BOTA

Vuçiç akuzon Perëndimin se po hesht për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 23:03

Vuçiç akuzon Perëndimin se po hesht për mbylljen e

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket ngjarjeve në Kosovë, duke iu referuar mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veriun e Kosovës, që funksionojnë sipas sistemit serb.

Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit dhe incidentet e fundit në Kosovë tregojnë se këto janë “veprime të organizuara” nga Prishtina, me ndihmën e “heshtjes kumbuese” të komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga shtetet perëndimore.

“Ata po heshtin sepse shpresojnë që në heshtje, populli serb do të dëbohet nga tokat e tyre shekullore në Kosovë. Në të njëjtën kohë, kjo po shkakton ankth te disa aktorë politikë në Perëndim dhe Lindje, që është një nervozë shtesë për [kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtin, dhe këtë, në kuptimin politik, duhet ta shfrytëzojmë", tha ai.

Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe në fillim të vitit 2024. Fillimisht u mbyllën organet e përkohshme komunale, banka Kursimorja e Postës, Posta e Serbisë, Fondi për sigurim pensional dhe shëndetësor, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet publike dhe institucione të ngjashme.

Më pas ka vazhduar mbyllja edhe objekteve të tjera që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, përfshirë edhe salla sportive, biblioteka të qytetit, muzeu i qytetit në Mitrovicën e Veriut e të tjera.

Kosova i konsideron këto institucione të paligjshme dhe paralele. Faktori ndërkombëtar vazhdimisht e ka kritikuar Kosovën për veprime të paakordinuara në veriun e Kosovës, sa i përket mbylljes së institucioneve.

Reagimi i fundit për këtë çështje erdhi pikërisht disa orë para intervistës së Vuçiçit, nga Mbretëria e Bashkuar që shprehu shqetësim me natyrën e pakoordinuar të mbylljes së institucioneve në veriun e Kosovës, që sipas Londrës, ofrojnë shërbime vitale për komunitetin serb dhe komunitetet e tjera joshumicë që jetojnë në veriun e Kosovës.

Gjatë intervistës, Vuçiç deklaroi se Serbia po tenton t’i kundërvihet “sulmit të ashpër të shqiptarëve”, të cilët, sipas tij, me mbështetjen e disa fuqive perëndimore dhe Turqisë, po tentojnë “të gjejnë sa më shumë shtete që munden për të njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Është jashtëzakonisht e vështirë që të kundërshtohet kjo. Ne nuk kemi aq para sa kanë ata, apo armë dhe burime që të dërgojmë njerëz në botë për të blerë njohjen”, tha Vuçiç, pa dhënë dëshmi për këtë pretendim.

Së voni, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur Kenia dhe Sudani, duke bërë që shteti deri më tani të njihet nga 116 vende të botës, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës. Megjithatë, në vitet e fundit, Beogradi ka pretenduar se disa shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Gjatë intervistës, Vuçiç po ashtu foli edhe për një projekt infrastrukturor në Kosovë. Ai tha se dje ka biseduar me kompaninë ndërtuese amerikane, Bechtel, që ndërton rrugë në Serbi, për mundësinë e vazhdimit të rrugës Kralevë-Novi Pazar. Ai tha se ka insistuar që 13.1 kilometrat e mbetur deri në Jarinjë – pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – të ndërtohen po ashtu.

“Pastaj thashë: nëse mund të ndërtoni rrugën deri në Mitrovicë të Veriut, ne jemi të gatshëm ta paguajmë dhe do të ishte sukses për ne dhe një rrugë e rëndësishme drejt paqes, diçka e madhe për popullin serb që janë në ato katër komuna [në veri të Kosovës]. Por, dua të them se do të ishte një rrugë e rëndësishme e paqes me shqiptarët, të cilët po ashtu do të mund ta përdornin atë pasi ata kanë ndërtuar rrugët e tyre drejt Mitrovicës së Jugut, dhe nëse të gjitha këto rrugë do të lidheshin do të ishte një lajm i mirë”, u shpreh Vuçiç.

Serbia edhe më herët e kishte përmendur idenë e ndërtimit të rrugës që do të lidhte Jarinjën me Mitrovicën e Jugut. Por, më 2021, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kishte thënë se Serbia nuk mund ta ndërtojë një rrugë të tillë, për shkak se është në territorin e Kosovës dhe është përgjegjësi e Kosovës. Kjo ide, atëbotë, nga Kosova ishte cilësuar si e papranueshme dhe e pavend./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë