BOTA

Vuçiç: Protestat kundër minierës së litiumit – pjesë e luftës “hibride” kundër Serbisë

n.f Përditësimi i fundit 11 Gusht 2024, 20:29
Vuçiç: Protestat kundër minierës së litiumit
Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë akuzoi të dielën protestuesit që kundërshtojnë një projekt për hapjen e një miniere të litiumit në vendin ballkanik, se janë pjesë e një lufte "hibride" të mbështetur nga Perëndimi kundër qeverisë së tij dhe u zotua të ndërmarrë veprime të forta ligjore kundër atyre që kanë bllokuar trafikun hekurudhor dhe rrugor në Beograd, një ditë më parë.

Në një nga protestat më të mëdha në vitet e fundit, dhjetëra mijëra veta dolën në rrugë të shtunën në Beograd kundër minierës së litiumit në Serbi, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve për komplotin e supozuar për të rrëzuar presidentin populist Aleksandar Vuçiç dhe qeverinë e tij.

Disa nga protestuesit më vonë bllokuan dy stacione hekurudhore në qytet dhe ndaluan për pak kohë trafikun në një autostradë. Herët të dielën policia i dëboi ata nga stacionet hekurudhore. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha se 14 persona janë arrestuar për t'u marrë në pyetje. Policia po punon për identifikimin e të gjithë autorëve të cilët do të përballen me akuza, tha ai.

Presidenti Vuçiç tha në një konferencë për shtypin se megjithëse protesta kryesore u zhvillua në mënyrë demokratike, bllokimi i trafikut paraqet "terror të pakicës ndaj shumicës".

“Është pjesë e qasjes hibride” e sajuar për të rrëzuar qeverinë, u tha presidenti Vuçiç gazetarëve. “Ne dinim gjithçka në hollësi. Ju mendoni se e keni befasuar dikë?... Ne kemi qenë gjithmonë të përmbajtur, pa dhunë kemi siguruar rendin në vend, pa problem”.

Më herët gjatë javës presidenti serb tha se ishte informuar nga shërbimet ruse të zbulimit se "trazira masive dhe një grusht shteti" po përgatiteshin të shtunën në Serbi nga fuqi të paspecifikuara perëndimore, që dëshirojnë ta rrëzojnë atë nga pushteti.

Zyrtarët qeveritarë dhe mediat e kontrolluara nga shteti zhvilluan një fushatë të gjerë kundër tubimit, duke e krahasuar atë me kryengritjen e Maidanit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, që çoi në përmbysjen e presidentit të atëhershëm pro-rus të vendit Viktor Janukoviç në vitin 2013. Organizatorët e protestës në Beograd vazhdimisht i kanë mohuar akuzat e tilla.

Tubimi i së shtunës në qendër të kryeqytetit pasoi disa javë protestash në dhjetëra qytete gjithandej Serbisë kundër një plani të qeverisë për të lejuar hapjen e minierës së litiumit në një luginë bujqësore në perëndim të vendit.

Ky plan ishte anuluar në vitin 2022 pas demonstratave të mëdha që përfshinin bllokimin e urave dhe rrugëve kryesore. Por, ai u ringjall muajin e kaluar dhe mori një shtytje me një marrëveshje të nënshkruar nga qeveria e presidentit Vuçiç me Bashkimin Evropian.

Vendi ballkanik kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, ndërsa mban lidhje shumë të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Marrëveshja me BE-në për minierat e litiumit dhe materialeve të tjera, do ta afronte Serbinë më afër bllokut dhe do të ulte importet e litiumit dhe makinave elektrike në Evropë nga Kina.

Ndërsa qeveria këmbëngul se miniera është një mundësi për zhvillim ekonomik, kritikët thonë se ajo do të shkaktonte ndotje të pariparueshme në luginën e Jadarit.

Presidenti Vuçiç tha të dielën se nuk do të ketë hapje të minierës së litiumi në dy vitet e ardhshme ndërkohë që të gjitha rreziqet janë duke u hetuar, në një përpjekje të dukshme për të qetësuar kritikët. Ai ofroi gjithashtu mundësin për një referendum për këtë çështje, një ofertë që nuk ka gjasa të shqyrtohet nga mbrojtësit e mjedisit, mes supozimeve për rrëfimin për presidentin Vuçiç si keqpërdorues votash në favor të tij./ VOA

vuçiç serbi protesta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë