BOTA

"Zonja e hekurt" në Estoni/ Kush është Kaja Kallas, së shpejti kryediplomatja e BE-së

n.f Përditësimi i fundit 29 Qershor 2024, 08:09
"Zonja e hekurt" në Estoni/ Kush është Kaja Kallas,
Kallas

BRUKSEL- Krerët e BE vendosën të enjten në samitin e Brukselit për emrat e rinj drejtues në BE. Pasuese e Josep Borrell pritet të jetë kryeministrja estoneze, Kaja Kallas. 47 vjeçarja, Kaja Kallas e njeh mirë politikën europiane.

Gati në finish, pasi emrat e rinj që do duhet të drejtojnë BE duhet të miratohen edhe nga Parlamenti Europian. 27 krerët e BE vendosën të enjten me shumicë të emërojnë, Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Europian. Italia abstenoi, pas kishte pakënaqësi për emërimet. Antonio Costa emërua si drejtues i Këshillit të BE. Kurse kryeministrja estoneze, Kaja Kallas pritet të jetë e ngarkuara e re BE për politikën e Jashtme duke zëvendësuar kështu të ngarkuarin aktual, Josep Borrell.

Krerët e BE vendosën të enjten për kandidaturën e saj në samitin e Brukselit.  Megjithata Kallas ka ende disa pengesa që duhet të kalojë derisa të emërohet përfundimisht si kryediplomatja e BE.  Kallas vetë është shprehur, se nëse flitet për postin e të ngarkuarës së politikës së jashtme, bëhet fjalë vetëm për një kandidaturë. Në një intervistë për radion publike estoneze, Kallas tha se, të enjten (fjala është për samitin e BE ku përcaktohen emrat e posteve të rëndësishme në BE, shën.red.) nuk është ende e vendosur, se kush do të jetë i ngarkuari i ardhshëm i BE për politikën e jashtme.

Bëhet fjalë vetëm kush do të jetë kandidat." Por ky është "nder i madh për mua dhe Estoninë." Planet e Kallas ishin të të bëhej Sekretare e Përgjithshme e NATO-s, por për disa në NATO ajo konsiderohej politikane me një gjuhë të ashpër. Në konfliktin e Lindjes së Mesme, megjithatë, ajo mban një linjë më të ekuilibruar se Borrell, i cili konsiderohet i afërt me palestinezët. 

Familje me traditë politike

47 vjeçarja, Kaja Kallas e njeh mirë politikën europiane dhe është një politikane shumë e kërkuar në samitet e BE. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kallas ka kërkuar që Ukraina të ndihmohet shpejt dhe me eficiencë. Kallas mban një qëndrim të hapur kundër presidentit rus, Putin dhe është në listën e personave të kërkuar nga Rusia. "Ai do që të kemi frikë, po me këtë ne do t'i jepnim atij atë që do të arrijë. Prandaj nuk duhet të kemi frikë", është shprehur Kallas në një intervistë pwr radion estoneze.

Kallas konsiderohet në Estoni si "zonja e hekurt", megjithëse ka pak të përbashkëta me ish-kryeministren britanike, Margaret Thatcher. Ajo vjen nga një familje me traditë politike. Në vitin 1991, pas pavarësimit të Estonisë nga Rusia, babai i saj, Siim Kallas u bë ministër i Jashtëm dhe Financash. Ishte Siim Kallas që negocioi anëtarësimin e Estonisë në BE dhe NATO, si kryeministër estonez në vitet 2002-2003. Siim Kallas ka qenë edhe komisioner i BE për valutën e çështje ekonomike.

Kallas para politikës ka bërë karrierë si avokate. Me angazhimin në politikë, Kallas u bë eurodeputete dhe më pas kryeministrja e parë estoneze, vendin që ka një kufi direkt me Rusinë, ku jeton një minoritet i madh rus. Maja Kallas me qëndrimin e saj miqësor por të vendosur, ka bërë që Estonia të ketë peshë në BE.

Popullariteti i Kallas në rënie në Estoni

Media gjermane, "tagesschau" analizon kalimin e Kallas nga politika kombëtare në atë të BE, duke u shprehur se ky hap mund të ketë edhe arsye të brendshme politike. Popullariteti politik i Kallas ka vuajtur shumë pas masave të forta të kursimit të marra nga qeveria e saj. Në zgjedhjet europiane, partia e e reformave e Kallas u rendit e treta me rreth 17, 9%.

BE-ja nuk ka vërtet një ministër të jashtëm, sepse diplomacia konsiderohet si një detyrë kryesisht kombëtare. Në vend të kësaj, për rreth 15 vjet, BE ka një "Përfaqësues të Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë", që drejton Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme (EEAS) me rreth 4,500 punonjës dhe është gjithashtu pjesë e Komisionit të BE-së./ DW

kaja kallas

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë