BOTA

Zelensky drejtuar aleatëve: Ushtroni më shumë presion ndaj Rusisë

M.B. Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 22:45

Zelensky drejtuar aleatëve: Ushtroni më shumë presion ndaj

UKRAINA- Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të ushtrojnë përsëri presion të ri ndaj Moskës për të ndaluar luftën. Thirrja erdhi pasi gati 150 dronë rusë goditën Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë natës së të shtunës (22.03), duke vrarë të paktën shtatë vetë.

"Nevojiten vendime të reja dhe presioni i ri mbi Moskën për t'u dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte”, postoi Zelensky në mediat sociale përpara bisedimeve për një armëpushim të pjesshëm që janë planifikuar për t'u zhvilluar të hënën në Arabinë Saudite.

Bisedimet për një armëpushim të pjesshëm në Arabinë Saudite ishin planifikuar fillimisht që të zhvilloheshin njëkohësisht të hënën. Por Zelensky tha se delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin e SHBA-së të dielën, pa dhënë detaje të mëtejshme. Kurse takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe të SHBA-së pritet të zhvillohet të hënën.

Në postimin në Instagram Zelensky shkroi gjithashtu se vetëm këtë javë kundër popullit ukrainas ishin lëshuar mbi 1,580 bomba nga ajri, afro 1,100 dronë luftarakë dhe 15 raketa të llojeve të ndryshme, duke theksuar se i gjithë ky armatim përmbante të paktën 102,000 komponentë të huaj.

"Kjo është arsyeja pse sanksionet kundër terroristëve rusë duhet të jenë më efektive. Çdo boshllëk që u lejon atyre të anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të eliminohet," shkroi ai.

Rusia paralajmëron për "negociata të vështira”

Ndërkohë Rusia i minimizoi pritshmëritë për një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë, duke thënë se bisedimet sapo kishin filluar dhe se gjendemi para "negociatash të vështira".

"Ne jemi vetëm në fillim të kësaj rruge," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për televizionin shtetëror rus.

Sipas Peskovit fokusi "kryesor" i Rusisë në bisedimet e saj me Shtetet e Bashkuara do të ishte diskutimi i rifillimit të mundshëm të marrëveshjejes së vitit 2022 për drithin, e cila siguron transportin e sigurt detar të eksporteve bujqësore ukrainase përmes Detit të Zi./ DW

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë