BOTA

Zelenskyy: Ukraina nuk u ftua për bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite

r.ll Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2025, 15:40
Zelenskyy: Ukraina nuk u ftua për bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë
volodymyr zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi nuk është ftuar për të marrë pjesë në bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen në Arabinë Saudite, për përfundimin e luftës së Moskës në Ukrainë.

Duke folur më 15 shkurt, Zelensky tha gjithashtu se Ukraina nuk do të bisedojë me Rusinë pa u këshilluar fillimisht me aleatët e vet evropianë.

"Ne nuk kemi asnjë dokument, asnjë ftesë. Për mua është e çuditshme të flas në këtë rast, në këtë mënyrë, nëse më parë nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë mes vete si aleatë dhe partnerë strategjikë", tha ai gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.

"Për aq sa di unë, Rusia nuk është partneri ynë strategjik", shtoi ai.

Reagimi i Zelenskyt vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do ta dërgojë një ekip zyrtarësh së lartë amerikanë në Arabinë Saudite, për t’i filluar bisedimet me Rusinë, thanë zyrtarët amerikanë për media të ndryshme.

Zyrtarët amerikanë thanë për gazetarë më 15 shkurt se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, dhe negociatori për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të marrin pjesë në bisedime.

Keith Kellogg, i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, nuk pritet të marrë pjesë në bisedime, sipas mediave që cituan zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët amerikanë nuk dhanë hollësi se kur do të zhvillohen takimet në Arabinë Saudite. Rubio mbërriti në Izrael mbrëmjen më 15 shkurtit, pasi mori pjesë në konferencën e Munihut.

Mykhaylo Podolyak, këshilltar i lartë i Zelenskyt, tha se "nuk ka negociatorë që do ta përfaqësojnë Ukrainën në Arabinë Saudite".

"Sot, nuk ka asgjë në tryezën e bisedimeve që mund të diskutohet. Rusia nuk është e gatshme për negociata", tha ai për televizionin ukrainas pas komenteve të Zelenskyt më 15 shkurt.

Ndërkohë, liderët evropianë pritet të mblidhen javën e ardhshme në Paris për një takim urgjent në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ky takim pritet të mbahet pas shqetësimeve se Uashingtoni do të lërë Evropën jashtë bisedimeve me Rusinë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kellogg shkaktoi habi kur tha se Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashkuara i ndërmjetësojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Duke folur në një panel dreke në Konferencën e Sigurisë në Munih më 15 shkurt, Kellogg la të kuptohet se Uashingtoni synon të bëjë përparime të rëndësishme brenda disa javësh, duke theksuar se ai po vepron "me kohën e Trumpit".

Mes shqetësimeve në Kiev dhe Bashkimin Evropian se ata mund të anashkalohen pasi Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë dhe tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të fillonin menjëherë negociatat, Kellogg theksoi se Ukraina dhe Evropa nuk do të përjashtohen.

"Duhet t’i përfshish aleatët. A do të luajnë rol ata? Sigurisht që po. Ne duam të sigurohemi që është një paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë", shtoi ai.

Megjithatë, kur u pyet nëse mund të garantonte audiencën se "ukrainasit do të jenë në tryezë dhe evropianët do të jenë në tryezë", Kellogg u përgjigj: "Oh, mirë, sapo ndryshuat gjithë dinamikën".

"Përgjigja për pyetjen e fundit... është jo", tha ai, duke iu referuar me sa duket Evropës. "Përgjigja për pjesën e parë të asaj pyetjeje është po, sigurisht që ukrainasit do të jenë aty".

Departamenti amerikan i Shtetit tha më 15 shkurt se sekretari Rubio bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më herët gjatë ditës.

Biseda e Rubios me Lavrovin “u bë në vazhdën e bisedimeve pas bisedës së presidentit Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin më herët këtë javë”, thuhet në një komunikatë të shkurtër.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e BE-së, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimit të bisedimeve pa përfshirjen e negociatorëve të tyre.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri thirrje kundër një “zgjidhjeje të shpejtë” dhe një “marrëveshjeje të pistë” për përfundimin e konfliktit, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të zbatohet pa përfshirjen e Evropës dhe Ukrainës.

Duke iu drejtuar konferencës së Munihut, Zelensky u bëri thirrje vendeve të Evropës për themelimin e një ushtrie të përbashkët, në rast të tërheqjes së mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia.

“Ka ardhur koha, Forcat e Armatosura të Evropës duhet të krijohen”, tha ai.

“Nëse amerikanët vendosin të largohen, ta kufizojnë praninë e tyre, nuk është gjë e mirë, natyrisht, është e rrezikshme”, tha Zelensky. Në margjinat e konferencës së Munihut, vendet e industrializuara të G7-ës ritheksuan “mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën./REL

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë