BOTA

Votë për luftën dhe paqen? Landet para zgjedhjeve në Gjermani

n.f Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 10:08
Votë për luftën dhe paqen? Landet para zgjedhjeve në
Foto ilustruese

GJERMANI- Shumë gjermanolindorë janë skeptikë ndaj ndihmës për Ukrainën dhe kërkojnë që të negociohet me Rusinë. Kjo temë dominon fushatën elektorale për zgjedhjet e parlamenteve të landeve në Saksoni, Tyringji dhe Brandenburg.

Politika e jashtme prej kohësh është konsideruar si temë, që negociohet në Berlin, pra vetëm në kryeqytetin gjerman. Atje është selia e qeverisë federale e po ashtu edhe përgjegjësia për politikën mbi çështjet e sigurisë dhe të jashtme të vendit si dhe për luftën apo paqen.

Ndaj debate për politikën e jashtme ka pasur gjithmonë vetëm në fushatat elektorale për zgjedhjet parlamentare në nivel federal. Por aktualisht në fushatën elektorale për zgjedhjet në tre lande në lindje të vendit tema e luftës në Ukrainë dhe mundësitë për të negociuar me Rusinë, pra me Putnin, për një aarmëpushim që t'i jepet fund luftës, po dominon garën dhe mitingjet elektorale.

Arsyeja është, se në Tyringji, në Saksoni dhe më vonë edhe në Brandenburg pas pak javësh do të zhvillohen zgjedhje për parlamentet rajonale. Në këto lande çështja e qendrimit të Gjermanisë ndaj luftës sulmuese ruse në Ukrainë dhe furnizimet me armë gjermane në Kiev janë në fokus dhe madje një nga temat më të rëndësishme për momentin.

Edhe çështja, nëse ushtria gjermane (Bundeswehr) duhet të pajiset me armë të reja nga SHBA dhe nëse sistemet e armatimeve nga SHBA duhet të dislokohen në Gjermani. Për të gjitha këto tema popullsia në landet lindore është skeptike. Kësisoj politikanët e landeve po kthehen në ekspertë të politikës së jashtme.

Një votë për luftën dhe paqen?

Edhe më i prerë është pozicioni i Sahra Wagenknecht, themeluesja e partisë që mban emrin e saj "Aleanca Sahra Wagenknecht" (BSW). Kjo parti e re e ish-politikanes së partisë „E Majta", është themeluar në fillim të vitit dhe tani kryeson në Tyringji pak më shumë se dy javë përpara zgjedhjeve me rreth 20 përqind të votave. Ndaj pas zgjedhjeve fjala e saj mund të ketë peshë në përpjekjet për kirjimin e koalicionit të qeverisë së landit. Wagenknecht në shumë raste së fundi ka theksuar, se BSW do të marrë pjesë në përbërjen e qeverisë, vetëm nëse koalicioni refuzon dislokimin e armëve të SHBA-së në Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Edhe pse kjo çështje nuk vendoset në kryeqytetin e Tyringjisë, Erfurt, por në Berlin. Armët duhet të dislokohen në Gjermani nga viti 2026, edhe në sfondin e politikës agresive ruse. Në intervistë me radion kombëtare gjermane "Deutschlandfunk" Wagenknecht nënvizoi madje, se: "Zgjedhjet në lindje janë edhe një votë për luftën e paqen." Me fjalë të tjera: Kush mbështet Ukrainën, vendin e sulmuar, është për luftën. Zgjedhësit e saj, thotë Wagenknecht, presin që ajo të angazhohet, që të mos rritet rreziku i luftës në Gjermani.

Kretschmer: Kina dhe India duhet të influencojnë tek Putini

Edhe kryeministrat e Saksonisë dhe Brandenburgut, Michael Kretschmer (CDU) dhe Dietmar Woidke (SPD) spikasin me deklarimet e tyre për politikën e jashtme. Kretschmer në sfondin e debateve për buxhetin federal ka kërkuar shkurtimin e ndihmave për Ukrainën dhe nisma diplomatike për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës. Në bisedë me rrjetin redaksion RND ai tha: "Unë bëj thirrje për përforcimin e përpjekjeve diplomatike. Ne na duhen aleanca p.sh. me Kinën dhe Indinë, që mund të influencojnë tek Putini, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për armëpushim." Ngjashëm u shpreh edhe Woidke.

Sondazhet tregojnë qartë skepticizmin ndaj mbështetjes për Ukrainën

Arësyeja për pozicionimet e papritura të politikanëve rajonalë mbi politikën e jashtme ka të bëjë me skepticizmin e fortë të popullsisë kryesisht në landet në lindje të Gjermanisë lidhur me kursin ndaj Ukrainës që ndjek qeveria e koalicionit të SPD-së, Ekologjistëve dhe FDP-së. Që nga fillimi i luftës në mars 2022 Gjermania e ka mbështetur Ukrainën me rreth 23 miliardë euro, me armë, me ndihma direkte në para, me ndihma humanitare.

Kësisoj Gjermania është pas SHBA-së, mbështetësja me e madhe për Ukrainën e sulmuar. Instituti i demoskopisë Forsa konstaton në landet e lindjes, se: 34 përqind e të anketuarve mendojnë, se Gjermania po bën shumë për ta mbështetur Ukrainën. 32 përqind janë për furnizimin me armë të rënda në Ukrainë, si p.sh. tanke.

AfD dhe BSW kundër kursit të qeverisë ndaj Ukrainës

Ndërkohë që në nivelin federal opozita konservatore CDU dhe CSU në përgjithësi e mbështet kursin e qeverisë ndaj Ukrainës, së fundi dy parti kryesisht në lindje i refuzojnë prerazi furnizimet me armë në Ukrainë dhe kërkojnë që të negociohet me Rusinë: Partia populiste e djathtë "Alternativa për Gjermaninë"dhe "Aleanca Sahra Wagenknecht". 

Ndërkohë që partitë e koalicionit qeverisës si dhe opozita CDU/CSU, duke iu përmbajtur kursit për mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës si dhe për dislokimin e armëve të SHBA-së nga viti 2026 gjithnjë e më shumë po humbasin mbështetje në elektorat lidhur me këtë temë./ DW

gjermani zgjedhje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë