli për vuajtjet e palestinezëve. Këto janë hapa të mëdhenj. Por në javët e ardhshme, ne kemi nevojë për një armëpushim për të ndaluar vrasjen e fëmijëve dhe kjo do të siguronte votën time”, tha zoti Abuissa.

Një tjetër kërkesë për partinë nga ky grup ishte që një palestinez të mbante fjalim gjatë kuvendit të partisë. Kjo kërkesë që kishte mbështetjen edhe të ligjvënëses demokrate Alexandra Ocasio Cortez, nuk u pranua nga ekipi i Nënpresidentes Kamala Harris.

Tubimi dhe marshimi i të mërkurës ishte kryesisht paqësor. Një ditë më parë, gjatë demonstratave pati disa arrestime afër konsullatës izraelite, pas përleshjeve me policinë. /VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë