foto ilustruese
KOSOVË- Ndihma financiare për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, Lindja e Mesme por edhe Rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi, janë çështje të cilat sipas njohësve të zhvillimeve politike, do të ndikohen nga rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
370 milionë qytetarë nga 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian nga e enjtja e deri të dielën e kanë të drejtën që tu drejtohen kutive të votimit për t’i përzgjedhur deputet që do t’i përfaqësojnë në Parlamentit Evropian. Bazuar në parashikime dhe sondazhe të ndryshme pritjet janë që të rritet përkrahja për ekstremin të djathtë.
Njohës të zhvillimeve brenda kontinentit evropian presin që e djathta të fitojë terren dhe të grupi i tretë më i madh, gjë që sipas tyre do të ndikonte menjëherë në vendimmarrjen dhe sjelljen e Bashkimit Evropian.
“Ndikimi i tij do të varet dhe do të shkoj në disa drejtime. Ato lidhen me perceptimin se si ky krah ka fillimisht ndaj zgjerimit dhe temave kyçe aktuale që janë më të rëndësishmet e BE-së. Dhe këtu gjëja e parë që mund të përmendim është konflikti Rusi-Ukrainë, dhe konfliktet sporadike që ndodhin në rajonin e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme”, ka thënë për Tv Dukagjinin profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri.
Sipas Imerit rritja e së djathtës do të ketë ndikime ekskluzivisht në përkrahjen financiare ndaj Ukrainës, dhe pengesa të reja për vendet që synojnë anëtarësim në bllokun e BE-së. Me këto konkluzione pajtohet edhe Emir Abrashi ish-këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
“Kjo mendoj se duhet duhet të jetë një alarm për institucionet e Kosovës që ta prioritizojnë përmbylljen e procesit të dialogut sa më parë në mënyrë që të mos e rrezikojnë fatin e vendit dhe të ardhmen e vendit brenda për brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Emir Abrashi nga Demokracia Plus.
Për shkak të rrezikut nga situatat e paparashikuara, Abrashi bën thirrje që Kosova të shqyrtojë zbatimin e marrëveshjeve, madje nëse është nevoja edhe njëanshëm, meqë vendi synon anëtarësimin brenda bllokut. Sondazhe të kryera nga Eurostat, tregojnë se evropianët në masë kanë interes për të marrë pjesë në proces, ndërsa parashikimet janë se grupi më i madh në Parlamentin e ardhshëm që ka 720 ulëse, do të përbëhet nga Partia Popullore Evropiane, me të paktën 180 deputetë, pasuar nga Aleanca Progresive e Socialistëve me afër 140 vende./Telegrafi
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
8 Qershor21:28
Biden në Francë: Putin nuk do ndalet nëse e pushton Ukrainën, e gjithë Evropa është kërcënuar
joe biden
FRANCË- Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përsëritur të shtunën mbështetjen e fuqishme për Kievin teksa e ...
r.ll
BOTA
8 Qershor19:53
Italia, Sllovakia dhe vende të tjera të BE-së votojnë për Parlamentin e ri Europian/ Si ndikon atentati ndaj Robert Ficos në zgjedhje?
foto ilustruese
EUROPË- Votuesit në Itali, Sllovaki dhe vendet të tjera europiane po votojnë në ditën e tretë të zg...
r.ll
BOTA
8 Qershor19:52
Ndërron jetë nga kanceri, drejtori i përgjithshëm i "Reporterëve pa Kufij", Christopher Deloire
christopher deloire
FRANCË- Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, Christopher Deloire, drejtori i përgjithsh&eum...
r.ll
BOTA
8 Qershor19:20
Nis “Parada e Krenarisë” në Prishtinë, Kurti dhe disa ministra të pranishëm
parada
KOSOVË- Ka nisur “Parada e Krenarisë” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Kem...
r.ll
BOTA
8 Qershor16:26
Lirimi i katër pengjeve izraelite, Scholz: Shenjë e rëndësishme shprese, Hamasi t'i japë fund luftës
olaf scholz
GJERMANI - Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar për lirimin e 4 pengjeve izraelite ditën e sotme. Përmes një postimi n...
r.ll
BOTA
8 Qershor15:59
Macron mirëpret Bidenin në Paris, në fokus të diskutimeve Ukraina dhe Izraeli
macron dhe biden ne france
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka mirëpritur të shtunën presidentin amerikan, Joe Biden n&eum...
M.B.
BOTA
8 Qershor14:19
Ushtria izraelite kryen bastisje në Gaza, lirohen katër pengje
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka shpëtuar katër pengje izraelite të kidnapuara nga Ha...
M.B.
BOTA
8 Qershor14:10
Gërvalla: Shqyrtimi i draftit për Asociacionin, vetëm nëse Serbia zbaton Marrëveshjen bazike
Donika Gërvalla
KOSOVA- Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kos...
M.B.
BOTA
8 Qershor12:23
Shtohet numri i ministrive në Maqedoninë e Veriut, miratohet në Parlament ligji për riorganizimin e këtyre institucioneve
Pamje prej seancës së Kuvendit, të mbajtur më 8 qershor.
SHKUP- Me 88 vota për dhe 22 kundër, Kuvendi i Maqedonisë s&eum...
M.B.
BOTA
8 Qershor12:19
"Po shkelin të drejtat e fëmijëve në konfliktin armatosur", OKB pritet të bëjë shpalljen e rëndësishme për Izraelin dhe Hamasin
Antonio Guterres
NEW YORK- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, pritet t'i thotë Këshillit të Sigurimit javë...