BOTA

Zbulohen komplote të Rusisë kundër mbështetësve të Ukrainës në Evropë, ndaj kujt ishte planifikuar në Gjermani

r.ll Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 21:57
Zbulohen komplote të Rusisë kundër mbështetësve të
Armin Papperger, shefi ekzekutiv i kompanisë së mbrojtjes në Gjermani, Rheinmetall.

UKRAINË- Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë zbuluar komplote ruse për të kryer vrasje, zjarrvënie dhe sabotime të tjera në Evropë kundër kompanive dhe njerëzve të cilët e mbështesin ushtrinë e Ukrainës, tha një zyrtar qeveritar perëndimor. Rusia nganjëherë ka rekrutuar kriminelë të zakonshëm në vendet e huaja për t’i kryerë sulmet, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonime.

Një komplot i madh, që u zbulua së voni, e kishte në shënjestër Armin Pappergerin, shefin ekzekutiv të kompanisë së mbrojtjes në Gjermani, Rheinmetall, tha zyrtari.

Ai nuk dha hollësi për komplotet e tjera, për të cilat për herë të parë raportoi CNN. Shtetet e Bashkuara e kishin njoftuar Gjermaninë për komplotin dhe kjo ua kishte mundësuar agjencive të sigurisë ta mbronin Pappergerin dhe kështu të dështonte komploti kundër tij.

Rheinmetall është furnizues i madh i teknologjisë ushtarake dhe i predhave të artilerisë në Ukrainë, e cila është duke luftuar për t’i zmbrapsur forcat ruse. Kjo kompani e hapi muajin e kaluar një objekt për mirëmbajtjen e autoblindave dhe riparimin e tyre në perëndim të Ukrainës dhe synon ta fillojë prodhimin brenda Ukrainës. Zëdhënësja e Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, nuk deshi të komentojë për komplotin e dyshuar për ta vrarë Pappergerin, por tha se veprimet e Rusisë nuk mund të ndikojnë në mbështetjen e aleatëve për Ukrainën.

“Ne kemi qenë të qartë se veprimet e Rusisë nuk do t’i frenojnë aleatët për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën”, tha ajo.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë nuk mund të komentojë “në rastet e kërcënimeve individuale”, tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Maximilian Kall, por shtoi se “ne e marrim shumë seriozisht kërcënimin e rritur dukshëm të agresionit rus”.

“Ne e dimë se regjimi i [presidentit rus Vladimir] Putin dëshiron, mbi të gjitha, ta minojë mbështetjen tonë për Ukrainën, e cila po mbrohet kundër luftës agresore ruse, por Qeveria gjermane nuk do të frikësohet”, tha ai.

Zyrtarët evropianë, të mbledhur në samitin e NATO-s në Uashington këtë javë, folën për ballafaqimin me përshkallëzimin e sulmeve “hibride”, për të cilat ata i fajësojnë Rusinë dhe aleatët e saj. Në prill, hetuesit gjermanë i arrestuan dy burra ruso-gjermanë nën dyshimin për spiunazh, njëri prej të cilëve akuzohet se u pajtua të kryente sulme ndaj shënjestrave të mundshme, përfshirë ndaj objekteve ushtarake amerikane, me shpresën se do të ndikonte në sabotimin e ndihmës për Ukrainën. Gjermania është bërë furnizuesja e dytë më e madhe e armëve në Ukrainë, pas Shteteve të Bashkuara, prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë raportimet për komplotin për ta vrarë Rappergerin./REL

lufta rusi-ukraine armin pappergerin agjencite perendimore te inteligjences

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë