BOTA

Zgjedhjet parlamentare/ DW: Vota e CDU/CSU me AfD-në, fund i tabusë në Gjermani?

M.B. Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 15:55

Zgjedhjet parlamentare/ DW: Vota e CDU/CSU me AfD-në, fund i tabusë

GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU imponuan në Bundestag (29.01.), me votat e AfD-së, një vendim për politikë më të ashpër migrimi. Kjo ndodhi një javë pas vrasjes me thikë në Aschafenburg të Bavarisë të një fëmije dy vjeç dhe një burri nga një azilkërkues që duhet të qe dëbuar. 

Ky veprim kritikohet si thyerje tabuje historike: CDU/CSU i hyri një vote të pambështetur nga partitë e qendrës dhe të majta, por të mbështetur nga AfD-ja, parti me pjesë ekstreme të djathta. CDU/CSU e mori parasysh këtë dhe çau, sipas kritikëve, kordonin sanitar, refuzimin e një kauze të përbashkët me AfD-në.

Që nevojitet një politikë më e ashpër apo më efektive migrimi në Gjermani, për këtë janë dakord thuajse të gjithë. Edhe kancelari socialdemokrat Olaf Scholz pranoi në Bundestag se atentatet e fundit në Gjermani duhet të qenë parandaluar. Megjithatë jo me marrjen parasysh të mbështetjes edhe nga AfD-ja.

Merz i hyn një rreziku dhe shkakton revoltë

Por kryetari i CDU-së, Friedrich Merz argumentoi se "një përmbajtje e drejtë nuk bëhet e gabuar, sepse votojnë të gabuarit për të". Të njëjtën logjikë përdori ai edhe për ligjin për kufizimin e migrimit për votim të premten (31.01.). Ai parasheh ndër të tjera fundin e bashkimit familjar për persona në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por lejohen të qëndrojnë në Gjermani, për momentin, për arsye të tjera.

Protestat nga partitë e majta, nga personalitete të politikës dhe kulturës, nga mijëra demonstrues në qytete të ndryshme të Gjermanisë janë masive. Mbi 6000 vetë protestuan të enjten (30.01.) para godinës së CDU-së në Berlin. Mbi 6500 vetë qenë në Frankfurt mbi Main. Mbi 5000 vetë protestuan në Lajpcig. Shumë protesta të tjera kundër një bashkëpunimi me AfD-në janë lajmëruar në Këln, Dortmund, Dyseldorf, Münster etj.

Në një letër, kishat protestante dhe katolike ankohen se tani i hapet rrugë denigrimit të të gjithë migrantëve. Një i mbijetuar i Holokaustit tha se do të dorëzonte si protestë Kryqin Federal të Meritave.

Ish- kancelarja Angela Merkel, në një nga deklaratat e rralla të saj, qe e ashpër ndaj partisë së saj, CDU-së, që ka ndryshuar. Ajo quajti "të gabuar" pranimin nga CDU, për herë të parë të një shumice, me votat e AfD.

Çfarë kërkon CDU/CSU?

Në një plan pesë pikësh konservatorët kërkojnë refuzimin e të gjithë emigrantëve pa dokumenta në kufirin gjerman. Kështu që në të ardhmen nuk do të mjaftojë më kërkesa për azil për të hyrë në Gjermani. Kërkohen kontrolle të përhershme të kufirit. Si dhe arrest për refugjatët që duhet të dëbohen deri në dëbim.

Mocioni të mërkurën (29.01.) u miratua me tre vota diferencë: pro votuan 348 deputetë: 187 nga CDU/CSU, 80 nga FDP dhe 75 nga AfD. 345 votuan kundër.

Pas kësaj, AfD kaloi në shprehje triumfuese. Deputeti i AfD-së Bernd Baumann deklaroi se "ky është një moment historik. Fillon një epokë e re dhe AfD është flamurtari i saj".

Megjithëse pritej ky reagim i AfD-së pas votimit, në Bundestag u krijua situatë e pakëndshme. Lideri i CDU dhe pretendenti kryesor për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz doli në podium dhe tha se i vjen keq për votimin, por e majta duhet të qe treguar e përgjegjshme në votim.

Paraprakisht kancelari socialdemokrat, Olaf Scholz e kishte akuzuar Merzin se po bënte "një gabim të pafalshëm". Scholz kujtoi se masat shkelin kushtetutën e Gjermanisë dhe ligjet evropiane. 

Vendimi i Bundestagut ka fuqi simbolike. Ai nuk e detyron qeverinë gjermane juridikisht për asgjë.

Por në fushatë elektorale para zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit, është hapur debati i "kulturës politike” në Gjermani. Çfarë do të konsiderohet e lejueshme për Gjermaninë e sotme, me të kaluar e saj naziste mbi 80 vjet më pare?

Kemi të bëjmë me një thyerje tabuje. Që shënon, me shumë gjasa, një pikë kthese në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare. Një anëtar i CDU-së, i cituar nga mediet, u shpreh se këtë javë u vendosën zgjedhjet. "Unë vetëm nuk e di në cilin drejtim."

Si shpjegohet kjo? Mocioni i Friedrich Merz-it, kryetarit të CDU-së prek dy tema qendrore për Gjermaninë: së pari politikën e azilit e migrimit. Që është bërë kryesorja pas vrasjeve nga të huajt vjet dhe sivjet.

Së dyti prek parimin bazë të deritashëm për identitetin demokratik të Gjermanisë: mosbashkëpunimin me ekstremin e djathtë.

CDU/CSU nuk bashkëpunoi në votim me AfD, teksti i mocionit e quan AfD-në shprehimisht kundërshtare. Mosbashkëpunimin me AfD, CDU/CSU e ka deklaruar edhe tani më pas. Por fakti që CDU/CSU e dinte se mund të fitonte vetëm me mbështetjen e AFD-së dhe e pranoi këtë, shkon për shumë vetë larg.

Vendimtare për zgjedhjet: shumica më e heshtur

A e dëmtoi veten dhe shanset për të ardhur në pushtet me këtë mocion CDU/CSU?

Kjo do të varet nga rrethana, sa do të arrijnë të argumentojnë në bazë CDU/CSU dhe ata që e quajnë të drejtë vendimin. Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruante të premten se komunat që vuajnë nga numri i madh i migrantëve duhet të thonë fjalën e tyre tani.

Por suksesi apo dështimi i CDU/CSU do të varet në fund nga ajo që mendojnë në të vërtetë ata njerëz, që (ende) nuk shprehen zëshëm publikisht. Forcimi aktual i AfD-së, fakti që AfD rezulton e dyta në sondazhe, vjen prej diku.

Janë 57% e gjermanëve që konsiderojnë të drejtë, që njerëzve pa dokumenta t'u mohohet si parim hyrja në Gjermani (sipas ARD-"Deutschlandtrend").

Protestat këto ditë të mijëra vetëve tregojnë se Gjermania ka një demokraci të gjallë e aktive. Njëkohësisht, demonstratat historike masive të një viti më parë kundër planeve të AfD-së për "remigrimin" nuk e dëmtuan gjatë AfD-në.

Rreziqe për CDU-në, shanse për partitë e majta

Parashikimet për këto zgjedhje mbeten të vështira. Veprimi i Merz-it shoqërohet me rreziqe për CDU-në. Ai mund t'i shtojë vota CDU/CSU, duke iu përgjigjur shqetësimit të shumë gjermanëve përballë krimeve dhe atentateve.

Por ai i ofron papritur mundësi revanshi edhe së majtës. Kancelari Scholz e kapi momentin në Bundestag dhe Merzi u duk papritur në pozicion defensiv. Merz-it "nuk mund t'i besosh më, a do të bashkëpunojë me AfD-në", u shpreh kancelari Olaf Scholz. Edhe 54% e gjermanëve dyshojnë që Merzi do t'i përmbahet garancisë për mosbashkëpunim me AfD-në (sipas RTL/ntv "Trendbarometer")

SPD, Të Gjelbërve, të majtëve në tërësi u hapen shanse. Shanse, nëse arrijnë t'i paraqesin me sukses konservatorët si prishës të konsensusit themelor të demokratëve gjermanë: asnjë bashkëpunim me ekstremin e djathtë.

CDU/CSU humbi pas votimit një pikë dhe arrin aktualisht 29%. SPD fitoi një pikë, arrin 17%; AfD mbetet në 22%; të Gjelbrit arrijnë 13%, FDP 4% (sondazh i Institutit Insa, 30.01.).

Sondazhet: zgjedhësit janë të ndarë

Megjithë protestat e bujshme: gati gjysma e të anketuarve të pyetur në sondazhin aktual të RTL/ntv "Trendbarometer" e quajnë të drejtë që CDU/CSU e imponoi me votat e AfD-së mocionin për migrimin. Me fjalë të tjera: 46 për qind e mbështesin, që CDU/CSU pranoi me vetëdije mbështetjen e AfD-së kur votoi në Bundestag mocionin e saj për politikën e migrimit. 50 për qind nga ana tjetër mendojnë se kjo ishte e gabuar.

Kjo tregon se vetëm në ditën e votimit do të dihet qëndrimi real i votuesve.

Para votimeve në Bundestag, si SPD e kancelarit Scholz, ashtu dhe CDU/CSU patën rënie në sondazhe. Kurse AfD kishte rritje me katër përqind.

CDU thotë se nuk dëshiron rrethana si në Austri, ku ultra të djathtët po formojnë qeverinë. Partitë unioniste janë të interesuara të dobësojnë mbështetjen për AfD. Pritet të shihet a do ta arrijnë dot këtë./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë