Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, të shkaktuar nga zjarret intensive në Kanada. Në Nju Jork do të fillojë shpërndarja falas e maskave më 8 qershor. Kanadaja ka thënë se maskat duhet të mbahen sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se edhe gjatë fundjavës pritet të ketë nivele të rrezikshme të tymit. Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Kuebeku i Kanadasë, ku janë raportuar 150 zjarre.
Më shumë se 15.000 banorë pritet të evakuohen në këtë zonë, thanë zyrtarët të mërkurën. Ky vit ka thyer rekord për më së shumti zjarre të regjistruara në zonën e Kuebekut.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi të mërkurën se Nju Jorku do të shpërndajë falas një milion maska për banorët.
“Kjo është një situatë e përkohshme. Nuk është Covid”, tha ajo në një konferencë për media, teksa shtoi se autobusët dhe trenat e qytetit të Nju Jorkut kanë sisteme të filtrimit të ajrit me cilësi të lartë dhe për këtë arsye janë mënyra të sigurta udhëtimi.
Agjencia kanadeze Mjedisi ka thënë se kushtet po përkeqësohen në Toronto më 8 qershor, pasi që po shtohet sasia e tymit. Në një njoftim të posaçëm për motit më 7 qershor, agjencia rekomandoi që të gjithë të mbajnë maska kur të jenë jashtë shtëpive.
“Këto grimca të imëta paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin. Megjithatë, respiratorët nuk e zvogëlojnë ekspozimin ndaj gazeve në tymin e zjarrit,”- thuhet në deklaratën e Environment Canada.
Ndërkohë, Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) e klasifikoi cilësinë e ajrit në pjesën më të madhe të verilindjes së vendit si “të pashëndetshme” veçanërisht për njerëzit me probleme të frymëmarrjes.
Gjithsej, miliona njerëz në Amerikën e Veriut mendohet se janë në ndonjë formë paralajmërimi për cilësinë e ajrit. Në Nju Jork, një mjegull portokalli mbuloi horizontin e qytetit dhe monumentet, përfshirë Statujën e Lirisë. Kopshtet zoologjike kanë futur kafshët në ambiente të mbyllura dhe, në Nju Jork, shëtitjet me kuaj me karroca janë pezulluar. Më 7 qershor, shkollat në zonën e Uashington DC anuluan gjithashtu aktivitetet në natyrë pasi nivelet e cilësisë së ajrit u përkeqësuan, ndërsa Detroit u rendit si zona e pestë metropolitane më renditjen më të keqe në botë për ndotjen e ajrit.
Zyrtarët e shëndetit publik kanë paralajmëruar njerëzit të mos ushtrojnë jashtë dhe ta minimizojnë ekspozimin e tyre ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur, pasi ajri paraqet rreziqe të menjëhershme dhe afatgjatë për shëndetin.
Zyrtarët kanadezë thonë se vendi po përgatitet për sezonin më të keq të zjarreve në histori. Ekspertët kanë vënë në dukje se pranvera ka qenë më e ngrohtë dhe më e thatë se zakonisht. Këto kushte parashikohet të vazhdojnë gjatë gjithë verës. Zjarret në Kanada kanë djegur tashmë më shumë se 3.8 milion hektarë tokë - një sipërfaqe 12 herë më e madhe se mesatarja 10-vjeçare për këtë periudhë të vitit. Më shumë se 600 zjarrfikës amerikanë janë dërguar në Kanada për t’i ndihmuar zyrtarët lokalë, njoftoi Shtëpia e Bardhë më 7 qershor.
Po këtë ditë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, zhvilluan një telefonatë për ta diskutuar situatën aktuale. Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë celsius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve të gazrave serrë./REL
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, thanë më 7 qershor se fi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deeskalimi i situatës në veri nuk mund të zgjidhet me trysni dhe përmendje...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje sërish Kosovës të tërheq njësit&eum...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosov...
Kompania që e zotëron aplikacionin TikTok, ByteDance, është akuzuar se u ka mundësuar pjesëtarëve të Partisë Komu...
Forcat mbrojtëse të Japonisë janë duke rishqyrtuar ndalesën që ekziston për tatuazhe tek ushtarët, pasi përpjekje...
Kush është grupi mafioz “Kavaç” që dyshohet se ka gisht në vrasjen e Ivanoviqit: E kishte në plan edhe vrasjen e A...
Moska ka akuzuar një grup “sabotuesish” ukrainas për hedhjen në erë të tubacionit Togliati-Odesa, përmes së cil...
Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temp...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Florida si pjesë të hetimit të tyre mbi shkeljen e mundshme ...