BOTA

Zgjedhje në Gjermani, çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

n.f Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 08:17

Zgjedhje në Gjermani, çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

GJERMANI- Lufta e Putinit kundër Ukrainës reflektohet në disa postera zgjedhorë për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani. Cilat parti e përdorin dhe me çfarë sloganesh duan ato të fitojnë vota? Postera zgjedhorë që tregojnë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin rus,  Vladimir Putin janë shfaqur në Bon dhe zonën përreth. Posterat vijnë nga një parti e vogël satirike që e quan veten "Partia".

"Zërat më të fortë të Gjermanisë për Europën”


Posterat zgjedhorë janë varur që nga fillimi i janarit në Gjermani dhe janë pjesë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme federale të 23 shkurtit. Aty lexon parulla si: "Zërat më të fortë të Gjermanisë për Evropën" dhe "Votoni për partinë - mos ia lini Evropën Leyen!" Fjala "Leyen", e cila kur shqiptohet tingëllon si "e paaftë", nënkupton njerëz të pakualifikuar dhe amatorë, synon të jetë një aludim për mbiemrin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Partia satirike "Partia" aktualisht nuk është e përfaqësuar as në Bundestag ose në parlamentet e landeve. Në 2020 dhe 2021, megjithatë, ajo kishte një përfaqësues të vetëm, Marco Bülow, në Bundestag. Partia ka dy përfaqësues në Parlamentin Evropian.

Parullat e këtij viti në posterat ironikë zgjedhorë janë me mbushkrime si: "Nuk ka luftë botërore pa Gjermaninë!", "Votoni për partinë - ajo është shumë e mirë!" ose, për shembull, "Mos e menderosni kur të vini kryqin tuaj!". Slogani i fundit shfaqet në një poster që përshkruan një burrë me flokë të gjatë me një kurorë me gjemba në kokë - një referencë për Jezusin. Loja me fjalën "kryq" synon votimin në zgjedhjet federale.

Çfarë kuptimi kanë posterat me Putinin?


E pyetur nga DW, dega e qarkut të Bonit të partisë tha se postera me fotografi të Scholz dhe Putin ishin përdorur për herë të parë në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024. "Ata ilustrojnë zërat më të fortë në Gjermani kur bëhet fjalë për formësimin e politikës në Evropë," thotë dega e partisë dhe  thekson se kjo është ironi, por përmban edhe kritika për Scholz-in.

Partia e quan Putinin një "gomar" dhe thotë për DW se ai "ka nisur një luftë agresioni". Nga kjo parti thuhet, se Scholz po e ndihmon Putinin duke mos dërguar mjaftueshëm armë në Ukrainë, por thekson se posterët e saj të Putinit varen vetëm në Bon dhe jo në të gjithë Gjermaninë.

Putin shfaqet edhe në postera të partive të tjera


Megjithëse Putini nuk shfaqet në posterat zgjedhore të partive të tjera gjermane, ai përmendet në disa - për shembull në posterat e partisë Volt Gjermani. Është dega gjermane e partisë pan-evropiane Volt Europa, e cila angazhohet për më shumë integrim brenda Bashkimit Evropian. Partia tani ka pesë vende në Parlamentin Evropian, por nuk është e përfaqësuar në Bundestagun gjerman ose në parlamentet e landeve. "Le të kthejmë të ardhmen, me një Evropë të fortë kundër Trump dhe Putin”, thotë një nga posterët e tyre elektoralë.

"Ndaloni Putinin dhe NATO-n! Nuk ka dërgesa armësh!" është shkruar në një poster nga Partia ultra e majtë Marksiste-Leniniste e Gjermanisë. Ajo gjithashtu nuk është e përfaqësuar në Bundestag apo parlamentet e landeve. Partia është edhe nën vëzhgimin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

"Qëllimet e MLPD-së janë të drejtuara kundër komponentëve thelbësorë të rendit themelor të lirë demokratik”, është arsyetimi në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme të landit Nordrhein-Westfalen. Sipas autoritetit, ato karakterizohen nga "tre pikat thelbësore të revolucionit, diktatura e proletariatit dhe komunizmi”.

Lufta e Ukrainës nuk është në  fokus të fushatës zgjedhore


DW gjithashtu analizoi posterat zgjedhorë nga parti të tjera në disa qytete gjermane dhe gjithashtu shikoi reklamat zgjedhore në internet dhe mediat sociale, por nuk gjeti përmendje të mëtejshme të Putinit apo luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës. Nga partitë e përfaqësuara në Bundestag, vetëm Aleanca Sahra Wagenknecht shkruan në një poster zgjedhor "Vendi ynë do paqe”, por pa shpjeguar se çfarë saktësisht dhe nëse kjo dëshirë lidhet me Ukrainën. 

"Fakti që tema e Ukrainës u zhduk pothuajse plotësisht në fushatën zgjedhore dërgon një mesazh shkatërrues që kjo nuk mund të lejohet të ndodhë,” kritikoi Andrij Melnyk, ish-ambasadori ukrainas në Gjermani, në rrjetin social X më 29 janar. Së fundmi ai u bë përfaqësuesi i përhershëm i vendit të tij në Kombet e Bashkuara./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë