BOTA

Zelenskyy kërkon nga Rusia që t’i kthejë fëmijët ukrainas

n.f Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 12:31

Zelenskyy kërkon nga Rusia që t’i kthejë fëmijët

UKRAINË- Vladyslav Rudenko ishte 16-vjeçar kur u kap nga forcat ruse dhe u mbajt për nëntë muaj në kampet për fëmijë në Krimenë dhe Hersonin e pushtuar nga Rusia. Për dallim nga 20.000 të rinj të tjerë ukrainas, Rudenko u shpëtua nga organizata joqeveritare “Save Ukraine” dhe u kthye në territorin e kontrolluar nga Ukraina pas nëntë muajsh në robëri.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe zyrtarë të tjerë ukrainas, thonë në qendër të vëmendjes së tyre tani është fati i atyre mijëra fëmijëve, shumë prej të cilëve mbesin në zonat e pushtuara nga Rusia, në ato që Moska i quan “qendra rehabilitimi”.

“Ky krim duhet të hetohet plotësisht dhe përgjegjësit duhet të japin llogari”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha gjatë fundjavës, si pjesë e nisjes së fushatës #ChildrenAreNonNegotiable.

“Paqja e drejtë dhe e qëndrueshme kërkon kthimin në shtëpi të të gjithë këtyre fëmijëve ukrainas”, shtoi ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka bërë përfundimin e konfliktit më të gjatë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ndër synimet kryesore të politikës së tij të jashtme prej se e mori detyrën tre muaj më parë.

Derisa bisedimet zhvilluar në lidhje me çështje të ndryshme dhe ndjeshme, çështja e riatdhesimit të të gjithë atyre që janë marrë nga Ukraina ka qenë ndër temat kryesore të negocimit nga zyrtarë ukrainas.

Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Moskën për orkestrimin e atij që disa grupe e kanë quajtur "dëbim sistematik" të fëmijëve nga Ukraina drejt pjesëve të vendit të kontrolluara nga Rusia, apo edhe përtej, në Rusi dhe aleaten e saj, Bjellorusi.

Prova të mbledhura vitin e kaluar nga Shërbimi bjellorus dhe ai ukrainas i Radios Evropa e Lirë sugjeruan se kampet po përdoren për t’i mësuar të rinjtë ukrainas ta identifikojnë veten me koncepte që promovohen nga Moska dhe Minsku.

Kjo erdhi pas një studimi të nëntorit 2023 nga Laboratori i Kërkimeve Humanitare i Shkollës së Shëndetit Publik të Yale, i cili gjeti se udhëtimet e shoqëruara të nxënësve ukrainas në Bjellorusi po koordinoheshin nga Bjellorusia dhe Rusia si pjesë e të ashtuquajturit Shtet i Bashkuar mes dy vendeve.

Studimi gjeti se ky proces përfshin “riarsimim”, apo “promovim i mesazheve ose ideve kulturore, historike, shoqërore dhe patriotike që i shërbejnë interesave politike” të dyja regjimeve.

Sipas raportit, stërvitje ushtarake, përfshirë nga trupa të Ministrisë së Brendshme, janë zhvilluar me “të paktën gjashtë grupe fëmijësh”.

Rudenko i tha Shërbimit ukrainas të REL-it në fillim të këtij muaji se gjatë kohës sa ishte mbajtur nga autoritetet ruse, rutina e tij e përditshme kishte orientim të qartë.

“Zgjoheshim me himnin rus, ngrinim flamurin, dhe bënim ushtrime. Pas mëngjesit, na tregonin çfarë kishte ndodhur gjatë natës në Rusi. Fjalë për fjalë. Pastaj shikonim filma rusë”, tha ai, duke përshkruar regjimin gjatë qëndrimit në kampe.

Sipas Laboratorit Humanitar të Yale, më shumë se 8.400 fëmijë nga Ukraina janë zhvendosur sistematikisht në të paktën 57 qendra: 13 qendra në Bjellorusi dhe 43 qendra në Rusi apo në territore të pushtuara nga Rusia.

Sipas portalit zyrtar të Qeverisë ukrainase childrenofëar.gov.ua, numri është shumë më i madh - rreth 20.000 - ndërsa vetëm 1.300 fëmijë janë kthyer me sukses./REL

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë