BOTA

Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian, 400 milionë shtetas të BE-së votojnë këtë javë

M.B. Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 16:11
Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian, 400 milionë shtetas të
Parlamenti Europian

BRUKSEL- Rreth 400 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian do të votojnë këtë javë për të zgjedhur anëtarët e Parlamentit Evropian, në një nga ngjarjet më të mëdha demokratike globale. Rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë e fermerëve dhe luftërat në Gazë dhe Ukrainë janë çështjet kryesore në mendjet e votuesve. Të paktën një analiste mendon se rritja e partive të të djathtës së skajshme është a sigurt dhje pyetja kryesore sipas saj është sa e madhe do të jetë kjo rritje?

Mes 6 dhe 9 qershorit qytetarët e BE-së do të votojnë për anëtarët e Parlamentit Evropian. Ndërsa vazhdojnë luftërat në Lindje të Mesme dhe Ukrainë çështjet kyçe të fushatës janë mbrojtja dhe siguria. Ekonomia, vendet e punës, varfëria, shëndeti publik, ndryshimet mjedisore dhe e ardhmja e Evropës janë gjithashtu çështje që vlerësohen të rëndësishme për votuesit e BE-së. Një nga pyetjet më të rëndësishme pas zgjedhjeve është nëse presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të mbetet në krye si fytyra më e njohur e BE-së.

Momentalisht grupi më i madh politik është ‘Partia Popullore Evropiane’ e qendres së djathtë, me 176 vende, i pasuar nga grupi i Partisë të Socialistëve Evropianë me 139 vende. Pas tyre renditen grupi i liberalëve pro-evropianë me 102 vende dhe grupi i partive të gjelbra dhe atyre rajonale me 72 vende. Dy grupe të të djathtës së skajshme, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) dhe Identiteti dhe Demokracia (ID), mund të dalin si grupet e treta dhe katërta pas zgjedhjeve. Në Itali, Partia Demokratike shpreson të marrë më shumë vende se partia Vëllezërit e Italisë të Kryeministres Giorgia Meloni.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje evropiane, ato janë zgjedhje me rëndësi për vendin. Partia Demokratike duhet të sigurojë një votë më shumë se Giorgia”, thotë Rocco Castelli, mbështetës i Partisë Demokratike të italisë.

Në Portugali, partia e të djathtës së skajshme ‘Chega’ e André Venturës pati rritje të madhe në zgjedhjet që u mbajtën në muajin maj në këtë shtet. Ventura shpreson të përfitojë nga kjo edhe në zgjedhjet e BE-së. Mbështetësit e tij duan kufizime për imigracionin.

“Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se të kesh një zemër të mirë nuk do të thotë të mbash derën hapur për çdo person që dëshiron të vijë. Ne kemi traditat tona dhe ato gjithashtu duhet respektuar. Unë i respektoj traditat e të tjerëve, nëse shkoj në një vend mysliman e mbuloj kokën siç kërkohet”, thotë Rosa Viegas mbështetëse e partisë Chega Maria Demertzis, analiste e Institutit Bruegel, parashikon një rritje të të djathtës.

“Çështja është sa e madhe do të jetë kjo rritje?” thotë ajo.

“Është e pamundur të mendosh që ndonjë vend i vetëm të jetë në gjendje të trajtojë sfidat e mëdha që kemi para, nga ndryshimet klimatike, deri te mbrojtja. Pra, roli i Evropës, në përpjekje për të patur ndikim, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe për këtë arsye vendet duhet të kenë kujdes se si po merren këto vendime në Evropë”, thotë zonja Demertzis.

Zgjedhjet e BE-së mbahen çdo pesë vjet në bllokun 27-anëtarësh. Ky vit shënon zgjedhjet e 10-ta parlamentare që nga zgjedhjet e para më 1979 dhe të parat pas daljes së Britanisë nga BE-ja. Rezultatet e para dalin në mbrëmjen e 9 qershorit pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit në të gjitha vendet anëtare. Vendi i parë që hapë qendrat e votimit është Holanda. Numri i deputetëve të zgjedhur në çdo vend varet nga madhësia e popullsisë. Malta, Qipro dhe Luksemburgu kanë nga gjashtë deputetë ndërsa Gjermania ka numrin më të madh, 96 deputetë.

Në vitin 2019, Parlamenti Evropian kishte 751 ligjvënës. Pas largimit të Britanisë nga BE-ja në vitin 2020, numri i eurodeputetëve ra në 705. Disa nga 73 vendet e mbajtura më parë nga eurodeputetët britanikë u rishpërndanë tek shtetet e tjera anëtare. Pas këtyre zgjedhjeve, Parlamenti Evropian do të ketë 15 eurodeputetë më shumë, duke e çuar totalin në 720. Dymbëdhjetë vende do të marrin eurodeputetë shtesë./ VOA

parlamenti europian

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë