BOTA

Zjarr në një depo armësh, qindra banorë evakuohen nga rajoni rus Voronezh

M.B. Përditësimi i fundit 7 Shtator 2024, 14:35

Zjarr në një depo armësh, qindra banorë evakuohen nga rajoni

RUSIA- Një zjarr i madh në një depo armësh ka bërë që autoritetet lokale t’i evakuojnë rreth 600 banorë nga rajoni Voronezh në jugperëndim të Rusisë. Guvernatori Aleksandr Gusev tha në Telegram se zjarri në qarkun Ostrogoz të këtij rajoni u shkaktua nga rënia e dronëve të shkatërruar mëngjesin e së shtunës. Ai tha se banorët e disa vendbanimeve u evakuuan në vende të sigurta dhe shtoi se nuk ka të lënduar. Disa video që u postuan në rrjetet sociale shfaqën një zjarr të madh. Në to u dëgjuan qartazi edhe disa shpërthime.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, duke raportuar për dronët ukrainas që u rrëzuan mbi rajonet jugperëndimore të vendit, Belgorod dhe Kursk, nuk përmendi sulmet me dronë në rajonin Voronezh. Gusev njoftoi në fund të gushtit evakuimin e rreth 60 banorëve nga Ostrogozi i rajonit Voronezh, pasi rrëzimi i dyshuar i dronëve shkaktoi zjarre dhe shpërthimin e eksploziveve që zgjatën dy ditë. Në Ukrainë, Forcat e Mbrojtjes Ajrore raportuan më 7 shtator se janë duke bërë përpjekje të mbrohen në gjithë vendin nga sulmet masive ruse.

Sipas tyre, 67 dronë me rreze të gjata veprimi u rrëzuan gjatë mbrëmjes. Mbrëmjen e 6 shtatorit u vra një person në qytetin juglindor Pavlohard të rajonit Dnipropetrovsk, si pasojë e sulmeve raketore, ndërsa 64 të tjerë u plagosën. Forcat ruse janë duke carë përpara në drejtim të qytetit strategjik Pokrovsk në rajonin Donjeck të Ukrainës, ku ekipi i shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë nga afërsia e vijës së frontit e xhiroi fshatin Novohrodivka duke u djegur.

Tre njerëz u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në Kostiantynivka, që ndodhet në verilindje të Pokrovsk, thanë autoritetet rajonale më 7 shtator. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, më 6 shtator u bëri thirrje partnerëve aleatë në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët e tyre për të goditur më thellë brenda tokës ruse.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë e vetme ushtarake nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës./ REL

rusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë