BOTA

Zbardhen detaje të rënda nga vrasja e Marigona Osmanit! 18-vjeçarja u dhunua për 48 orë me karikues telefoni dhe shkopinj, vdiq nga traumat e shumëfishta

r.ll Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 08:48
Zbardhen detaje të rënda nga vrasja e Marigona Osmanit!
marigona osmani

KOSOVË- Mediat në Kosovë kanë zbardhur detaje të rënda lidhur me vrasjen e Marigona Osmani. 18-vjeçarja ishte dhunuar brutalisht me karikues telefoni dhe me shkop për 48 orë rresht nga dy autorët Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu

19 faqe më shumë se aktgjykimi i parë, është aktgjykimi i dytë dënues ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit. Rreth dy muaj pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka përpiluar edhe vendimin e plotë, me të cilin dënoi me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën e 15 vjet Arbër Sejdiun.

Në arsyetimin e gjykatës së Ferizajt thuhet se Krivaqa me dashje dhe në mënyrë mizore ka goditur deri në vdekje 18 vjeçaren me të cilën ishte duke bashkëjetuar.

“Sa i përket të akuzuarit D.K., nga provat e administruara gjykata ka konstatuar përtej dyshimit të bazuar se në veprimet e tij janë prezentë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.4 të KPRK-së, si në kohën, vendin dhe mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e këtij aktgjykimi, me ç, rast i akuzuari me dashje, në mënyrë mizore duke e goditur me një kabllo të mbushjes së telefonit dhe me një shkop të zi e ka privuar nga jeta tani të ndjerën M.O., me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar, ku vdekja e saj ka qenë e ngadalshme, si pasojë e përdorimit të forcës fizike në mënyrë graduale, kohë pas kohe për një periudhë kohore prej së paku prej 48 orëve, duke i shkaktuar dhembje të mëdha fizike dhe psikike. Se i akuzuari D.K. ka ushtruar dhunë posaçërisht të rëndë-ekstreme të rëndë ndaj të ndjerës M.O., vërtetohet edhe nga raporti i autopsisë nr.ref.MA21-… të dt.23.08.2021 të përpiluar nga eksperti mjeko-ligjor Prof. Dr.N.H., në të cilin raport janë të përshkruara në detaje të gjitha lëndimet e shkaktuara të shumëfishta trupore dhe shkaku i vdekjes së saj.”, thuhet në pjesët e aktakuzës, sipas Tv Dukagjini. 

Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, me arsyetimin se nuk ishte vërtetuar mjaftueshëm mizoria e kësaj vrasje, derisa në aktgjykimin e dytë përmenden hapat që ka ndërmarr gjyqtari për këtë.

“Andaj, nga e gjithë kjo që është konstatuar nga eksperti mjeko ligjor, si në raportin e autopsisë në të cilin raport në detaje janë shënuar të gjitha lëndimet trupore që i akuzuari ia ka shkaktuar të ndjerës për së gjalli, e të cilat lëndime kanë qenë të shumëfishta të quajtura në gjuhën mjekësore si politraumë, e të cilat lëndime janë sqaruar dhe konfirmuar nga eksperti mjeko-ligjor edhe në shqyrtimin gjyqësor, ku nga këto lëndime të shumëfishta të shkaktuara për së gjalli dhe në mënyrë graduale, eksperti ka konstatuar se viktima ka përjetuar dhembje posaçërisht të rënda dhe dhimbje të rënda, trupi gjykues vlerëson se në këtë rast mizoria është e pa kontestueshme.”

Asnjë rrethanë lehtuese nuk ka gjetur as këtë herë, Gjykata në Ferizaj, për Dardan Krivaqën, kur vendosi t'i shqiptojë dënim kapital, derisa rrethana rënduese kishte shumë.

“Mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, – ne mënyrën me barbare me privimin gradual nga jeta ne një ambient te mbyllur ne banese, ku e ndjera ka qenë krejtësisht e pa mbrojtur. I akuzuari ka qenë edhe më pare i dënuar me aktgjykime të shumta të formës së prerë për vepra penale të natyrave të ndryshme, Andaj, të gjitha këto veprime të të akuzuarit në unitetin e tyre tregojnë shkallën e lartë të pjesëmarrjes dhe shkallën e lartë të dashjes në kryerjen e veprës penale, ku nga kjo vepër penale janë shkaktuar pasoja të rënda në familjen e të ndjerës dhe është shkaktuar shqetësim i madh edhe tek qytetarët e Republikës së Kosovës..”

Krivaqa u shpall fajtor dy herë për veprën penale "vrasje e rëndë" dhe Arbër Sejdiu për bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale "vrasje e rëndë". Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Krivaqa e Sejdiu, e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas aktakuzës, Krivaqa, më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar në forma të ndryshme.

dardan krivaqa vrasja e marigona osmanit arber sejdiu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë