BOTA

Zgjedhjet në Gjermani/ DW: Për votuesit gjermanë që jetojnë jashtë vendit nuk pret koha!

n.f Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 11:05
Zgjedhjet në Gjermani/ DW: Për votuesit gjermanë që
Foto

GJERMANI- Tre deri në katër milionë gjermanë jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pjesë në votime. Për zgjedhjet e shkurtit megjithatë ka disa pengesa. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane, Christian Wagner, ka një këshillë gjermanët që jetojnë jashtë vendit. Sa më parë të regjistrohen për të siguruar që vota e tyre të pranohet dhe të numërohet në zgjedhjet e Bundestagut më 23 shkurt. Procesi i marrjes së dokumenteve zgjedhore, plotësimi i tyre dhe dërgimi në Gjermani mund të jetë i ndërlikuar dhe i kushtëzuar nga afatet kohore. 

Zgjedhje të parakohshme: një sfidë logjistike 


Data e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani u përcaktua vetëm pasi kancelari Olaf Scholz humbi mocionin e votëbesimit më 16 dhjetor, dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier shpërndau parlamentin. Ai paralajmëroi se, për shkak të afateve të shkurtra, disa gjermanë jashtë vendit mund të mos marrin dokumentet e nevojshme në kohë. Normalisht, përgatitjet zgjedhore jashtë vendit fillojnë disa muaj më parë, por këtë herë ka vetëm disa javë kohë, tha Wagner, në konferencën e shtypit të mërkurën, 15 01.2025, në Berlin. 


Gjermanët që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen në një nga 299 zonat zgjedhore në Gjermani, pikërisht atje ku kanë jetuar për herë të fundit. Ndryshe nga disa vende, si për shembull Turqia, Gjermania nuk e ofron mundësinë e votimit në konsullata. Gjermanët e diasporës mund të votojnë vetëm përmes rrugës postare. Dokumentet mund të kërkohen nëpërmjet emailit. Për të garantuar që vota mbërrin në kohë, Wagner sugjeron përdorimin e një shërbimi postar ekspres privat ose zyrtar. Votuesit mund t'i çojnë dokumentet zgjedhore të plotësuara në ambasadë, nga ku ato dërgohen në Gjermani. Wagner nënvizoi rëndësinë e veprimit të shpejtë për të siguruar që vota të arrijë para mbylljes së qendrave të votimit më 23 shkurt. 

Kush ka të drejtë vote? 

Vlerësohet se tre deri në katër milionë gjermanë jashtë vendit kanë të drejtë vote. Për të qenë votues, një person duhet të ketë jetuar të paktën tre muaj pa ndërprerje në Gjermani pas moshës 14 vjeç dhe të mos ketë kaluar më shumë se 25 vjet nga ajo periudhë. Gjermanët që nuk kanë jetuar kurrë në Gjermani kanë të drejtë vote, vetëm nëse vërtetojnë që se kanë "njohuri të drejtpërdrejta dhe të afërta me rrethanat politike në Gjermani dhe janë të prekur prej tyre". Kjo vlen, për shembull, për gjermanët që kanë të ardhura të rregullta nga Gjermania, ose marrin pjesë aktive në jetën shoqërore gjermane. Në zgjedhjet e Bundestagut të vitit 2021, vetëm 130 000 gjermanë të diasporës ushtruan të drejtën e votës. Prej tyre, shumica ishin në vendet e BE-së dhe Evropës, ndërsa numri i votuesve nga kontinentet e tjera ishte shumë më i vogël./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë