BOTA

Vrasja e një komandanti të lartë, Hezbollahu hakmerret ndaj Izraelit, e bombardon me mbi 200 raketa

n.f Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 14:20
Vrasja e një komandanti të lartë, Hezbollahu hakmerret ndaj
Foto ilustruese

IZRAEL- Grupi libanez Hezbollah thotë se i ka hedhur mbi 200 raketa në drejtim të disa bazave ushtarake në Izrael, si përgjigje për një sulm ajror izraelit që la të vdekur njërin prej komandantëve të lartë të grupit.

Sulmi nga grupi militant i mbështetur nga Irani të enjten ishte ndër më të mëdhenjtë në konfliktin disamujor përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit. Ushtria izraelite tha se “predha të shumta dhe objektiva të dyshimta ajrore” u futën në territorin e tij nga Libani, shumica prej të cilave u parandaluan. Nuk u raportua për viktima.

Rreth 160 “predha” u shkrepën në drejtim të Lartësive të uzurpuara të Golanit dhe rreth 15 dronë u hodhën brenda territorit izraelit, disa prej të cilëve u parandaluan, tha ushtria izraelite.

Të mërkurën, Izraeli e pranoi se vrau një ditë më parë Mohammad Naamhe Nasserin, i cili ishte udhëheqës i njërit prej tri divizioneve rajonale të Hezbollahut në jug të Libanit.

Pak orë pas vrasjes së tij, Hezbollahu hodhi raketa të shumta të llojeve, Katyusha dhe Falaq, në veri të Izraelit, si dhe në Lartësitë e uzurpuara të Golanit. Të enjten, ky grup shkrepi edhe më shumë raketa dhe tha se lëshoi edhe dronë kamikazë në drejtim të disa bazave.

Nasseri ishte shumë i rëndësishëm për Hezbollahun, pasi mori pjesë në beteja të kaluara në konfliktet në Siri dhe Irak nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe luftoi në luftën e fundit të grupit kundër Izraelit më 2006.

Hezbollahu nisi sulme raketore në veri të Izraelit një ditë pasi Hamasi e kreu një sulm befasues në jug të Izraelit më 7 tetor, duke nxitur luftime të kufizuare përgjatë kufirit të tensionuar.

Por, prej atëherë, sulmet janë përshkallëzuar dalëngadalë, me Hezbollahun që vuri në përdorin armë të reja për të kryer sulme dhe me Izraelin që goditi më thellë Libanit. Hezbollahu ngul këmbë se nuk do t’i ndalë sulmet derisa të arrihet marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.

Zyrtarët izraelitë kanë kërcënuar se do të kryejnë operacion më të madh ushtarak, nëse Hezbollahu nuk i ndal sulmet. Mbi 450 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Liban prej tetorit, shumica e të cilëve luftëtarë të Hezbollahut, por aty përfshihen edhe më shumë se 80 civilë dhe joluftëtarë.

Nga pala izraelite, 16 ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë prej se nisi lufta në Gazë. Dhjetëra mijëra njerëz nga të dyja anët e kufirit të tensionuar janë shpërngulur si pasojë e luftimeve. Më 2006, Izraeli dhe Hezbollahu bënë një luftë disamujore, e cila mbaroi me barazim./ REL

lufta izrael-hezbollah

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë