BOTA

Xi Jinping në Beograd, REL: Me synim për të shtrirë ndikimin e Kinës në Evropë

n.f Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 10:03
Xi Jinping në Beograd, REL: Me synim për të shtrirë ndikimin
Foto ilustruese

SERBI- Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti në Beograd mbrëmjen e 7 majit për një vizitë dyditore në Serbi, në përpjekje për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të Evropës. Xi udhëtoi nga Franca, ku ishte takuar paraprakisht me presidentin Emmanuel Macron, i cili i bëri trysni atij t’i lehtësojë kufizimet e Kinës për tregtinë dhe ta përdorë ndikimin e tij ndaj Rusisë për ndaljen e luftës së Kremlinit në Ukrainë.

Lideri kinez ka shumë mundësi të përballet me më pak presion në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili vazhdimisht ka kërkuar t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Kinën dhe Rusinë, pavarësisht se thotë se synon ta anëtarësojë vendin e vet në Bashkim Evropian.

Xi u mirëprit në aeroport nga Vuçiq, kryeministri Millosh Vuçeviç, kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, ministri i Jashtëm, Marko Gjuriç, ish-presidenti Tomisllav Nikolliç, si dhe ambasadorja serbe në Kinë, Maja Stefanoviç.

Pas qëndrimit në Serbi, Xi do të udhëtojë në Budapest, ku kryeministri hungarez, Viktor Orban, pritet t’i ofrojë mikpritje në ngrohtë. Edhe Orbani ka mbajtur marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën, edhe pse Hungaria është anëtare e BE-së.

Në vizitën e tij të dytë në Serbi në tetë vjetët e fundit, Xi me siguri do të bisedojë për një sërë temash me Vuçiçin – nga politika e jashtme te ekonomia, teknologjia dhe kultura. Politikat nacionaliste dhe miqësore ndaj Rusisë të Vuçiqit e kanë alarmuar Perëndimin.

Në Pekin, vizita në Serbi u përshkrua si forcim shtesë i “miqësisë së çeliktë” mes dy vendeve, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti Xinë “mik të madh” të Serbisë. Mediat serbe raportuan për masa të mëdha të sigurisë gjatë vizitës së Xi. Rreth 3.400 pjesëtarë të sigurisë janë angazhuar për t'u kujdesur për sigurinë e delegacionit të Xi, i cili përbëhet nga 400 anëtarë.

Para vizitës së presidentit kinez, Beogradi u stolis me flamuj të Serbisë dhe të Kinës, si dhe me mesazhe mirëseardhëse në gjuhën serbe dhe atë kineze përgjatë rrugës nga aeroporti drejt qendrës së qytetit. Avioni i Xi u shoqërua nga avionët luftarakë MiG-29 pasi mbërriti në hapësirën ajrore të Serbisë.

Marrë nga REL

serb kina xi jinping

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë