BOTA

Volkswagen do të mbyllë tre fabrika në Gjermani, do të ketë edhe shkurtim të stafit në fabrikat e tjera

n.f Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 18:06
Volkswagen do të mbyllë tre fabrika në Gjermani, do të
Foto ilustruese

GJERMANI- Volkswagen i ka njoftuar përfaqësuesit e punëtorëve se dëshiron t’i mbyllë të paktën tri fabrika në Gjermani, tha të hënën kryetarja e këshillit të punëtorëve të kompanisë, Daniela Cavallo. Cavallo tha në një takim me punëtorët e Volkswagenit në selinë e kompanisë në Volfsburg se menaxhmenti ka për qëllim gjithashtu t’i shkurtojë vendet e punës në fabrikat e tjera, raportoi agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Ajo tha se “të gjitha fabrikat e VW janë të prekura nga këto plane. Askush nuk është i sigurt”. Kompania nuk ka dhënë hollësi rreth planeve të saj. Por, shefi i personelit, Gunnar Kilian, tha në një komunikatë se “fakti është se gjendja është serioze dhe përgjegjësia e partnerëve negociuese është jashtëzakonshme e madhe”, raportoi DPA.

Volkswagen tha në fillim të shtatorit se ndryshimet në industrinë e automjeteve nënkuptojnë se kompania nuk e përjashton mundësinë e mbylljes së fabrikave në vend dhe se do të detyrohet të heqë dorë nga zotimi për mbrojtjen e vendeve të punës, i cili ka qenë në fuqi prej vitit 1994 dhe pritej të mbetej i tillë deri më 2029.

Shefi ekzekutiv i Volkswagenit, Oliver Blume, i përmendi konkurrentët, përkeqësimin e pozicionit të Gjermanisë si vend prodhues dhe nevojën për të “vepruar në mënyrë vendimtare”.

“Pa masa gjithëpërfshirëse për ta kthyer konkurrencën, ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë investime të mëdha në të ardhmen”, tha Kilian.

Prodhuesit evropianë të automjeteve janë duke u përballur me konkurrencë të madhe nga veturat elektrike kineze që kushtojnë lirë. Volkswagen tha muajin e kaluar se rezultatet gjashtëmujore të kompanisë tregojnë se ajo nuk do ta arrijë cakun e saj prej 10 miliardë euro në ruajtjen e shpenzimeve deri në vitin 2026. Volkswagen i ka 120.000 punëtorë në Gjermani, ku i ka 10 fabrika./ REL

volkswagen këshilli i punëtorëve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë