BOTA

Zgjedhjet presidenciale në Greqi/ Katër kandidatë në garë, prirje nga e djathta

r.ll Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 09:08
Zgjedhjet presidenciale në Greqi/ Katër kandidatë në
foto ilustruese

GREQI- Më 25 janar në Greqi u zhvillua raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Raunde të tjera do të pasojnë. Por fituesi është i qartë: ai është kandidati i partisë në pushtet Nea Dimokratia, Konstantinos Tasoulas, i cili deri para disa ditësh ishte kryetar parlamenti.

Ndoshta do të nevojiten katër raunde, sepse kandidatit të djathtë konservator i mungon shkëlqimi mbipartiak, për t`u zgjedhur që në raundin e parë ose të dytë me shumicën e nevojshme prej dy të tretave në parlament, pra me 200 nga 300 vota. Paraardhësja e tij, presidentja aktuale Katerina Sakellaropoulou, e arriti këtë në vitin 2020.

Tasoulas nuk do të mund të marrë as 180 votat, të cilat që prej fundit të diktaturës në Greqi në 1974 nevojiten në raundin e tretë të votimit për t'u zgjedhur në detyrën më të lartë shtetërore. Vetëm në raundin e katërt të votimit – pas një ndryshimi të kushtetutës në 2019 - mjafton një shumicë prej 156 deputetësh.

Tasoulas do të jetë presidenti i parë, i cili do të marrë detyrën, kryesisht përfaqësuese të kreut të shtetit, pa miratimin e së paku një partie të madhe opozitare. Atë do ta votojnë ndoshta vetëm disa nga "Spartiatët", pasardhës së partisë të ndaluar të ekstremit të djathtë Agimi i Artë, gjë që atij nuk i pëlqen shumë.

Tre kandidatë kundërshtarë

65-vjeçari Tasoulas është edhe kandidati i parë, i cili duhet të fitojë ndaj disa kandidatëve kundërshtarë. Deri tani në Greqi nuk ka pasur asnjë konkurrencë në zgjedhjet presidenciale, por ka pasur konsens.

Edhe SYRIZA e majtë- ose ajo që ka mbetur prej saj pas tri ndarjesh të partisë - emëroi kandidaten e saj: ish-ministren e Ekonomisë në qeverinë e fundit të PASOK-ut, Louka Katseli. Në mesin e krizës së borxhit të vitit 2011 ajo bëri emër si mbrojtëse e kreditorëve të vegjël nga konfiskimet bankare.

Dhe së fundi edhe "Niki", një parti e re ortodokse, ultra-konservatore, paraqiti kandidatin e saj, avokatin deri diku të panjohur Kostas Kyriakou. Sipas kryetarit të partisë Dimitris Natsios, bëhet fjalë për "një të burgosur politik heroik të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri”.

Partitë janë të vetëdijshme se asnjë nga këta kandidatë nuk ka shanse për t'u zgjedhur. Fituesi do të jetë Konstantinos Tasoulas nga Nea Dimokratia.

Me vendimin e tij në favor të Tasoulas kryeministri Mitsotakis theu traditën politike të 50 viteve të fundit. Zakonisht qeveritë konservatore propozonin një kandidat presidencial progresist dhe qeveritë e majta propozonin një kandidat konservator.

Pesë vjet më parë Mitsotakis propozoi për herë të parë një grua për postin më të lartë të vendit: Katerina Sakellaropoulou, kryetare e Gjykatës së Lartë Administrative, e cila konsiderohet progresiste. Sakellaropoulou u zgjodh në raundin e parë me 261 vota dhe mund të kishte qëndruar në krye të shtetit edhe për pesë vjet të tjera. Meqenëse ishte një presidente e tërhequr, por e pranuar nga të gjithë, ajo do të ishte rizgjedhur me një shumicë të madhe.

Tani lind pyetja, pse Mitsotakis nuk e propozoi përsëri atë. Dhe pse këtë herë kreu i qeverisë nuk ka kërkuar një kandidat konsensual.

Lëvizje djathtas në Nea Dimokratia

Sakellaropoulou nuk gëzonte shumë përkrahje në krahun e djathtë të partisë në pushtet, edhe për shkakun se ajo shprehu publikisht kënaqësinë për miratimin e martesës homoseksuale në shkurt 2024. Rryma konservatore në Nea Dimokratia e konsideronte atë shumë "woke”, tepër liberale dhe tepër të hapur ndaj pakicave dhe mënyrave të reja të jetesës.

Prandaj për të mos zemëruar deputetët e tij të djathtë, Mitsotakis nuk propozoi që ajo të rizgjidhej. Në vend të Sakellaropoulou apo një politikani tjetër përparimtar ai dërgoi në garë konservatorin Tasoulas. Sepse Mitsotakis, i cili veten e sheh në rolin e një reformatori liberal, ndihet deri diku i kërcënuar nga e djathta.

Ndërsa opozita në të majtë të Nea Dimokratia është e dobët dhe e fragmentuar, partitë në të djathtë të partisë qeverisëse bëhen gjithnjë e më të forta. Në zgjedhjet evropiane të gjitha partitë e djathta populiste dhe ekstremiste morën së bashku rreth 20 për qind. Tendenca është në rritje.

Në skenën e djathtë greke nuk është shfaqur ende një personalitet tërheqës për shtresat më të gjera të votuesve, si në Itali apo Francë. Por një person i tillë mund të shfaqet në çdo kohë dhe të bindë votuesit.

Përshtatja me frymën e re të kohës

Një lider i ri i djathtë mund të mbështetej nga të fortët e epokës së re Trump. Ende Elon Musk nuk ka zgjedhur një politikan grek si "shpëtimtarin e kombit", por shumë ekstremistë të djathtë në Athinë po e ëndërrojnë këtë gjë. Duket se rrethi i kryeministrit e ka kuptuar se zhvendosja djathtas është fryma e re e kohës.. Dhe vendimi për një president si Konstantinos Tasoulas përshtatet mjaft mirë me të.

Tasoulas është i afërt me krahun nacionalist të partisë konservatore. Ai e nisi karrierën e tij politike si sekretar privat i Evangelos Averoff, i cili nga 1981 deri në 1984 ishte kryetar i Nea Demokratia. Puna përkrah ultra-konservatorit Averoff ka patur një ndikim të madh te Tasoulas. Ai u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 2000 dhe shërbeu ndër të tjera si ministër i Kulturës dhe zëvendësministër i Mbrojtjes, derisa u bë Kryetar i Parlamentit në vitin 2019.

Presidenti i ardhshëm grek ka kulturë dhe sens humori. Por cilësia e tij më e rëndësishme është besnikëria ndaj partisë dhe kryetarit të saj. Mitsotakis nuk ka pse të druhet nga ndonjë deklaratë apo nga ndonjë veprim i pavarur i një presidenti të ardhshëm Tasoula./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë