BOTA

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, të drejtat riprodhuese dhe aborti

E.D Përditësimi i fundit 31 Korrik 2024, 19:54

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, të drejtat riprodhuese

SHBA- Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garën për Shtëpinë e Bardhë. Fushata e demokrates Kamala Harris e ka bazuar një pjesë të fushatës së saj tek mbështetja për të drejtën e abortit me shpresën për të tërhequr votues në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kandidati republikan për president, Donald Trump dhe partia e tij e kanë zbutur qëndrimin e tyre publik kundër abortit.

Të drejtat e grave për abortin zënë një vend të rëndësishëm në takimet e Zëvendëspresidentes dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris.

“Ne që besojmë në të drejtat riprodhuese do t’i ndalojmë kufizimet ekstreme të Donald Trump-it ndaj abortit, sepse ne u besojmë grave që të marrin vendim për trupin e tyre dhe jo qeverisë që t’u tregojë se çfarë duhet të bëjnë”, thotë zonja Harris.

Ish Presidenti Donald Trump e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 2022 që shfuqizoi mbrojtjen federale për abortin. Zoti Trump thotë se u takon shteteve që të vendosin për abortin.

“Demokratët janë radikalë, jo të gjithë, sepse shumica e tyre pajtohen me ne. Qëndrimi ynë është se çështja e abortit tani u përket shteteve”, thotë zoti Trump.

Kohët e fundit, republikani Trump dhe partia e tij e kanë zbutur retorikën ndaj abortit, ndërsa më parë bënin thirrje për një ndalim në shkallë kombëtare. Kjo nuk është rastësi, thotë ekspertja e sondazheve me Universitetin Rutgers, Ashley Koning.

“Zgjedhjet e mesmandatit dhe ato speciale nxorën në pah sesa e rëndësishme është çështja e abortit për votuesit. Amerikanët e mbështesin çështjen e shëndetit riprodhues dhe të abortit”, thotë zonja Koning.

Demokratët e kanë bazuar platformën zgjedhore tek të drejtat e grave për të zgjedhur dhe po mbështesin klinikat që ofrojnë abort. Më 23 korrik, bashkëshorti i Zëvendëspresidentes Harris, Doug Emhoff vizitoi një qendër të shëndetit riprodhues në qytetin McLean të Virxhinias. Drejtoresha e qendrës, mjekja Jessica Rubio e vlerësoi mbështetjen.

“Besoj se kjo është një nga temat më të rëndësishme zgjedhore. Është e rëndësishme që zëvendëspresidentja dhe bashkëshorti i saj të përqendrohen tek kjo çështje, të vazhdojnë angazhimin me ne dhe të hartohet një plan”.

Mes grupeve kundër abortit, ka edhe nga ata që dyshojnë se çështja e të drejtave riprodhuese do të rrisë pjesëmarrjen në votimet e nëntorit.

Presidentja e Komitetit Kombëtar për të Drejtën e Jetës, Carol Tobias, thotë se dyshja republikane ka gjasa që të mos përqendrohet sa duhet tek aborti, siç po bën fushata e demokrates Harris.

“Mendoj se ata do të flasin për atë që mendojnë se është e rëndësishme. Nuk e di se në çfarë mase do të reagojnë ndaj saj (Harris). Ata duhet të flasin patjetër që një fëmijë i palindur është pjesëtar i familjes njerëzore që meriton mbrojtje”.

Analistët presin që fushata e zotit Trump të vazhdojë t'i japë përparësi ekonomisë në takimet me votuesit, pasi historikisht, ky ka qenë shqetësimi kryesor i amerikanëve në zgjedhjet presidenciale./VOA

shba zgjedhjet për shtëpinë e bardhë kamala harris abort

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë