BOTA

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Biden, Trump intensifikojnë fushatën në shtetin e Pensilvanisë

b.z Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 18:01
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Biden, Trump intensifikojnë
Joe Biden, Donald Trump

SHBA - Pensilvania është një nga disa shtete amerikane që mund të ketë rol përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ekipet e fushatave të Presidentit Joe Biden dhe ish Presidentit Donald Trump po intensifikojnë përpjekjet për të siguruar mbështetjen e duhur për fitore në këtë shtet kyç në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Pensilvania është një shtet i madh, i ndarë politikisht, i konsideruar si ndër shtetet që mund të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve të këtij viti.

Michael Sances është profesor i shkencave politike në Universitetin Temple të Pensilvanisë.

“Shteti votoi për zotin Trump në 2016 dhe për zotin Biden në 2020. Në të dyja zgjedhjet dallimi ishte me 40 mijë dhe 80 mijë vota në një shtet me miliona votues. Ne jemi të ndarë.”

Profesor Sances thotë se shqetësimet kryesore të votuesve në Pensilvani janë ekonomia dhe emigracioni.

“Mbështetësit e zotit Biden po përpiqen të nxjerrin në pah zhvillimet pozitive në fushën ekonomisë. Kjo ende nuk është pranuar nga publiku i gjerë, që është shumë i shqetësuar nga problemet ekonomike. Njerëzit janë të shqetësuar për emigracionin dhe kufirin jugor, edhe pse Pensilvania ndodhet larg kufirit jugor të vendit”, thotë ai.

Ekipi i fushatës së zotit Trump në Pensilvani po sulmon politikat kufitare të Presidentit Biden dhe nismat e tij të energjisë së pastër.

“Mendoni për çështjet me të cilat po përballemi tani, problemet në kufirin jugor, mungesë të pavarësisë energjetike, rregullat për të makinat elektrike. Kush dëshiron të blejë makina elektrike gjatë gjithë jetës?”, tha zoti Trump gjatë një tubimi elektoral.

Automjetet elektrike dhe importet kineze janë çështje të rëndësishme në një shtet ku anëtarët e sindikatave janë politikisht aktivë dhe të organizuar.

Presidenti Biden këtë muaj katërfishoi tarifat e importit për automjetet elektrike kineze, duke thënë se konkurrenca e pandershme po dëmton punëtorët amerikanë.

"Unë jam i vendosur që automjetet elektrike në të ardhmen të prodhohen në Amerikë nga punëtorë të mbështetur nga sindikatat", tha ai.

Në një takim me pronarë armësh në Pensilvani, zoti Trump kritikoi karakterin e rivalit të tij Joe Biden.

“Joe Biden është presidenti më i keq, më i paaftë dhe më i korruptuar në historinë e vendit tonë”, tha ai.

Biden ka lindur në qytetin Skrantën të Pensilvanisë dhe në fushatë ai shpesh thekson lidhjet e tij me klasën punëtore të këtij shteti, duke e portretizuar zotin Trump si një njeri që "përulet para miliarderëve".

“Ne të gjithë kemi njohur njerëz të tillë. Vizioni im për Amerikën është ai i shpresës dhe i mundësive. Është një vështrim nga Skrantëni, nga amerikanët e klasës punëtore si ju", tha ai.

Nënpresidentja Kamala Harris bëri fushatë në Pensilvani këtë javë, vizita e saj e katërt atje këtë vit.

“Ne besojmë në premtimin e Amerikës për liri, barazi, mundësi dhe drejtësi, jo vetëm për disa, por për të gjithë.”

Ajo tha se votuesit e Pensilvanisë nuk duhet të mashtrohen nga zoti Trump dhe aleatët e tij.

“Në këtë moment, ekstremistët po përpiqen ta përçajnë vendin tonë. Ne i shohim ata se si inkurajojnë ksenofobinë dhe urrejtjen”, tha ajo.

Zoti Trump u tha votuesve në Pensilvani se ai do të rikthejë pozicionin e fortë të Amerikës në botë.

“Ne do të rikthejmë forcën amerikane në vend. Katër vjet më parë, ne respektoheshim në të gjithë botën. Sot konsiderohemi si shaka. Kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë”, tha ai.

Një sondazh i gazetës The Philadelphia Inquirer këtë muaj tregon se zoti Biden dhe zoti Trump kanë mbështetje pothuajse të barabartë në Pensilvani, ku zoti Biden ka një mbështetje më të ulët nga votuesit e rinj dhe ata me ngjyrë krahasuar me katër vjet më parë. Të dyja këto grupe votuesish ishin thelbësore në fitoren e zotit Biden në këtë shtet në vitin 2020. /VOA

joe biden doland trump zgjedhje

joe biden donald trump sh

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë