BOTA

Zbulohet një tjetër mashtrim i madh i Vuçiç, çfarë fshihet pas një tjetër “kërcënimi” se do të tërhiqet nga politika

E.D Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 16:15
Zbulohet një tjetër mashtrim i madh i Vuçiç,
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një tërheqje të re nga politika. Politologu Aleksandar Ivkoviç i kujtoi të parit të shtetit serb se të njëjtën gjë e kishte paralajmëruar edhe më parë. Në mediat pro-regjimit, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, thuhet se krejtësisht vet po e përballon rastin me Rio Tinton dhe si dikush që pret një konflikt me Qeverinë e Serbisë lidhur me projektin Jadar. Sipas shkrimeve të po atyre mediave, ai i ka kërcënuar bashkëpunëtorëve me tërheqje nga politika. 

Politologu Aleksandar Ivkoviç ka publikuar reagimin ndaj kërcënimeve për tërheqje në platformën X, së bashku me një fotografi të deklaratave të Vuçiç të vitit të kaluar, në një situatë tjetër, në të cilën ai ka folur pothuajse në mënyrë identike. Gjegjësisht, në atë kohë ka pasur edhe një konflikt mes Vuçiç dhe zyrtarëve më të lartë të Partisë Progresive Serbe (SNS), lidhur me marrëveshjen Bruksel-Ohër, dhe më pas presidenti kërcënoi se do të tërhiqej në të njëjtën mënyrë nëse nuk e përkrahni. Unë do të tërhiqem dhe ju do të kaloni shumë keq në zgjedhje pa mua

Qeveria e Serbisë është e gatshme të anulojë projektin Jadar, por nuk dëshiron një konflikt të hapur me presidentin. Vuçiç po e pret atë konflikt në mënyrë që ta shpallë largimin nga politika pas përfundimit të mandatit presidencial në fund të vitit 2026, u raportua në disa media të regjimit. Teksti jep detaje nga takimi i supozuar i autoriteteve, si dhe përmban disa citime të supozuara nga Vuçiç.

“Numëroni sa prej jush jeni në det! A mendoni se do të zgjidhni problemet nga thellësia e ujit? – pyeti Vuçiç… ju anuloni projektin, kjo është e drejta juaj, unë nuk do t’ju pengoj, nuk do t’ju pengoj as në zgjedhjet e vitit 2027. Vetëm mos kërkoni nga unë të jem pjesë e tufës që përsërit marrëzi çdo ditë” u tha Vuçiç zyrtarëve të partisë. 

Dy përfaqësues të Qeverisë kanë thënë se kishin pozita të rehatshme dhe të sigurta, të cilat tani i kanë rrezikuar pa nevojë me projektin “Jadar”, që nuk ka mbështetje nga askush në Serbi.

“Kur i kam ulur pagat dhe pensionet, a e ka mbështetur dikush atë masë, ndërsa ato reforma na kanë mundësuar të jemi vendi me rritjen më të shpejtë të ekonomisë. Më vjen keq që nuk po shikoni drejt së ardhmes, dhe përveç marrëzive të pakuptimta, nuk kam dëgjuar asnjë argument të arsyeshëm kundër Jadarit”, tha Vuçiç

Ndryshe, presidenti serb kujtojmë se u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij se është gati të pensionohet në vitin 2023, kur dyshohet se u largua nga selia e SNS-it në Beogradin e Ri pas një fjalimi emocional ndaj bashkëpunëtorëve të tij. Në vitin 2004, Vuçiç për herë të parë kishte paralajmëruar tërheqjen nga politika, në rast se do të mposhtej nga kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet për kryetar të Beogradit. Një vit më vonë, në një duel televiziv me Dragan Gjilas, ai shpjegoi se, pavarësisht humbjes së tij, ai nuk e mbajti premtimin vetëm për hir të interesit të përgjithshëm.

Sakaq ai njoftoi tërheqjen e re nga politika në vitin 2008, në kohën e ndarjes me Partinë Radikale. Në fillim të vitit 2017, ai tha se humbja e kandidatit të SNS në zgjedhjet presidenciale do të rezultonte me dorëheqjen e tij si kreu i qeverisë. Mirëpo, për të mos rrezikuar, ai e largoi Tomislav Nikoliçin nga gara presidenciale dhe kandidoi vetë. Në fund të të njëjtit vit, ai i tha gazetës Bloomberg se është i sigurt 99 për qind se nuk do të kandidojë për herë të dytë për president, por më vonë ai 1 për qind mposhti 99-shin. Ai deklaroi edhe në vitin 2018 se do të qëndronte në krye të partisë maksimumi një vit. Pas njoftimeve të shumta se ai do të hiqej nga posti kryesor i partisë, vetëm në vitin 2023 Millosh Vuçeviç u zgjodh president i ri i Partisë Progresive Serbe me propozimin e tij. 

aleksandar vuçiç

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë