BOTA

Zelenskyy: Orban s’mund të jetë ndërmjetës i paqes

n.f Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 22:39
Zelenskyy: Orban s’mund të jetë ndërmjetës i paqes
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se kryeministri hungarez, Viktor Orban, nuk mund të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës. Orban qëndroi të hënën në Pekin për vazhdimin e asaj që ai quajti “misioni i paqes 3.0”. Javën e kaluar, ai ishte edhe në Kiev dhe në Moskë.

Në një letër dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, më 5 korrik, Orban tha se, bazuar në bisedimet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, ai beson se tani ka “shanse më të mëdha për një pritje pozitive për të gjitha propozimet e mundshme për armëpushim, si dhe për një udhërrëfyes drejt bisedimeve për paqe”.

Por, Mike Carpenter, këshilltar i lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se takimi i Orbanit me Putinin nuk ishte i dobishëm.

“Unë nuk mendoj se [vizita e Orbanit në Moskë] do ta mbështesë Ukrainën dhe përpjekjet e saj për paqe, ose sovranitetin apo integritetin territorial të Ukrainës”, tha Carpenter.

Michel tha javën e kaluar se presidenca e radhës e BE-së, që aktualisht i takon Hungarisë, “nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së” dhe përsëriti qëndrimin e BE-së se Rusia është agresore në luftën në Ukrainë.

Orban pohoi në letrën e tij se udhëheqja nga Shtetet e Bashkuara “është e kufizuar”, për shkak të fushatës zgjedhore presidenciale atje. Prandaj, ai tha se BE-ja nuk mund të presë asnjë propozim nga Shtetet e Bashkuara në muajt e ardhshëm dhe se Brukseli duhet të shqyrtojë inicimin e një nisme evropiane.

Duke folur në një konferencë shtypi në Poloni, Zelensky tha se vetëm vendet e fuqishme, me forca të armatosura shumë më të mëdha se ato të Rusisë, mund të arrijnë të organizojnë bisedime për paqe.

“A ka shumë vende të tilla në botë? Jo shumë. Unë besoj se SHBA-ja dhe Kina janë vende të tilla. Dhe BE-ja, jo si vend, por e gjithë BE-ja. Ky mund të jetë vërtet një mision ndërmjetës”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Kievi mbetet i hapur ndaj propozimeve nga vendet e tjera se si të formësohet rruga drejt paqes, por se ato duhet të përputhen me vizionin ukrainas. Zelensky ka këmbëngulur se integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë themeli i çdo marrëveshjeje për paqe.

Putin, në anën tjetër, ka thënë se kushtet për t’i dhënë fund luftës, kërkojnë nga Kievi që të heqë dorë nga dëshira për t’u bashkuar me NATO-n, si dhe të heqë dorë nga Krimeja dhe katër rajone të tjera të okupuara të Ukrainës.

Orban i tha Michelit në letrën e tij se ai nuk ka bërë asnjë propozim dhe “nuk ka artikuluar asnjë mendim në emër të Këshillit Evropian ose Bashkimit Evropian”.

Pas takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping, Orban i shkroi një letër të veçantë Michelit, në të cilën tha se bisedimet “konfirmuan se politika e paqes e Kinës, e cila bazohet në parimet e moszgjerimit, mospërshkallëzimit dhe asnjë provokimi, do të mbetet në fuqi për të ardhmen e parashikueshme”./ REL

zelenskyy orban lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë