Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Greqia po përballet me një nga skandalet më të mëdha të dekadës, të njohur tashmë si “Watergate-i grek”, pas zbulimeve se telefona të zyrtarëve të lartë të shtetit, gjyqtarëve, gazetarëve dhe ushtarakëve janë përgjuar përmes një softueri të paligjshëm spiun dhe nga vetë shërbimi sekret grek, raporton BBC.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka quajtur ngjarjen një skandal, por asnjë zyrtar i qeverisë nuk është përballur me akuza penale deri tani, ndërkohë që kritikët e akuzojnë ekzekutivin për përpjekje për të mbuluar të vërtetën.
Të mërkurën, çështja do të trajtohet nga një gjyqtar me rang të ulët, i cili do të shqyrtojë akuzat ndaj dy izraelitëve dhe dy grekëve, të dyshuar për përfshirje në marketingun e softuerit spiun “Predator”.
Skandali u përshkallëzua në verën e vitit 2022, kur Nikos Androulakis, aktualisht kreu i Partisë Socialiste (PASOK) dhe në atë kohë eurodeputet, u njoftua nga IT-ja e Parlamentit Evropian se kishte marrë një mesazh të dyshimtë me përmbajtje malëare, që përmbante softuerin spiun Predator.
Ky softuer, i shpërndarë nga kompania izraelite Intellexa me bazë në Athinë, është në gjendje të aksesojë mesazhet, kamerën dhe mikrofonin e një pajisjeje, duke e kthyer telefonin në një mjet spiunimi.
Zbulimet u bënë edhe më tronditëse kur Androulakis mësoi se kishte qenë edhe nën vëzhgim nga Shërbimi Informativ Kombëtar (EYP), për “arsye sigurie kombëtare.
Pak pas marrjes së detyrës në verën e vitit 2019, kryeministri Mitsotakis kishte vendosur EYP nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të zyrës së tij, duke përqendruar kontrollin institucional mbi shërbimet sekrete.
Pas shpërthimit të skandalit, kreu i EYP, Panagiotis Kontoleon, dhe këshilltari më i afërt i kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, gjithashtu nipi i tij dhe ndërmjetës mes EYP dhe zyrës së kryeministrit, u detyruan të japin dorëheqjen.
Sipas Autoritetit Grek për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Predator është përdorur për të përgjuar të paktën 87 persona, nga të cilët 27 janë ndjekur në mënyrë paralele edhe nga EYP përfshirë ministra në detyrë dhe drejtues të lartë të ushtrisë.
Tre muaj pas bombardimit të objekteve bërthamore të Iranit, shefi i shtabit të Forcave Ajrore Amerikane, Komandanti David Olvin, ngarkoi n...
Veto, vonesa! BE nuk e ka të lehtë marrjen e vendimeve të përbashkëta në politikën e jashtme. A mund të ndryshojë k...
Hong Kongu dhe provinca Guangdong në Kinë po përgatiten për goditjen e supertajfunit “Ragasa”, stuhisë më të fort...
Dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë Millan Radoiçiq &...
Tajvani lindor është përballur me një katastrofë natyrore të përmasave të mëdha, pasi u godit nga tajfuni “Ra...
Një ngjarje tronditëse është zbuluar vetëm pak ditë më parë në Beoti, ku një 62-vjeçare dyshohet se ka ...
Sipas një studimi të ri , shumë pjesë të botës parashikohet të përjetojnë “thatësira zero”, periud...
Ministri i Energjisë i Kilit, Diego Pardow, mori pjesë të martën (23 shtator) në hapjen e asaj që organizatorët e quajnë...
Dy persona kanë vdekur në Tajvanin lindor dhe dhjetëra të tjerë janë të bllokuar ose të zhdukur pasi një supertajfu...
Një shpërthim u raportua në Oslo të martën në mbrëmje. Policia norvegjeze ka rrethuar zonën dhe ka gjetur një gra...