BOTA

Zgjedhjet në Britani, sondazhet tregojnë fitore të opozitës

E.D Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 15:30

Zgjedhjet në Britani, sondazhet tregojnë fitore të opozitës

ANGLI- Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 korrik ndërsa sondazhet sugjerojnë se gjasat janë të mëdha që Partia Laburiste e Keir Starmerit do të fitojë bindshëm ndaj konservatorëve. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell, nëse opozita fiton, politikat britanike ndaj çështjeve madhore globale si agresioni rus në Ukrainë, apo lufta në Lindjen e Mesme, nuk pritet të ndryshojnë shumë.

Qyteti Dartford, në lindje të Londrës, është një zonë zgjedhore ku që nga viti 1967, partia që ka fituar aty, ka dalë fituese në tërë vendin. Rezultati në këtë zonë zgjedhore shihet si një tregues i kahut nga do të ecë Britania.

14 vjet pas qeverisjes së konservatorëve, në mes të votuesve vihen re pakënaqësi. Por, mungon entuziazmi edhe për alternativat.

“Nuk është vetëm populli i Anglisë që vendos se çfarë do të ndodhë në vend”, thotë për Zërin e Amerikës Yasmine Nicholls.

“Unë nuk i besoj asnjërit prej kandidatëve. Aq më tepër kur ish-kryeministri ynë Boris Johnson gënjeu”, thotë z. Hilmi.

Boris Johnson dha dorëheqje pas një sërë skandalesh, duke përfshirë shkeljen e rregullave gjatë pandemisë së COVID-it. Ai është një nga pesë kryeministrat konservatorë gjatë tetë viteve të fundit, që janë karakterizuar nga ndryshime të shpeshta të udhëheqësve konservatorë.

Analistët thonë se kryeministri i tanishëm Rishi Sunak e ka patur të vështirë t’i kapërcejë problemet e paraardhësve të tij.

“Çështja kryesore është kostoja e jetesës, por gjithashtu edhe skandalet e shumta”, thotë për Zërin e Amerikës Ursula Hacket, analiste politike nga Universiteti i Londrës.

Partia Laburiste e opozitës, nën udhëheqjen e Keir Starmerit, është rreth 20 për qind përpara konservatorëve sipas shumicës së sondazheve. Por nëse fiton, zoti Starmer do të trashëgonte një ekonomi të dobët.

“Një nga pyetjet kryesore me të cilat do të përballet një qeveri e re e zotit Starmer do të jetë, nga do t’i gjejë fondet për të përmirësuar shërbimet e shkatërruara tona publike ?”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Anand Menon nga universiteti ‘King's College’ në Londër.

Sipas tij, nëse do të fitonte Partia Laburiste e zotit Starmer, Britania nuk do t’i ndryshonte politikat e saj ndërsa vazhdojnë luftërat në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në kushtet e pasigurisë politike globale.

“Për dy krizat e mëdha, Gazën dhe Ukrainën, ka shumë pak, për të mos thënë aspak, dallime ndërmjet qëndrimeve të dy partive të mëdha. Nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime”, thotë Menon.

Partitë më të vogla mund të luajnë një rol të madh për të përcaktuar fituesin. Liberal Demokratët e qendrës së majtë, ka mundësi t’i nxjerrin konservatorët në vendin e tretë.

Partia kundër imigracionit, Reforma mund të marrë gjithashtu votues konservatorë me prirje të djathta.

Udhëheqësi i partisë Reforma Nigel Farage është kritikuar gjerësisht nga partitë e tjera pasi tha se Perëndimi e provokoi Rusinë për të sulmuar Ukrainën./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë