Vulin
RUSI- Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vullin, është takuar të mërkurën me drejtorin e Shërbimit të Jashtëm për Inteligjencë të Rusisë, Sergey Naryshkin. Vullin dhe Naryshkin kanë diskutuar për përmirësim dhe forcim të bashkëpunimit mes strukturave të sigurisë së Serbisë dhe Rusisë, ka thënë Qeveria e Serbisë, më 16 tetor.
Sipas komunikatës së Qeverisë, Naryshkin ka thënë se "përpjekjet e zëvendëskryeministrit Vullin, i cili, duke kryer funksionet e ministrit të Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka ndikuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes shërbimeve serbe dhe ruse."
Vullin, në anën tjetër, ka falënderuar shefin rus të spiunazhit për "partneritetin e besueshëm dhe gjithmonë të sigurt, si dhe mbështetjen ndaj Serbisë”.
Përveç takimit me Naryshkinin, Vullin pritet të takohet edhe me zyrtarë tjerë rusë, dhe do të marrë pjesë në një pritje të Ambasadës së Serbisë në 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga pushtimi gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vulin konsiderohet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kremlinit në udhëheqësinë serbe. Ai është takuar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor në Vlladivostok, kur ka deklaruar se Serbia nuk është vetëm partnere strategjike, por edhe aleate e Rusisë.
Në janar të këtij viti, Vullin është nderuar nga presidenti i Rusisë dhe Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë. Vullin është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, për lidhjet e tij me Rusinë dhe përfshirje në korrupsion gjatë kohës sa ka qenë në krye të BIA-s.
Ai ka dhënë dorëheqje prej kësaj pozite në nëntor të vitit 2023, pas presionit të vazhdueshëm të Perëndimit. Ai është emëruar nënkryetar i Qeverisë së Serbisë në fillim të majit.
Serbia dhe Rusia kultivojnë tradicionalisht marrëdhënie të afërta. Serbia është një nga vendet e rralla në Evropë që refuzon t'i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit pas pushtimit rus të Ukrainës./REL
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
16 Tetor13:08
Tërmeti 5.9 ballë në Turqi, shemben tre ndërtesa, banorët në panik (VIDEO)
Turqi
TURQI- Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi ka lëkundur fuqishëm në orën 10:46 të mëngjesit rajo...
n.f
BOTA
16 Tetor13:08
VIDEO/ Tërmeti i fortë në Turqi lëkund studion televizive, spikeren e zë paniku në mes të transmetimit live: O zot vazhdon akoma, djema!
Spikerja
TURQI- Mëngjesin e sotëm Turqia është goditur nga një tërmet 5.9 ballë. Ndërkohë pamje nga momentet e...
M.B.
BOTA
16 Tetor10:58
"Shkundet" Turqia, godet tërmeti me magnitudë 5.9 ballë
TURQIA- Turqia lindore është tronditur sot rreth orës 10:00 nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë, n&e...
M.B.
BOTA
16 Tetor08:10
“Qeveritë zgjodhën arrestimet, dhunën dhe format e tjera të shtypjes!" Freedom House: Liria globale e internetit shënoi rënie për të 14-tin vit radhazi
SHBA- Organizata Freedom Houese me seli në Shtetet e Bashkuara tha të mërkurën se censura dhe manipulimi i përmbajtjeve dëmtuan ...
n.f
BOTA
15 Tetor22:55
Gazprom po shet hotele dhe resorte pas humbjeve të mëdha vjetore për herë të parë në 25 vjet
Foto ilustruese
RUSI- Gjigandi rus energjetik, Gazprom njoftoi të martën planet për të shitur një numër hotelesh dh...
n.f
BOTA
15 Tetor22:43
SHBA sanksione ndaj grupit që mbledh fonde për ‘Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës’
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione ndaj një organizatë që sipas zyrtarëve amerikan&e...
n.f
BOTA
15 Tetor22:42
Arrestohet në Teheran ish-gazetari i REL-it dhe shtetasi amerikano-iranian
Gazetari
TEHERAN- Një ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL), i cili u kthye në Iran pas shumë vjetësh jashtë vendit, ë...
n.f
BOTA
15 Tetor22:42
Udhëheqësi i Nikaraguas: Netanyahu dhe Zelenskyy janë fëmijë të Hitlerit dhe djallit
Foto ilustruese
NIKARAGUA- Udhëheqësi i Nikaraguas, Daniel Ortega në një fjalim u shpreh se kryeministri izraelit ...
n.f
BOTA
15 Tetor21:21
Rreth 2.000 njerëz morën pjesë në varrimin e 19 viktimave të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Bosnje
Varrimi
BOSNJË- Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën s...
n.f
BOTA
15 Tetor21:19
Tërmet me magnitudë 4.8 ballë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Foto ilustruese
GREQI- Ishulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të...