BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se Moska ka lëshuar më shumë se 800 bomba mbi Ukrainë vetëm gjatë kësaj jave dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore që të lehtësojnë edhe më tej kufizimet e vendosura ndaj Kievit lidhur me sulmet brenda Rusisë.
Thirrja erdhi pasi ushtria ukrainase publikoi të dielën pamje të regjistruara me dronë ku shiheshin trupat e pajetë në një zonë civile në qytetin Toretsk në lindje të vendit.
Sulmet në rajonin e Doneskut, të shkatërruar nga lufta, kanë bërë që ekipet e shpëtimit në Ukrainë të intensifikojnë operacionet e evakuimit. Zyrtarët lokalë thanë se bomba të fuqishme ruse kanë goditur qytetin, ndërsa sulmet e Moskës po i detyrojnë njësitë ukrainase në vijën e frontit që të qëndrojnë në pozicione mbrojtëse.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se vetëm në një javë, Rusia kishte lëshuar më shumë se 800 bomba në Ukrainë.
“Ukraina ka nevojë për mjetet e nevojshme për të shkatërruar transportuesit e këtyre bombave, përfshirë avionët luftarakë rusë, kudo që janë. Ky hap është thelbësor”, shkroi ai në një postim në internet.
Flitet për bomba të epokës sovjetike, të pajisura me sistem drejtimi me saktësi të madhe që lëshohen nga një avion që fluturon jashtë perimetrit të mbrojtjes ajrore.
Këto bomba peshojnë më shumë se një ton dhe shkaktojnë dëme kolosale kur godasin objektivin.
Ekipet e shpëtimit në Toresk ndihmuan banorët e thyer në moshë që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
“Dje pati një sulm dhe shtëpia jonë u shkatërrua. Eshte shumë e frikshme”, tha Oksana Zharko e cila u evakua nga qyteti me ndihmën e autoriteteve.
Gjatë javëve të fundit, sulmet ruse janë përqendruar në qytetin Chasiv Yar më në veri, pasi komandantët ukrainas në zonë thonë se kanë patur pak burime në dispozicion, kryesisht për shkak të një hendeku disa mujor në furnizimin me ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.
Ukraina vazhdon përpjekjet për të stabilizuar pjesë të vijës së saj të frontit pasi ndihma ushtarake e nevojshme u miratua nga Shtetet e Bashkuara në prill.
Presidenti Zelenskyy u bëri thirrje vendeve që ta ndihmojnë Ukrainën dhe të lehtësojnë më tej kufizimet lidhur me përdorimin e armëve perëndimore për të goditur objektiva ushtarake brenda Rusisë.
“Duhen vendime të qarta për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve tanë,” tha ai. “Sulmet me rreze të gjatë veprimi dhe mbrojtja moderne ajrore janë bazë për ndalimin e terrorit të përditshëm rus. Falenderoj të gjithë partnerët tanë që e kuptojnë këtë”.
Disa orë pas deklaratës së zotit Zelenskyy, zyrtarët ukrainas thanë se Rusia kishte goditur një magazine postare në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në verilindje, duke vrarë një punonjës dhe plagosur nëntë të tjerë, përfshirë një foshnjë 8-muajshe.
Rreth 24 orë më herët, raketat ruse goditën një qytet në jug të Ukrainës, duke vrarë shtatë civilë, mes tyre fëmijë, dhe plagosur dhjetëra vetë të tjerë, njoftuan autoritetet lokale.
Zyrtarët ukrainas publikuan fotografi të trupave të pajetë, të shtrirë në një mbulesë që përdoret për piknik, në një park në Vilniansk si dhe fotografi të kratereve të thella pranë një ndërtese.
Të paktën 38 persona u plagosën në sulmin e së shtunës në mbrëmje, thanë autoritetet dhe shpallën të dielën ditë zie.
Zyrtarët e Donetskut, të emëruar nga Rusia, qytet i cili është pjesërisht i pushtuar si dhe i aneksuar ilegalisht nga Moska, thanë se sulmet ukrainase plagosën të dielën një djalë 4-vjeçar dhe një vajzë 15-vjeçare. Sipas ministrisë së Emergjencave të Rusisë, katër pjesëtarë të saj u goditën nga sulmet ajrore ndërsa përpiqeshin të shuanin një zjarr në kryeqyetin e rajonit, që gjithashtu mban emrin Donetsk. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se forcat e saj gjatë orëve të fundit rrëzuan mbi 72 dronë ukrainas./VOA
Clelia Ditano ITALI- Një 25-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në itali. Bëhe...
GJERMANI- Nëntë persona janë plagosur në një sulm me acid në një kafene në qytetin gjerman të Bochum. Polici...
GJERMANI- Nëntë persona janë plagosur në një sulm me acid në një kafene në qytetin gjerman të Bochum. Polici...
FRANCË- Pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat shpallën fituese partinë e ekstremit t...
SHBA- Pesë persona u qëlluan, duke përfshirë tre për vdekje, pranë kampusit të Universitetit të Cincinnatit herët...
FRANCË- Moti i i keq ka përfshirë Europën ku si pasojë kanë humbur jetën edhe disa persona. Bëhet me dije se stuhit&eu...
zjarret GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përke...
negociatoret BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, do të takohen të m...
glauk konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se institucionet e vendit kanë informacione të sakta se...
foto ilustruese BRUKSEL- Belgjika ka përfunduar kryesimin gjashtëmujor të Bashkimit Evropian dhe këtë detyrë, nga 1 korr...