Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen sot në mbrëmje në një debat televiziv, të parin mes tyre, që shumë e shohin si një mundësi të pashembullt për të dy kandidatët, për të ndryshuar trajektoren e zgjedhjeve mes pikëpyetjesh të ngritura mbi moshën apo aftësinë e tyre për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë për një mandat tjetër.
Sfida duket e vështirë, përballë një publiku tejet të polarizuar amerikan e që kërkon përgjigje për shqetësimet kryesore si gjendja ekonomisë apo situata në kufirin me Meksikën, si çështje këto të dala nga sondazhet e njëpasnjëshme të realizuara së fundmi. Presidenti Biden e ka kritikuar kundështarit e tij duke e quajtur atë një rrezik për demokracinë, ndërsa ish-presidenti Trump e ka godit administratës Biden kryesisht për çështjhe si ekonomia apo emigracioni.
Deri tani anketat tregojnë për një garë shumë të ngushtë mes kandidatëve dhe shumë votues thonë se janë ende të pavendosur, apo të zhgënjyer me të dy kandidatët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Calla Yu, na sjell nga Atlanta, hollësi rreth asaj se çfarë mund të shohin sot amerikanët gjatë debatit.
Ish-presidenti Donald Trump dhe presidenti Joe Biden hyjnë në debatin e parë të kësaj fushate elektorale duke u thënë votuesve se do të ishte katastrofike nëse do të zgjidhej kundërshtari i tyre politik.
Ish-presidenti Trump thotë se presidenti Biden po e shkatërron vendin.
“Inflacioni është në kulm. Krimi është jashtë kontrollit. Evropa është në kaos, Lindja e Mesme po shpërthen, Irani është fuqizuar. Kina po rritet. Dhe ky president i tmerrshëm po na tërheq drejt Luftës së Tretë Botërore”, thotë zoti Trump.
Presidenti Biden thotë se ish-presidenti Trump do ta kthente vendin pas.
“I gjithë progresi, e gjithë liria, të gjitha mundësitë janë në rrezik. Trump-i po përpiqet ta bëjë vendin që të harrojë se sa të errëta dhe shqetësuese ishin gjërat kur ai ishte president. Nuk do t’i harrojmë kurrë”, tha presidenti Biden.
Anketimet tregojnë se gara është e ngushtë, duke ia shtuar kështu rëndësinë debatit, thotë profesori i gazetarisë në Universitetin Northeastern, Alan Schroder.
“Mendoj se kjo krijon trysni ndaj të dy kandidatëve, si për sa i përket mundësive që mund t’u sjellë debati, por edhe rreziqeve”, thotë ai.
Një debat i tillë nuk është mbajtur më parë, mes një presidenti në detyrë dhe një ish-presidenti, thotë profesorja e komunikimeve në Universitetin e Pensilvanisë, Kathleen Hall Jamieson.
“Pra, publiku është më i mirëinformuar për të dy kandidatët si individë; ka më shumë gjasa të dijë rreth temperamentit, zakoneve dhe prirjeve të tyre. Por këtë vit, për shkak të moshës së të dyve, lind nevoja, edhe nëse dihet mjaftueshëm për kandidatët, për të ditur nëse janë mendërisht në nivelin e duhur për të qenë presidentë të Shteteve të Bashkuara”, thotë ajo.
Debatet politike i karakterizon mesazhi që jepet, si dhe momente të caktuara, thotë analisti politik Brett O’Donnell.
“Duhet dhënë mesazhi vazhdimisht gjatë debatit, por duhen edhe nja dy momente në debat që do të jenë momente shkëlqimi, le t’i quajmë, në mënyrë që mediat të kushtojnë vëmendje, duke ofruar kështu një avantazh në garë”, thotë ai.
Ky është gjithashtu debati më i hershëm në një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. As zoti Trump dhe as zoti Biden nuk janë emëruar kandidatë zyrtarë të partive të tyre. Të dy kandidatët do t’i kenë mikrofonat të fikur, kur nuk do të jetë radha e tyre për të folur./ VOA
SHBA- Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një moment të frikshëm kur një gropë gjigante është shembur në mes...
SHBA- Përballja direkte në Atlanta mes Joe Biden e Donald Trump ka shanset të jetë nga të rëndësishmet në historin&eum...
Foto ilustruese GJERMANI-Rajoni i Ballkanit u veçua në Kampionatin e sivjetmë Evropian të Futbollit, për numrin e incidenteve p&...
Foto ilustruese SHBA- Të enjten zhvillohet debati i parë i zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024. Por kjo nuk është p&e...
Foto ilustruese GREQI- Një i mitur 17-vjeçar, i cili mori fshehurazi kamionin e të atit, ka shkaktuar aksidentin tragjik në Evia...
MALDIVE- Një nga politikanet në Maldive është arrestuar për kryerjen e një magjie të zezë ndaj presidentit. Bëhet...
Parlamenti spanjoll SPANJË- Parlamenti i Spanjës ditën e sotme ka hodhur nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohj...
Foto ilustruese KOSOVË- Një raund i ri i dialogut, pa takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit, u zhvillua dje n&eum...
Pamje nga vendngjarje SERBI- Duke valëvitur flamuj serb, një grup i madh i djathtistëve janë mbledhur në afërsi të hyrje...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se marina ruse është e pambrojtur, pasi thuhet se humbi një të tretën e flotës s&...