BOTA

“Zoti e kishte bërë për vete”/ U vra nga forcat serbe në vitin 1998, përurohet shtatorja e Leotrimit

n.f Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 07:53
“Zoti e kishte bërë për vete”/ U vra nga forcat serbe
Shtatorja e Leotrimit

KOSOVË- E premte, 11 qershor 1998. Shtëpia e familjes Ahmeti në Rezallë të Skënderajt sulmohet me granata nga forcat serbe. Nga sulmi mbetet i vrarë djali i vogël i familjes, Leotrimi shtatëvjeçar.  Ajo ditë do të mbetet përherë në kujtimet e vëllait të madh të Leotrimit, Bahriut. Në ato momente, ai nuk kishte qenë në shtëpi pasi që ishte i angazhuar si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E kam marrë vesh në mbrëmje. Fatkeqësisht s’kam mundur ta gjej të gjallë. Kur kam mbërritur unë, ai veçse kishte vdekur”, thotë Bahriu për Radion Evropa e Lirë, që në atë kohë ishte 26-vjeç.

Si vëlla i madh i Leotrimit, ai ka shumë kujtime të ëmbla me të.

“Leotrimi ka qenë një djalë shumë i urtë, një fëmijë shumë i dashur për secilin. Kush e ka takuar Leotrimin, edhe nëse nuk e ka njohur, e ka dashur. Sepse ashtu ka qenë i krijuar... Zoti e kishte bërë për vete të tillë”, shton ai.

Me sytë drejt statujës së Leotrimit, tani të vendosur në sheshin kryesor të Skënderajt, Bahriu shprehet mirënjohës që tani ka mundësi ta shohë sërish figurën e Leotrimit, edhe pse këtë herë në bronz.

“Nga sot, në mesin tonë, e kemi edhe Leotrimin. S’kam menduar që del një skulptor që mund ta sjellë Leotrimin kaq të vërtetë. Në çdo gjë i ngjason atij”, përfundon ai.

Për skulptorin e kësaj shtatoreje, Sabri Behramajn, puna tremujore për këtë vepër ka qenë sfiduese për shkak të historisë që bart më vete shtatorja.

“Figura e Leotrimit më ka dhuruar emocione të papërsëritshme sepse vazhdimisht e kam ndier dhimbjen dhe historinë e Leotrimit. Ka qenë i vështirë i gjithë procesi i realizimit”, thotë Behramaj për Radion Evropa e Lirë.

Behramaj ia kishte vendosur vetes qëllim ta realizojë këtë shtatore sapo kishte dëgjuar rrëfimin e nënës së Leotrimit, Shukries, për vrasjen e djalit të saj. Nga rrëfimi i nënës së tij, Leotrimi, pasi është plagosur, i ka thënë se ka diçka në bark, që është “i sëmurë nga barku”. Pas disa orëve, ai ka vdekur.

Nëna e Leotrimit ishte e pranishme edhe më 18 qershor, në përurimin e shtatores së Leotrimit në Skënderaj, dhe ndiqte dhjetëra fëmijë teksa linin karafila të bardhë e të kuq pranë shtatores. Ceremoninë e përurimit të shtatores e ndoqën qindra persona në Skënderaj. Në mesin e tyre ishte edhe Rushit Jeta nga komuna e Skënderajt, i cili emocionohej gjatë ceremonisë, megjithëse historinë e Leotrimit e dinte edhe më parë.

Jeta, i cili gjatë luftës ishte vetëm 16 vjeç, ka dëgjuar edhe për shumë fëmijë të tjerë me histori të ngjashme si Leotrimi.

“Është një histori që është e trishtë për ta dëgjuar, por është e rëndësishme për ta dëgjuar... për ta kuptuar se nga ku erdhi rrugëtimi ynë dhe sa e shtrenjtë ka qenë liria për ne”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC), nga më shumë se 13 mijë të vdekurit gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi dhjetë mijë janë viktima civile. Prej tyre, mbi 1.000 janë fëmijë. Dy vjet më parë, ky Fond publikoi një raport lidhur me memorialet e ngritura lidhur për luftën e fundit në Kosovë dhe gjeti se ato i karakterizon fokusi në grupet e armatosura e jo në viktima civile, si dhe mungesa e përfshirjes së grave dhe minoriteteve etnike si viktima. Për këtë arsye, thotë Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i HLC-së, skulptura e Leotrimit ka rëndësi të veçantë.

“Shtatorja e Leotrimit është e jashtëzakonshme sepse e paraqet Leotrimin ashtu qysh ka qenë. Pra, si një fëmijë. Dhe, kjo sigurisht që nxit emocione te kushdo që e viziton këtë memorial”, thotë Blakaj për Radion Evropa e Lirë.

Blakaj e cilëson këtë si mënyrën më të mirë për të memorializuar të kaluarën e Kosovës - pa memoriale plot armë e me skena të dhunshme.

“Jo të krijohen mite përmes memorialeve, por të kemi memoriale që krijojnë empati me viktimat, me familjet e viktimave, me komunitetin e viktimave. Pra, që informojnë publikun, të rinjtë e të huajt që i vizitojnë ato memoriale”, shton ai.

Në vitin 2019, HLC-ja kishte hapur një ekspozitë të titulluar “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Vëllai i Leotrimit, Bahriu, shpreson që kjo statujë të shërbejë si mësim për të mos e harruar të kaluarën.

“Ky memorial simbolizon të gjithë fëmijët e rënë për lirinë e Kosovës. Mesazhi im është të mos harrohet e kaluara. Dikush këtë liri e ka paguar shtrenjtë, ta dimë vlerën e gjakut që është derdhur”, përfundon ai.

Marre nga REL

shtatorja e leotrimit kosove serbe

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë