
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të përballet me një deficit raketash për shkak të zhvendosjes së burimeve ushtarake drejt konfliktit në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë për BBC, Zelensky deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin synon një konflikt të zgjatur mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, pasi kjo do të dobësonte Ukrainën duke devijuar mbështetjen amerikane.
Sipas tij, situata aktuale po i shkon për shtat Moskës, pasi rritja e çmimeve të energjisë dhe shpërndarja e burimeve ushtarake krijojnë vështirësi për Kievin. “Për Putinin, një luftë e gjatë në Iran është një plus… kjo do të thotë pakësim i rezervave amerikane dhe i sistemeve të mbrojtjes ajrore,” u shpreh Zelensky.
Ai shtoi se kapacitetet prodhuese të SHBA-së janë të kufizuara në raport me kërkesën globale. “Amerika prodhon rreth 60-65 raketa në muaj, ndërsa vetëm në ditën e parë të luftës në Lindjen e Mesme u përdorën mbi 800 raketa,” theksoi ai, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e furnizimeve.
Zelensky komentoi edhe qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se ai nuk është “në asnjë anë” në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe nuk dëshiron të përshkallëzojë tensionet me Putinin.
Presidenti ukrainas u shpreh gjithashtu pesimist për ecurinë e negociatave të paqes, duke theksuar se ato po shtyhen vazhdimisht, ndërsa zhvillimet në Lindjen e Mesme po e komplikojnë më tej situatën.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
18 Mars09:36
Ishte planifikuar për në fund të muajit/ Trump shtyn vizitën në Pekin dhe takimin me Xi Jinping pas zhvillimeve në Iran
Presidenti Donald Trump tha të martën se po shtynte udhëtimin e shumëpritur në Pekin për t’u takuar me Presidentin kinez X...
BOTA
18 Mars09:25
Zelanda e Re shtrëngon rregullat e deportimit, azilit dhe imigracionit
Qeveria e Zelandës së Re do të prezantojë sot legjislacionin që do të shtrëngojë rregullat e deportimit, azilit dhe im...
Piranjat News
BOTA
18 Mars09:01
VIDEO/ Momenti kur bombardimet izraelite shkatërrojnë një ndërtesë 22-katëshe
Një ndërtesë shumëkatëshe në qendër të Bejrutit u shënjestrua nga granatimet izraelite të...
BOTA
18 Mars08:11
Grupet e hakerave shënjestrojnë SHBA-të dhe Izraelin/ Si po përdoren sulmet kibernetike si armë në luftën e Iranit?
Kompania amerikane e teknologjisë mjekësore Stryker konfirmoi më 11 mars se një sulm kibernetik kishte ndërprerë rrjetin e saj g...
BOTA
18 Mars08:00
Dita e 19-të e luftimeve në Lindjen e Mesme! Izraeli shënjestron Hezbollahun në Liban, Teherani i përgjigjet me raketa
Sulmet izraelite janë regjistruar në kryeqytetin libanez, Bejrut, gjatë natës së kaluar.
Të paktën gjashtë persona u ...
BOTA
18 Mars07:33
Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Lufta do të ketë pasoja globale, do goditen të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme do të kenë ndikim global, duke...
BOTA
18 Mars07:32
“Washington Post”: SHBA u kërkon ambasadave amerikane në të gjithë botën të rrisin sigurinë për shkak të sulmeve të Irani
Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar të gjitha përfaqësitë diplomatike të SHBA-së në mbarë botën q&eum...
BOTA
17 Mars23:12
Bilanci me 400 të vrarë/ Dëshmia: Njerëzit po hanin darkë kur u goditën nga raketat
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat e një qendre rehabilitimi nga droga në kryeqytetin afgan, Kabul, e ...
BOTA
17 Mars23:03
Zjarr në kompleksin e ambasadës amerikane në Bagdad pas sulmeve me raketa dhe dronë
Sulmet me raketa dhe dronë ndaj ambasadës amerikane dhe një objekti diplomatik në Irak rifilluan të martën (17 mars) pas një ...