Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.
“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.
Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.
Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400.
Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë.
Vuçiq tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.
Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit se sa kushtuan raketat kineze.
“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.
Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.
Ai tha se vendi i tij – anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.
“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.
Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.
Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.
Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).
Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.
Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.
Shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviq e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.
“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiç.
Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë./rel
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një postim në rrjetin social Truth Social, ku lë...
Frika nga minat e vendosura nga nëndetëset, anijet kamikaze me dronë dhe bllokimi i GPS-it e kanë mbyllur në mënyrë efektive ...
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili dikur ishte një nga politikanët më aktivë në rrjetin social X, kohët e fund...
BBC ka publikuar një artikull ku raporton se agjenti francez i modeleve Jean‑Luc Brunel dyshohet se përdori agjencitë e tij për të...
Farooq Abdullah, 88 vjeç, ish-kryeministri i Kashmirit të kontrolluar nga India dhe president i Konferencës Kombëtare të Jammu dhe Ka...
René Rexhepi, shefi i njohur i kuzhinës dhe bashkëthemelues i restorantit me famë botërore Noma në Kopenhagë, ka njoftuar d...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka akuzuar ukrainasit se po planifikojnë të sulmojnë familjen e tij, ndërsa vazhdon një p&...
Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi sot Bashkimin Evropian për “bashkëpunim” në luftën amerikan-izraelite kundër Iranit. &...
Një ngjarje e rëndë është regjistuar në Truqi. Një baba ka vrarë vajzën e tij 13-vjeçare dhe më pa...
Gjykata e Lartë vendosi në mënyrë të pakthyeshme se dalja në pension dhe vazhdimi paralel i punësimit të një ...