BOTA

Zgjedhjet në Kosovë, analiza: Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

n.f Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 08:35

Zgjedhjet në Kosovë, analiza: Posti i presidentit mund të

KOSOVË- Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi për asnjë parti politike që ta formojë qeverinë e vetme. Njohësit e çështjeve politike thonë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026. Bazuar në rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë më së shumti vota, ka siguruar 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për formimin e qeverisë i duhen së paku 61.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 25 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8. Nga 20 ulëset e mbetura në Kuvendin me 120 gjithsej, dhjetë janë të garantuara për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet tjera pakicë.

Analistët e çështjeve politike konsiderojnë se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të ndryshojë minimalisht, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht. Por, bazuar në rezultatet aktuale, ata thonë se janë tre skenarë për formimin e qeverisë së re.

Skenari i parë nënkupton një qeveri të formuar nga Lëvizja Vetëvendosje me komunitetet joserbe, një përfaqësues të komunitetit serb dhe ndonjë deputet nga tri partitë e deritashme opozitare. Një koalicion i Lëvizjes Vetëvendosje me njërën nga partitë aktuale opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës ose Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe me komunitetet joserbe, shihet si skenar i dytë për formimin e qeverisë së re dhe krijimin e shumicës parlamentare.

E, si skenar i tretë konsiderohet një koalicion ndërmjet tri partive politike PDK, LDK, AAK dhe komuniteteve joshumicë serbe.

Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane thotë se, në rast se Lëvizja Vetëvendosje arrin ta formojë qeverinë e re me pakicat joserbe, çështja e postit të presidentit të Kosovës nuk do të jetë në tavolinën e “pazareve politike”. Por, në të dy skenarët tjerë, ajo nuk do të mund të shmanget, sipas tij.

“Në këta dy skenarët e tjerë, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë së bashku me një parti tjetër shqiptare, apo opozita e gjitha së bashku. Këtu, pastaj, edhe posti i presidentit përfshihet në diskutime. Thjesht, sepse do të jenë më shumë aktorë të përfshirë dhe secili, me të drejtë, do të kërkojë pjesën e vet të kulaçit”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai thekson se posti i presidentit të Kosovës nuk do të jetë interesi primar i subjekteve politike në kalkulimet për t’u përfshirë në formimin e qeverisë së re, por më shumë pjesë e plotësimit të një marrëveshjeje eventuale.

“Interesi primar i tyre do të jetë pushteti ekzekutiv. Më duket se çështja e presidentit do të trajtohet më shumë si ato përfitimet e rendit të dytë”, vlerëson Shasha.

Më ndryshe e sheh situatën Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” në Prishtinë. Sipas tij, vetëm “një koalicion i madh” mund të bëhet shkak që çështja e presidentit të ardhshëm të vendit të përfshihet si pjesë e një marrëveshjeje politike.

Zgjedhjen e presidentit, Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej. Në rast se kandidati për president nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve. Në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin edhe në rundin e tretë, atëherë ai shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Kamberi thekson se, në rast se qeverinë e re e krijon Lëvizja Vetëvendosje me pakicat joserbe ose partitë aktualisht opozitare me pakicat joserbe, votat e domosdoshme për zgjedhjen e presidentit janë të pasigurta.

Mospajtimi i një ose dy deputetëve të pushtetit në atë rast, sipas tij, do ta dështonte zgjedhjen në rundin e tretë të votimit. Ai vlerëson se çështja e postit të presidentit ka pak gjasa të bëhet pjesë e ndonjë marrëveshjeje për ndonjë koalicion pas zgjedhjeve, përveç nëse arrihet ndonjë “koalicion i madh”.

“Çështjen e presidentit, në këtë konstalacion, e zgjidh vetëm një koalicion i madh për qeverinë. Kur them ‘koalicion i madh’, e mendoj Vetëvendosjen me PDK-në ose Vetëvendosjen me LDK-në. Kjo, aktualisht, më duket mundësia më pak e mundshme, përveç nëse ndodh ndonjë presion i madh ndërkombëtar, në këtë rast nga administrata amerikane”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Në katër vjetët e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka qeverisur me pakicat joserbe. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosja, PDK-ja dhe AAK-ja kanë deklaruar se e përjashtojnë mundësinë e koalicionit mes vete. Para zgjedhjeve, mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen e ka hedhur poshtë edhe LDK-ja.

Kamberi i sheh të gjitha subjektet politike si të pakënaqura me rezultatet e arritura në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse, sipas tij, as mandatari për kryeministër nga Vetëvendosja, as nga opozita nuk do të mund të krijonte një qeveri stabile. Sipas tij, “pazari” për postin e presidentit më shumë do të bëhej pengesë sesa mjet për formimin e qeverisë së re.

Për më tepër, thotë ai, partitë politike do ta ruajnë çështjen e zgjedhjes së presidentit për më vonë, si levë për veprime të mundshme politike pas një viti.

“Mua më duket më shumë se jemi në një situatë ku partitë do t’i bëjnë kalkulimet e tyre për një afat të shkurtër politik elektoral, njëvjeçar, derisa të vijmë në situatën për zgjedhjen e presidentit dhe, vetëm pastaj, të kalkulojnë se çfarë u përshtatet më shumë. Pra, a ta çojnë vendin në zgjedhje apo t’i japin Kosovës një president të ri apo presidente të re”, thotë Kamberi.

Me Kushtetutën e Kosovës, presidenti i vendit gëzon mandat pesëvjeçar. Posti i tij është kryesisht ceremonial, por luan rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe si komandant i forcave të armatosura.

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, mori mandatin më 4 prill të vitit 2021, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të atij viti. Me partinë e saj Guxo, që ka qenë në listë të përbashkët me Vetëvendosjen, Osmani ishte personi më i votuar në ato zgjedhje, me mbi 300 mijë vota. Ajo u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës në rundin e tretë të votimit, pasi mori 71 vota nga 82 deputetë sa ishin të pranishëm në seancën e zgjedhjes së saj./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë