BOTA

“Zëvendësohemi nëse s’e përdorim,” si po e ndryshon tregun e punës inteligjenca artificiale?

n.f Përditësimi i fundit 24 Maj 2025, 21:53

“Zëvendësohemi nëse s’e përdorim,” si po e

KOSOVË- Pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Por, shumë detyra në këtë sektor tashmë mund të kryhen nga inteligjenca artificiale (IA). Organizata Ndërkombëtare e Punës paralajmëron se asnjë profesion nuk është plotësisht i sigurt, por ekspertët e fushës e shohin atë më shumë si ndihmë sesa rrezik.

Që më shumë se një dekadë, Lend Kelmendi ka hyrë në botën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Nga koha kur ai kishte filluar karrierën e deri tani që mban pozitën e drejtorit të inxhinierisë në kompaninë Kutia, shumëçka ka ndryshuar.

“Ka qenë njëri prej versioneve të ChatGPT-së, që, kur ka dalë, ke mundur të thuash se të ka ndihmuar në punë”, thotë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Programet e para të inteligjencës artificiale nuk ishin të përsosura, thotë Kelmendi. Por, me kalimin e kohës, ato janë bërë pjesë gjithnjë e më e rëndësishmë e punës së tij dhe kolegëve të tij. Për Albi Hotin, programer, inteligjenca artificiale (IA) ka qenë pjesë e punës së tij që nga fillimi i karrierës, rreth dy vjet e gjysmë më parë.

“Ne e dimë që IA-ja mëson, mëson edhe nga ne. Sa më shumë që e përdorim, aq më shumë mëson ajo edhe prej përdoruesve të vet. Kështu që është ndihmë e madhe”, thotë Hoti.

Për çka e përdorin ata? Për të zgjidhur probleme të ndryshme në punën e tyre, për të kryer detyrat që s’kërkojnë shumë kreativitet… Por, një raport i publikuar këtë javë nga Organizata Botërore e Punës (ILO) paralajmëron se gjithnjë e më shumë detyra të këtij sektori - dhe jo vetëm - mund të kryhen nga inteligjenca artificiale.

Çka do të thotë kjo? Se disa profesione në të ardhmen mund të bëhen të panevojshme. Në raportin e ILO-së thuhet se një në katër punëtorë në të gjithë botën është i angazhuar në një profesion që rrezikohet të zëvendësohet deri në një masë nga inteligjenca artificiale.

Më të rrezikuar thuhet të jenë ata që kanë të ardhura më të larta dhe që janë të punësuar në vende më të pasura. Besnik Rama, drejtor ekzekutiv i kompanisë Novende dhe ligjërues për inteligjencë artificiale, shpjegon se si më parë teknologjia ka zëvendësuar punët fizike me makina të ndryshme, por tani ka nisur zëvendësimin edhe të “punëve intelektuale”.

“Çdo profesion do të preket nga IA-ja, disa më shumë e disa më pak. Mirëpo, të gjitha profesionet do të lehtësohen në kryerjen e punës së tyre nga IA-ja”, thotë Rama për REL-in.

Ai parasheh që inteligjenca artificiale në të ardhmen të caktojë terapi mjekësore, të japë këshilla juridike…

“E, posaçërisht, programerët do të jenë ndër më të prekurit nga IA-ja”, shton ai.

Çka të bëjmë përballë këtij rreziku? Rama i ka dy këshilla: pranojeni IA-në si pjesë të realitetit dhe përqafojeni e mësoni si ta inkuadroni në punën tuaj.

“Programerët nuk do të asgjësohen nga IA-ja. Mirëpo, IA-ja do ta bëjë punën e tyre më të thjeshtë, si në shpejtësinë e zgjidhjes së problemeve, ashtu edhe në kualitetin e zhvillimit”, thotë ai.

Sektori i informimit dhe komunikimit punëson gati 13 mijë persona në Kosovë, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës për janarin e vitit 2025. Prej tyre, rreth tetë mijë janë djem, ndërsa shumica janë nga 15 deri në 34 vjeç.

Paga mesatare bruto në këtë sektor është 1.177 euro, por zhvilluesit e softuerëve arrijnë paga edhe shumë më të larta. Edhe Aldo Baxhaku, zyrtar për komunikim publik në Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), thotë se fokusi duhet të jetë te shkathtësistë e zëvendësueshme, e jo profesionet.

“Nëse në pozitën që je, kryen vetëm detyra shabllon, përsëritëse, rutinore dhe nuk luan rol kreativiteti ose mendimi kritik, ekspozimi ndaj automatizimit ose zëvendësimit nga IA-ja është i lartë”, thotë Baxhaku për REL-in.

Ai thotë se kompanitë e sektorit të teknologjisë informative në Kosovë janë të specializuara pikërisht në ofrimin e zgjidhjeve kreative, që ai thotë se “IA-ja, të paktën për momentin, nuk i zëvendëson dot në mënyrë efektike”.

Shkaku i popullsisë së re të Kosovës, sidomos atyre të angazhuar në këtë sektor, Baxhaku është i bindur se potenciali në Kosovë për t’u përshtatur me ndryshimet e tilla është i lartë.

Rama dhe Baxhaku pajtohen në një pikë: Kush nuk dëshiron të zëvendësohet nga inteligjenca artificiale apo të mbetet prapa, duhet ta bëjë atë pjesë të procesit të punës. Kjo tashmë po ndodh në shumë kompani në Kosovë, thonë ata dy, si në procesin e planifikimit, rekrutimit, prodhimit të përmbajtjes audio-vizuele, etj.

Drejtori i inxhinierisë në Kutia, Kelmendi, thotë se megjithatë ka disa gjëra që IA-ja nuk di t’i bëjë.

“Nëse flasim për zgjidhjen e problemeve që nuk janë shfaqur më herët, IA-ja nuk di se si t'i zgjidhë”, thotë ai.

Kështu që, ai thotë se të vetmit inxhinierë që do të zëvendësohen janë “inxhinierët që nuk do ta përdorin IA-në”./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë