Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
BUDAPEST- Kina dhe Hungaria do ta rrisin bashkëpunimin në disa fusha, përfshirë në industrinë e energjisë bërthamore, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, pas bisedimeve me presidentin kinez, Xi Jinping, gjatë vizitës së këtij të fundit në Budapest më 9 maj.
“Kina është njëra prej shtyllave të rendit të ri botëror”, tha Orban në një konferencë për media në kryeqytetin hungarez.
Xi mbërriti në Budapest mbrëmjen e 8 majit, pasi ishte takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Beograd. Turneu i tij evropian nisi më 5 maj në Francë, ku presidenti Emmanuel Macron dhe liderët e BE-së i kërkuan atij t’i lehtësojë kufizimet tregtare të Kinës dhe ta përdorë ndikimin e tij për t’i bërë trysni presidentit rus, Vladimir Putin, ta ndalë pushtimin e Ukrainës.
Orbani tha se tregtia e dyanshme është katërfishuar në 20 vjetët e fundit, duke i shndërruar marrëdhëniet mes Pekinit dhe Hungarisë në “një partneritet strategjik”. Ai shtoi se investimet kineze ishin aq të vogla në Hungari para 20 vjetëve, saqë nevojitej një “xham zmadhues” për t’i vërejtur ato. Vitin e kaluar, megjithatë, tre të katërtat e të gjitha investimeve të huaja në Hungari ishin kineze, nënvizoi Orban, duke shtuar se ato mundësuan vende të reja pune për dhjetëra mijëra hungarezë.
Duke folur përkrah Orbanit në Budapest, Xi tha se Kina do ta thellojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar, financiar dhe në investime me Hungarinë. Ai u zotua se do t’i çojë përpara projektet kyçe të ndërtimit, përfshirë një hekurudhë të shpejtë mes Budapestit dhe Beogradit. Xi e quajti Hungarinë “synim kryesor të investimeve kineze në Evropën Qendrore dhe Lindore”, në një shkrim të publikuar për të përditshmen proqeveritare, Magyar Nemzet. Vizita e parë e Xisë në Evropë pas pesë vjetëve është cilësuar si pjesë e përpjekjeve të tij për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të këtij kontinenti.
Orbani ka krijuar marrëdhënie të ngushta me Kinën dhe Rusinë, në të njëjtën kohë duke e zemëruar Brukselin duke mos iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Moskës, apo duke mos lejuar furnizimin e Ukrainës me armë. Në Beograd, këto dy vende thanë se një marrëveshje, e cila u nënshkrua nga Xi dhe Vuçiq, e rrit shkallën e bashkëpunimin mes tyre nga partneriteti strategjik në “ndërtimin e një komuniteti të Serbisë dhe të Kinës me një të ardhme të përbashkët në epokën e re”. Sikurse Moska, edhe Pekini e mbështet Beogradin në diplomaci, duke mos pranuar ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë, Beogradi i mbështet pretendimet e Kinës për Tajvanin.
“Tajvani është Kinë”, tha Vuçiç më 8 maj, duke e cituar kartën e OKB-së.
Kina i ka investuar më shumë se 6 miliardë dollarë në Serbi në dekadën e fundit, duke i derdhur paratë në miniera të bakrit dhe në fabrika të çelikut, si dhe në projekte të infrastrukturës dhe autostradave. Marrëveshjet për këto projekte mes dy qeverive janë kritikuar nga disa si tepër të rrezikshme, si dhe për mungesë të transparencës./ REL
Foto ilustruese GJERMANI- Sulmet ndaj politikanëve po bëhen më të shpeshta në Gjermani. Nga sulmi u lëndua edhe ish-kryebashk...
Foto ilustruese FRANCË- Dy oficerë policie u plagosën rëndë të enjten mbrëma pas të shtënave. Ngjarja u regjis...
Foto ilustruese GJERMANIA- Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMAR...
Eden Golan MALMO- Artistja solo izraelite, Eden Golan, 20-vjeç, dhe kënga e saj "Hurricane" u kualifikuan për në finale e "Eurovision...
Arrestimi MEKSIKË- Administrata e Universitetit Autonom Benemerita të Puebla (BUAP) në Meksikë vendosi të shkarkojë...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara janë furnizueset më të mëdha të Izraelit me armë. Ato e kanë ndihmuar atë...
Makineritë e firmës "Inkop" SERBI- Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gjenden n&e...
Tomasz Szmydt POLONI- Një gjykatës polak që kishte qasje tek sekretet ushtarake, i cili kërkoi azil politik në Bjellorusi, nuk do...
Foto ilustruese SHBA- Një komision i Kongresit amerikan për Kinën i ka kërkuar universitetit “Georgia Institute of Technolog...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të enjten kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi ...