Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
UKRAINË- Paqja në Evropë, që ka lulëzuar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, është zhdukur si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, të nisur më 2022, dhe përbën kërcënim për gjithë kontinentin, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Ne jetojmë në kohën kur Evropa nuk është më kontinent i paqes”, ka thënë Zelensky para Parlamentit të Francës në Paris, më 7 qershor. Më vonë gjatë ditës, ai do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden.
“Ne jetojmë në kohën kur nazizmi po kthehet sërish, fatkeqësisht. Tani në Evropë qytetet sërish po shkatërrohen dhe fshatrat po bëhen hi. Në Evropë ende kemi kampe filtrimi, dëbime dhe urrejtja është bërë kult i ri në Rusi”.
Si Biden, ashtu edhe Zelensky, janë duke marrë pjesë në përkujtimin e 80-vjetorit të së ashtuquajturës Ditës D, përgjatë së cilës shënohet zbarkimi i forcave ushtarake aleate në Normandi, që më pas ka rezultuar me mposhtje të nazizmit.
Përgjatë një fjalimi të mbajtur më 6 qershor, Biden ka thënë se bota e lirë është me Ukrainën dhe nuk do t’i nënshtrohet agresionit rus, duke ngritur paralele me luftën e forcave aleate për të çliruar Evropën prej Gjermanisë naziste.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk do ta braktisin Ukrainën, ka thënë Biden. Në ceremoninë përkujtimore nuk është ftuar as presidenti rus, Vladimir Putin, dhe as zyrtarë tjerë të Rusisë. Përgjatë bisedimeve të Bidenit me Zelenskyn, tema kryesore e bisedës pritet të jetë synimi i Kievit për t’u anëtarësuar në aleancën 32-anëtarëshe, NATO-n.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën amerikane Time, Biden ka thënë se nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Në një intervistë të gjatë, Biden ka thënë se “paqja duket ashtu kur të sigurohemi që Rusia, kurrë, kurrë, kurrë, kurrë nuk do të mund të pushtojë Ukrainën. Ashtu duket paqja”. Por, ai më pas ka shtuar, “kjo nuk nënkupton NATO-n, që ata të jenë pjesë e NATO-s”.
“Nënkupton që të kemi një marrëveshje me ta, sikurse e kemi me vendet tjera, ku dërgojmë armë, që ato shtete të mbrojnë veten në të ardhmen. Mirëpo, nuk jam i përgatitur për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në NATO”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marre nga REL
NORMANDI- Kryeministri britanik Rishi Sunak kërkoi falje për largimin e papritur nga Normandia të enjten, ku ndodhej së bashku me lider&eu...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në qytetin e Drenasit është pyetur nga gaze...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do tu drejtohet ligjvënësve amerikanë në Washington më 24 korrik, njoftuan të e...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë në Prishtinë mbrëmjen e s...
Foto ilustruese KOSOVË- Parlamenti Evropian (PE) nuk është sikur parlamentet kombëtare, por, megjithatë, duhet ta ketë nj&eum...
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron do të presë sot Volodymyyr Zelenskyy në Pallatin Élysée. Siç raporto...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Kur...
Darien KOLUMBI- Pak më shumë se 170,000 emigrantë kaluan xhunglën e rrezikshme të Darien në kufirin natyror mes Kolumbis...
SHËN PETERSBURG- Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës u takua dje më 6 qershor, me presidentin rus Vladimir Putin. Ta...
FRANCË- Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Francë, për të diskut...